Kapitujt

Ester: 4. Ēdo ditė, biri im, kije Hyjin nė mendje

4

1 Po atė ditė Tobitit i ranė ndėr mend paratė qė i kishte lėnė t’ia ruante Gabaeli nė Rages tė Medisė. 2 Mendoi me vete: “Unė u luta tė mė marrė vdekja. Pėrse tė mos e thėrras tim bir Tobinė e tė mos i tregoj pėr kėto para qė i lashė tė m’i ruajnė, para se tė mė vijė vdekja?” 3 E thirri tė birin Tobinė. Ai erdhi e ky i tha:

“Biri im, kur unė tė vdes, mė varros si ka hije. Nderoje nėnėn tėnde dhe mos e lėr asnjė ditė sa tė jetė gjallė. Bėj si t’i pėlqejė asaj dhe me asgjė mos ia prish zemrėn. 4 Mos e harro kurrė, biri im, se ajo ka pėsuar shumė rreziqe pėr shkak tėnd, kur ti ishe nė kraharorin e saj. Kur tė vdesė, varrose pėrbri meje nė tė njėjtin varr.

5 Ēdo ditė, biri im, kije Hyjin nė mendje. Mos dėshiro kurrė tė mėkatosh e t’u shmangėsh urdhėrimeve tė tija. Bėj vepra tė mira ēdo ditė tė jetės sate dhe ruaju e mos shko udhėve tė padrejtėsisė, 6 sepse, po bėre tė vėrtetėn, do tė shkojė mbarė gjithēka qė tė veprosh si atyre qė vėnė nė veprim drejtėsinė.

7 Biro, prej pasurisė qė do ta kesh, bėj lėmoshė dhe mos e mėnjano faqen tėnde nga asnjė skamnor qė as Hyji tė mos e mėnjanojė faqen e vet prej teje. 8 Bėj lėmoshė sipas pasurisė qė do ta keshė, o bir: nėse ke shumė, jep shumė, nėse ke pak, mos u mat, por jep edhe nga ajo pakicė: 9 kėshtu e bėn gati njė shpėrblim tė madh pėr ditėn e ngushticės, 10 sepse lėmosha ēliron nga vdekja e nuk lė tė shkojmė nė errėsirė. 11 Lėmosha ėshtė dhuratė e vyeshme pėr tė gjithė ata qė e bėjnė nė praninė e Tejetlartit.

12 Ruaju, biri im, nga ēdo fėlliqėsirė. Para sė gjithash, gruan merre nga fisi i tė parėve tė tu dhe ruaju e mos e merr nga kombet e tjera e qė nuk ėshtė nga fisi i tė parėve tė tu, sepse ne jemi bij profetėsh: tė parėt tanė janė pėrgjithmonė Noehi, Abrahami, Izaku e Jakobi! Biro, mos harro se tė gjithė kėta i morėn gratė nga rodi i tė parėve tė vet dhe qenė betuar nė fėmijėt e vet: se fara e tyre do ta ketė pėr trashėgim dheun! 13 Duaj, biro, vėllezėrit e tu dhe mos tė tė rritet mendja e t’i nėnēmosh bijtė e bijat e popullit tėnd, pėr tė mos e marrė gruan prej tyre. Mendja e madhe sjell rrėnim dhe pakėnaqėsi tė madhe. Pėrtacia sjell dėm e mjerim, sepse pėrtacia ėshtė nėna e urisė.

14 Paga e ēdo njeriu qė tė ketė punuar te ti, tė mos rrijė assesi te ti, por jepja menjėherė dhe ruaju se ia zvogėlon! Nėse ti i shėrben Hyjit, do ta marrėsh shpėrblimin. Ji i kujdesshėm, biro, nė tė gjitha veprat e tua dhe i menēur nė tė gjitha fjalėt e tua 15 dhe mos i bėj askujt ēka s’dėshiron tė tė bėhet ty.

Mos pi verė e mos u deh dhe pija tė mos e shoqėrojė jetėn tėnde!

16 Ndaje bukėn tėnde me tė uriturit dhe veshjen tėnde me tė zhveshurit. Gjithēka e ke tepėr, jepe lėmoshė dhe, kur tė bėsh lėmoshė, nė sytė e tu tė mos ketė keqardhje. 17 Ndaje bukėn tėnde dhe zbraze verėn tėnde mbi varret e tė drejtėve, por jo tė mėkatarėve.

18 Kėrkoji kėshillat e tė drejtėve e mos i pėrbuz kėshillat e dobishme.

19 Nė ēdo kohė bekoje Zotin dhe kėrko prej tij t’i drejtojė udhėt e tua e tė gjitha shtigjet e tua qė tė shkojnė pėr sė mbari synimet e tua, sepse urtia nuk u ėshtė dhėnė tė gjitha kombeve, por ēdo e mirė vjen prej Zotit: sepse atė qė e do ai e ngrit, dhe atė qė ai e do e plandos nė fundin e banesės sė tė vdekurve. Tani, o bir, mbaji mend urdhrat e mi dhe mos i shlyej nga zemra jote.

20 E tani, o bir, po tė njoftoj se unė i kam lėnė pėr ruajtje dhjetė talenta argjendi te Gabaeli, biri i Gabrisė, nė Rages tė Medisė. 21 Mos ki frikė, biri im, pse jemi bėrė skamnorė. Ke pasuri tė madhe nėse e ke frikė Hyjin, nėse i ruhesh ēdo mėkati dhe nėse bėn atė qė ėshtė e mirė para syve tė Zotit, Hyjit tėnd.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Ēdo ditė, biri im, kije Hyjin nė mendje