Kapitujt

Ester: 6. Djaloshi zbriti nė lumė pėr t’i larė kėmbėt

6

1 Dhe ajo e la vajin.

2 Djali u nis pėr rrugė me engjėllin. Pas tyre u nis edhe qeni. Udhėtuan tė dy sė bashku e, kur u err nata e parė, u ndalėn pėr tė bujtur nė bregun e lumit Tigėr. 3 Djaloshi zbriti nė lumė pėr t’i larė kėmbėt, por doli njė peshk i madh nga uji e donte t’ia pėrpijė kėmbėn djaloshit. Ky bėrtiti. 4 Engjėlli i tha: “Kape peshkun e mos e lėsho!” Djaloshi e kapi peshkun dhe e qiti nė tokė. 5 Atėherė engjėlli i tha: “Ēele peshkun, nxirrja tėmblin, zemrėn dhe mėlēinė e zezė e vėri anash, ndėrsa pėrbrendėset e tjera hidhi. Tėmbli, zemra dhe mėlēia e zezė e tij janė tė dobishme si barna.” 6 Djaloshi e ēeli peshkun, mori tėmblin, zemrėn e mėlēinė e zezė, e poq njė pjesė tė peshkut dhe e hėngri, kurse pjesėn tjetėr e kripi dhe e ruajti pėr mė vonė. Pastaj e vazhduan rrugėn tė dy sė bashku deri sa iu afruan Medisė.

7 Atėherė djaloshi ia bėri kėtė pyetje engjėllit: “Vėlla Azari, ēfarė fuqie shėruese ka nė zemėr, nė mėlēi e nė tėmbėl tė peshkut?” 8 Ai iu pėrgjigj: “Zemrėn dhe mėlēinė e peshkut e djeg dhe e bėn tym pranė njeriut ose gruas qė e mundon djalli ose ndonjė shpirt i keq dhe djalli ikėn e zhduket pa lėnė kurrfarė rrjedhimi tė keq kurrė mė. 9 Tėmbli vlen pėr t’i lyer sytė e njeriut qė ia ka kapur tė bardhėt e syve: s’duhet tjetėr pėrveē se tė fryhet mbi tė bardhėt dhe sytė shėrohen.”

10 Kur hynė nė Medi dhe iu afruan Ekbatanės, 11 atėherė Rafaeli i tha Tobisė: “Tobi, vėlla!” Ai iu pėrgjigj: “Urdhėro!” Ai vijoi: “Sonte na duhet tė rrimė te Ragueli. Ky njeri ėshtė njė kushėri i yti dhe ka njė vajzė me emėr Sarė; 12 madje, ky nuk ka as djalė as vajzė tjetėr pėrveē Sarės. Ti je mė i afėrmi i saj dhe tė takon pėrparėsia dhe ke tė drejtėn e trashėgimit tė pasurisė sė babait tė saj. Vajza ėshtė e dijshme, e zonja dhe shumė e mirė dhe i ati i saj e do shumė.” 13 E vazhdoi: “Ti ke tė drejtė ta marrėsh pėr grua. Mė dėgjo mua, vėlla: unė do tė flas sonte me t’anė pėr vajzėn e do ta fejojmė pėr ty. Kur tė kthehemi nga Ragesi do ta bėjmė dasmėn. Unė e di se Ragueli s’mund tė mos ta japė ty. E di ai se, nė qoftė se ia jep njė tjetri, do tė vdesė sipas rregulloreve tė Librit tė Moisiut, sepse ty tė takon mė parė se kujtdo ta marrėsh trashėgimin dhe vajzėn e tij. Tashti, mė dėgjo, vėlla, do tė flasim sonte pėr kėtė vajzė, do ta fejojmė me ty e, kur tė jemi kthyer nga Ragesi, do ta marrim me ne e do ta ēojmė nė shtėpinė tėnde.”

14 Atėherė Tobia iu pėrgjigj Rafaelit: “Vėlla Azari, po unė kam dėgjuar se ajo deri Tani ka qenė e martuar me shtatė burra dhe se ata kanė vdekur nė dhomėn e martesės. Por unė kam dėgjuar prej disave se po i vritka njė djall, 15 e unė tani po trembem se djalli e do atė dhe asaj nuk i bėn asnjė tė keqe, por e vret atė qė do t’i afrohet asaj. Im atė s’ka tjetėr djalė e, nėse vdes, babain tim e nėnėn time do t’i ēoj nė varr prej dhimbjes pėr mua. Ata s’kanė tjetėr djalė as qė t’i varrosė!” 16 Por engjėlli i tha: “A mos i ke harruar porositė e yt atit, i cili tė ka urdhėruar ta marrėsh pėr grua njė vajzė nga fisi i tė parėve tė tu? Tani, mė dėgjo mua, vėlla: Mos e ēaj kokėn pėr kėtė djall, por merre atė e dije se sonte ajo tė jepet pėr grua! 17 Vetėm se, kur sonte tė hysh nė dhomėn e dasmės, merre mėlēinė dhe zemrėn e peshkut e vėri mbi prush tė pluhurit tė kemit. Do tė lėshojė erė e era do ta pėrerojė djallin dhe ai do tė ikė e kurrė e pėr kėtė jetė mė nuk do tė afrohet afėr saj. 18 E, kur tė mbeteni vetėm, tė dy ēohuni mė sė pari dhe lutuni e pėrlutuni Zotit tė qiellit qė tė ketė mėshirė e t’ju japė shėndet. Mos ki frikė: ajo ėshtė caktuar qė prejfillimit pėr ty, ti do ta shėrosh, me ty do tė martohet e besoj se prej saj do tė kesh fėmijė e do t’i kesh si vėllezėr. Aspak mos u mat!” Kur Tobia i dėgjoi fjalėt e Rafaelit se Sara ishte motra e tij, do tė thotė prej fisit tė babait tė tij, e deshi aq fort sa qė s’mundte ta largonte zemrėn e vet prej saj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Djaloshi zbriti nė lumė pėr t’i larė kėm...