Kapitujt

Ester: 7. Vėlla Azari, mė ēo drejt e te vėllai ynė Ragueli

7

1 Kur arritėn nė Ekbatanė, Tobia i tha: “Vėlla Azari, mė ēo drejt e te vėllai ynė Ragueli.” Ai e ēoi drejt e nė shtėpi tė Raguelit. Raguelin e gjetėn duke ndenjur te dera e oborrit tė vet. Kėta e pėrshėndetėn tė parėt. Ai ua ktheu pėrshėndetjen me: “Mirė se na erdhėt, vėllezėr! Urdhėroni brenda!” Dhe u priu nė shtėpi. 2 I tha gruas sė vet Ednės: “Sa shumė qė po i pėrngjaka ky djalosh tim vėllai Tobitit!” 3 Atėherė Edna po i pyet: “Nga ju kemi, o vėllezėr?” Ata i pėrgjigjėn: “Jemi nga bijtė e Neftaliut tė mėrguar nė Ninivė.” 4 U tha: “A mos e njihni vėllanė tonė Tobitin?” Ata i pėrgjigjėn: “E njohim.” Ajo vazhdoi: “A ėshtė mirė?” 5 Ata i pėrgjigjėn: “Gjallė ėshtė e i fortė.” E Tobia shtoi: “Ėshtė baba im.” 6 Atėherė u ngrit nė kėmbė Ragueli e pėrqafoi duke qarė 7 e tha: “Qofsh bekuar, o bir! Je biri i njė babai shumė tė mirė! Se ē’fatkeqėsi qė njė burrė i drejtė e bamirės si ai u verbua!” Dhe e mbante ngrykė duke qarė nė qafėn e Tobisė djalit tė vėllait tė vet. 8 Qau edhe gruaja Edna, qau nga pėrmallimi edhe vajza e tyre Sara. 9 Ragueli e preu dashin e grigjės dhe u bėri njė pritje tė pėrzemėrt.

Atėherė u lanė e u pastruan dhe u ulėn nė tryezė pėr tė ngrėnė darkė. Tobia i tha Rafaelit: “Vėlla, Azari, thuaj Raguelit tė ma japė motrėn time Sarėn.” 10 Ragueli i dėgjoi kėto fjalė e i tha djaloshit: “Ha e pi e gėzohu pa u shqetėsuar aspak sonte. S’ka tjetėr njeri qė duhet ta marrė bijėn time Sarėn pėrveē teje, o vėlla. Po ashtu as unė nuk kam leje t’ia jap njė burri tjetėr pėrveē teje, sepse ti je mė i afėrmi im. Por, more bir, mė duhet ta them tė vėrtetėn. 11 Shtatė herė provova t’ia gjeja njė burrė nga vėllezėrit tanė, por tė gjithė vdisnin natėn e parė kur hynin nė dhomėn e saj. E tani, biri im, ha e pi e le tė bėhet me ju si tė dojė Zoti.” Por Tobia nguli kėmbė: “Pra unė as s’do tė ha, as s’do tė pi pa mė thėnė se ē’do tė bėsh me mua.” Ragueli iu pėrgjigj: “Tė qoftė! Po ta jap siē e thotė Libri i Ligjit tė Moisiut, pse kėshtu ka qenė caktuar prej Qiellit qė tė jetė e jotja! Merre motrėn tėnde. Tani e tutje ti je vėllai i saj e ajo ėshtė motra jote. Ėshtė jotja sot e pėrgjithmonė! Zoti i qiellit ju mbroftė sonte dhe ju dhėntė mėshirėn e paqen e vet!” 12 Atėherė Ragueli e thirri Sarėn, vajzėn e vet. Ajo u afrua. Ragueli e mori dorėn e saj, ia dha atij e tha: “Merre pėr grua sipas Ligjit e rregullores qė ėshtė e shkruar nė Librin e Moisiut: ėshtė gruaja jote! Tė qoftė e ēoje te babai yt shėndosh e mirė. Hyji i qiellit ju dhuroftė udhė tė mbarė e paqe.” 13 Atėherė e thirri nėnėn e vajzės e kėrkoi t’i sjellė njė letėr pėr ta shkruar dokumentin e martesės se ia dha pėr grua sipas rregullores sė Ligjit tė Moisiut. Nėna e saj e solli letrėn dhe Ragueli e shkroi dhe e nėnshkroi.

14 Atėherė filluan tė hanė e tė pinė. 15 Ragueli e thirri gruan e vet Ednėn e i tha: “Motėr, bėje gati dhomėn tjetėr e ēoje vajzėn atje.” 16 Ajo shkoi, shtroi sikurse i qe thėnė, e ēoi vajzėn brenda, qau pėr tė, i fshiu lotėt e i tha: 17 “Mos tė lėshojė zemra, o bijė! Zoti i qiellit e shndėrroftė vuajtjen tėnde nė hare! Zemėr, bija ime!”, dhe doli jashtė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Vėlla Azari, mė ēo drejt e te vėllai ynė...