Kapitujt

Ester: 12. 1 Kur dasma mori fund

12

1 Kur dasma mori fund, Tobiti e thirri djalin e vet Tobinė e i tha: “Njeriut qė udhėtoi me ty na duhet t’ia shprehim falėnderimin tonė dhe ėshtė e rrugės t’ia shtojmė shpėrblimin.” 2 Tobia iu pėrgjigj: “Babė, sa thua ti t’i japim pėr shpagim? Nuk bjerr edhe nėse ia jap gjysmėn e pasurisė qė e solli bashkė me mua. 3 Ai mė solli mua shėndosh e mirė, e shėroi gruan time, me mua i solli paratė e nė fund tė shėroi edhe ty! Si mund ta shpėrblejmė pėr tė gjitha kėto tė mira?” 4 Atėherė iu pėrgjigj Tobiti: “E meriton, biri im, ta marrė gjysmėn e tė gjitha kėtyre tė mirave qė solli me ty.” 5 Atėherė Tobia e thirri bashkudhėtarin e vet e i tha: “Merre gjysmėn e pasurisė qė ma solle si shpėrblim qė tė takon e t’u priftė e mbara gjithmonė!”

6 Atėherė Rafaeli i mori tė dy, i ndau veēmas, e u tha: “Bekojeni Hyjin dhe lėvdojeni Atė ndėr sy tė gjithė tė gjallėve pėr tė mirat qė na i bėri! Bekojeni e lėvdojeni Emrin e tij! Bėni qė tė gjithė njerėzit t’i dinė veprat e Zotit ashtu si ato e meritojnė! Mos pushoni duke iu falėnderuar! 7 Fshehtėsitė e mbretit ėshtė mirė tė mbahen si fshehtėsi, por ėshtė nder tė zbulohen e tė shpallen veprat e Hyjit. Bėje tė mirėn e s’do t’ju gjejė asnjė e keqe!

8 Ėshtė e mirė lutja me agjėrim dhe lėmosha me drejtėsi. Mė mirė ėshtė tė kesh pak e me drejtėsi se pasuri tė madhe e me padrejtėsi. Ėshtė mė mirė tė japėsh lėmoshė se tė grumbullosh ar. 9 Lėmosha shpėton nga vdekja, ajo pastron nga ēdo mėkat. Ata qė bėjnė lėmoshė, do tė jenė jetėgjatė, 10 kurse ata qė bėjnė mėkate e padrejtėsi, janė armiq tė vetvetes.

11 Dua t’jua zbuloj tėrė tė vėrtetėn dhe s’do t’jua fsheh asnjė fjalė. Jua shpjegova mė parė e ju thashė: Tė fshehėsh fshehtėsinė e mbretit ėshtė punė e mirė, kurse t’i shpallėsh veprat e Hyjit ėshtė nder. 12 Tani: kur ti e Sara luteshi, unė i paraqitja lutjet tuaja para Lavdisė sė Zotit, po ashtu edhe kur ti i varrosje tė vdekurit. 13 Po edhe atė ditė kur nuk ngurrove ta lėsh drekėn tėnde e u ēove dhe e varrose tė vdekurin, unė qesh dėrguar te ti pėr tė tė vėnė nė provė. 14 Por pėrsėri Hyji mė dėrgoi mua pėr tė tė shėruar ty e Sarėn, renė tėnde. 15 Unė jam Rafaeli, njėri nga shtatė engjėjt e shenjtė qė jemi tė gatshėm tė hyjmė nė praninė e Lavdisė sė Zotit.”

16 Atėherė ata i pushtoi njė tmerr i madh, ranė me fytyrė pėr dhe e u trembėn pėr sė forti. 17 or ai u tha: “Mos kini frikė! Paqja me ju! Bekojeni Hyjin gjithmonė! 18 Kur isha me ju, s’isha me ju prej nismės sime, por me vullnetin e Hyjit. Atė duhet ta bekoni gjithmonė, Atij kėndoni lavde! 19 Juve u dukej se unė po haja, e unė s’haja asgjė, por juve ashtu u dukej. 20 Por, bekojeni Zotin mbi tokė dhe falėnderone Hyjin! Ja, unė po ngjitem tek Ai qė mė ka dėrguar. Shkruani tė gjitha kėto qė ju kanė ndodhur!” Dhe ai u ngrit. 21 Ata u ēuan nė kėmbė, por mė s’e panė. 22 E bekonin Hyjin, i kėndonin himne, i falėnderonin pėr tė gjitha kėto mrekulli tė tija dhe u rrėfenin tė gjithėve se si u ishte dukur engjėlli i Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > 1 Kur dasma mori fund