Kapitujt

Ester: 8. I bekuar je, Hyji i etėrve tanė

8

1 Pasi hėngrėn e pinė, shkuan tė flejnė. Djalin e pėrcollėn dhe e shtinė nė dhomėn e martesės. 2 Tobia nuk i kishte harruar fjalėt e Rafaelit: mori nga thesi i vet zemrėn e mėlēinė e peshkut dhe i vuri mbi prush tė kemit. 3 Era e peshkut e dėboi djallin, i cili iku nė krahinat e sipėrme tė Egjiptit. Shkoi edhe Rafaeli, e lidhi atė atje dhe menjėherė u kthye. 4 Ata dolėn dhe e mbyllėn derėn e dhomės. Atėherė Tobia u ngrit nga shtrati e i tha: “Ngritu, motėr! T’i lutemi e t’i pėrlutemi Zotit tonė qė tė ketė dhimbje pėr ne e tė na shėrojė.” 5 U ēuan e ia nisėn tė luten e tė pėrluten qė Zoti t’i ruante shėndosh e mirė. Ia filluan kėshtu:

“ I bekuar je, Hyji i etėrve tanė,

dhe i bekuar ėshtė Emri yt

nė shekuj tė shekujve!

Le tė bekojnė qiejt

dhe tė gjitha krijesat e tua

nė tė gjithė shekujt!

6 Ti e krijove Adamin

dhe ia ēove ndihmė e mbėshtetje Evėn

e prej kėtyre tė dyve lindi gjinia njerėzore.

Ti the: ‘S’ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetė,

T’ia bėjmė njė ndihmėse tė ngjashme si ai.’

7 E tani o Zot, jo dėshira e paligjshme

s’mė shtyt ta marr pėr grua kėtė motėr,

por e bėj me qėllim tė ndershėm.

Ki mėshirė pėr mua e pėr tė

e bėj t’ia arrimė sė bashku pleqėrisė!”

8 E brohoritėn sė bashku: “Amen, amen!” 9 Dhe fjetėn gjithė natėn.

Ndėrkaq Ragueli u ēua natėn, i thirri shėrbėtorėt e vet, shkuan sė bashku dhe e hapėn njė gropė. 10

Mendonte me vete: “Mund tė vdesė e kėshtu bėhemi rast pėrqeshjeje e turpėrimi.”

11 Pasi e ēelėn gropėn e varrit, Ragueli u kthye nė shtėpi dhe e thirri tė shoqen 12 e i tha: “Dėrgoje njė shėrbėtore e tė hyjė brenda tė shohė a ėshtė gjallė, e, nė qoftė se ka vdekur, tė shkojmė e ta varrosim pa ditur askush.” 13 E dėrguan shėrbėtoren, e ndezėn dritėn, e hapėn derėn. Shėrbėtorja hyri brenda dhe, ja, tė dy flinin sė bashku nė shtrojė! 14 Shėrbėtorja u kthye dhe u lajmėroi se djaloshi ishte gjallė dhe s’kishte ndodhur asnjė e keqe. 15 Atėherė e bekuan Hyjin e qiellit e thanė:

“ I bekuar je, o Hyj,

me tė gjitha bekimet e shenjta e tė pastėrta

tė bekofshin tė gjithė shenjtėrit e tu

dhe tė gjitha krijesat e tua!

Tė gjithė engjėjt e tu e tė gjithė tė zgjedhurit e tu

le tė bekojnė nė shekuj tė shekujve!

16 I bekuar je pse mė ngushėllove

e nuk mė ndodhi si ia kisha frikėn,

por u solle me ne

me dashurinė tėnde tė pamasė!

17 I bekuar je pse pate mėshirė

pėr kėta dy bij tė vetėm!

Jepu, o Zot, hir e shėndet

qė ta kalojnė jetėn nė dashuri e hir!”

18 Atėherė u urdhėroi shėrbėtorėve tė vet ta mbyllin gropėn para se tė zbardhė drita.

19 Pastaj i urdhėroi gruas tė gatuajė sa mė shumė bukė e vetė shkoi nė vathė, mori dy mėzetėr e katėr desh, urdhėroi tė theren dhe nisėn ta bėjnė gati gostinė. 20 Atėherė e thirri Tobinė dhe iu pėrbetua: “Pėr katėrmbėdhjetė ditė s’do tė largohesh kėndej, por do tė qėndrosh kėtu duke ngrėnė e duke pirė me mua, sepse dua t’i kėnaqet zemra bijės sime qė aq shumė dhimbje ka sprovuar. 21 Atėherė merr gjysmėn e tė gjithė pasurisė sime dhe kthehu shėndosh e mirė te baba yt. Pjesėn tjetėr do ta merrni pasi tė kemi vdekur unė dhe gruaja ime. Zemėr, biri im! Unė jam babai yt e Edna ėshtė nėna jote! Tė tutė jemi e tė motrės sate Tani e pėrgjithmonė! Zemėr, biri im!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > I bekuar je, Hyji i etėrve tanė