Kapitujt

Ester: 5. Tobia doli ta kėrkonte njė njeri qė e dinte rrugėn pėr tė shkuar me tė nė Medi

5

1 Atėherė Tobia i pėrgjigjet babait tė vet Tobitit: “Gjithēka mė ke thėnė, o babė, unė do ta bėj. 2 Por veē, si do tė bėj pėr t’i marrė prej tij kėto para? As ai nuk mė njeh mua, as unė nuk e njoh atė. Ēfarė shenje do t’i jap atij qė tė mė njohė e tė mė besojė e tė m’i japė kėto para? Pastaj as udhėt qė ēojnė nė Medi nuk i di qė tė shkoj atje.” 3 Atėherė Tobiti iu pėrgjigj tė birit, Tobisė: “Ma ka dhėnė njė vėrtetim tė nėnshkruar prej tij. Edhe unė ia kam dhėnė njė tjetėr tė nėnshkruar. E kam ndarė dysh e secili morėm nga njė gjysmė dhe gjysmėn time e kam lėnė me paratė. Dhe ja, tani janė njėzet vjet qė kur ato para i lashė pėr ruajtje tek ai. Por tani, biri im, kėrkoje njė njeri besnik qė tė shkojė me ty dhe do ta paguajmė pėr gjithė kohėn deri kur tė kthehesh. Shko, pra, deri sa jam gjallė e merri prej tij ato para.”

4 Tobia doli ta kėrkonte njė njeri qė e dinte rrugėn pėr tė shkuar me tė nė Medi. E takoi engjėllin Rafael nė kėmbė para tij, por nuk e dinte se ishte engjėlli i Hyjit. 5 Tobia i tha: “Prej nga je, djalosh?” Ai iu pėrgjigj: “Jam nga bijtė e Izraelit, vėllezėrit e tu, e erdha kėtu pėr tė punuar.” Tobia i tha: “A mos e di rrugėn qė shpie nė Medi?” 6 Ai u pėrgjigj: “Po, si jo! Disa herė kam shkuar nė Medi e kam qėndruar te Gabaeli, vėllai ynė, qė banon nė Rages tė Medisė. Lypen dy ditė udhėtim pėr tė arritur prej Ekbatanės nė Rages. Ragesi ėshtė nė mal e Ekbatana nė mes tė fushės.” 7 Tobia i tha: “Mė prit kėtu, djalosh, sa tė hyj e t’i tregoj tim ati. Kam nevojė tė vish me mua dhe do ta jap shpėrblimin tėnd.” 8 Ai i tha: “Ja, po tė pres, por mos vono!” 9 Tobia hyri, e lajmėroi t’anė Tobitin e i tha: “Ja, e gjeta njė njeri, njė nga vėllezėrit tanė, nga tė bijtė e Izraelit, qė tė vijė me mua.” I ati i tha: “Ma thirr atė njeri qė ta di se cilės familje e fisi i pėrket. Duhet ta dimė a mund tė kemi besim nė tė pėr tė tė pėrcjellė, biri im.” 10 Tobia doli e thirri dhe i tha: “Djalosh, baba po tė kėrkon.” Ai hyri dhe Tobiti e pėrshėndeti i pari. Djaloshi i tha: “Ju uroj lumturi tė plotė.” Tobiti iu pėrgjigj: “Po ē’lumturi unė pres mė? Unė jam njė njeri qė i janė verbuar sytė. S’e shoh mė dritėn e qiellit, por jam nė errėsirė si tė vdekurit qė mė nuk e shohin dritėn. Jam i gjallė ndėr tė vdekur. E dėgjoj zėrin e njerėzve, por njerėzit nuk i shoh.” Ai iu pėrgjigj: “Mos tė lėshojė zemra, s’do tė vonojė e Hyji do tė shėrojė. Ki besim!” Tobiti vazhdoi: “Tobia, im bir, do tė shkojė nė Medi. A do tė mund tė shkosh me tė si pėrcjellės? Unė do tė paguaj, vėlla!” Ai iu pėrgjigj: “Po, mund tė shkoj me tė sepse e di rrugėn. Disa herė kam qenė nė Medi, i kam kaluar tė gjitha fushat e malet dhe shtigjet e saja.” 11 Tobiti i tha: “Vėlla, prej cilės familje e prej cilit fis je? Mė trego, or vėlla!” 12 Ai iu pėrgjigj: “Po ē’nevojė ke tė ma dish fisin?” Por ai i tha: “Dua ta di tė vėrtetėn i kujt je dhe cili ėshtė emri yt.” 13 Ai iu pėrgjigj: “Unė jam Azaria, djali i Ananisė sė Madh, njė nga vėllezėrit e tu.” 14 Atėherė i tha Tobiti: “Mirė se na erdhe, o vėlla! Por mos m’u hidhėro, o vėlla, se desha ta di familjen tėnde tė vėrtetė. Ti qenke vėllai im dhe prej familjes sė mirė e bujare! I kam njohur Ananinė e Natanin, dy bijtė e Semelisė sė Madh. Edhe ata shkonin me mua nė Jerusalem dhe atje adhuronin bashkė me mua. Ata nuk e kanė lėnė rrugėn e vėrtetė. Vėllezėrit e tu janė njerėz shumė tė mirė. Je prej derės sė mirė. Na paē ardhur me kėmbė tė mirė!”

15 Atėherė vazhdoi: “Unė do tė jap pėr ēdo ditė nga njė drakmė e, pėr mė tepėr, gjithēka ėshtė e nevojshme pėr udhėtim pėr ty e pėr djalin tim. Shko me tė, 16 e do ta shtoj edhe mė pagesėn.” 17 Ai iu pėrgjigj: “Do tė shkoj me tė. Asgjė mos druaj! Shėndosh do tė shkojmė e shėndosh do tė kthehemi te ti, sepse rruga ėshtė e sigurt.” Tobiti i tha: “Paē bekimin, o vėlla!” Atėherė iu drejtua tė birit: “Biri im ‑ i tha ‑ bėji gati gjithēka lypet pėr udhėtim dhe nisu me vėllanė tėnd. Hyji qė ėshtė nė qiell ju mbrojtė atje dhe ai ju ktheftė tek unė shėndosh e mirė. Engjėlli i tij ju pėrcjelltė me ndihmėn e vet, biro!”

Tobia u ngrit tė niset pėr rrugė dhe i pėrqafoi babain e nėnėn e vet. Tobiti i tha: “Udha mbarė!” 18 Nėna e tij ia plasi vajit e i tha Tobitit: “Pse e nise tim bir? Po a nuk ėshtė ai shkopi i dorės sonė, ai qė shkon e vjen pėr ne? 19 Paraja kurrė mos u paftė: na ia marrtė tė keqen djalit tonė! 20 Na dilte mjaft aq sa na ka dhėnė Zoti pėr tė jetuar!” 21 Ai iu pėrgjigj: “Ti mos ndill zi se djali ynė shėndosh do tė shkojė e shėndosh e mirė do tė kthehet te ne dhe sytė e tu do ta shohin atė ditė kur tė kthehet shėndosh e mirė te ti! Mos u shqetėso, mos u tremb pėr ta, motėr! 22 Njė engjėll i mirė do ta shoqėrojė, do tė bėjė udhė tė mbarė e shėndosh e mirė do tė kthehet.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ester > Tobia doli ta kėrkonte njė njeri qė e di...