Kapitujt

Zbulesa: 20. Njė mijė vjetėt

20

1 Pastaj pashė: njė engjėll tjetėr po zbriste prej qiellit me ēelėsin e Humnerės dhe me hekura tė mėdha nė dorė. 2 Ai e kapi Dragoin - Gjarprin e vjetėr - Djallin, Satanin - dhe e lidhi nė hekura pėr njė mijė vjet. 3 E plandosi nė Humnerė, e mbylli dhe e vulosi derėn mbi tė qė tė mos i ngashnjejė njerėzit derisa tė plotėsohen njė mijė vjetėt.

Atėherė duhet tė zgjidhet pėr pak kohė.

4 Pastaj pashė edhe fronet: Atyre qė ndenjėn nė to u qe dhėnė pushteti tė gjykojnė.

Pashė edhe shpirtrat e atyre qė ishin prerė pėr shkak tė dėshmisė sė Jezusit dhe pėr shkak tė Fjalės sė Hyjit, po ashtu edhe ata qė nuk e adhuruan Egėrsirėn dhe truporen e saj dhe nuk e morėn vulėn nė ballė as nė dorė tė tyre.

Ata u kthyen nė jetė dhe bashkė me Krishtin mbretėruan njė mijė vjet. 5 Tė vdekurit e tjerė nuk u ngjallėn derisa u plotėsuan njė mijė vjet.

Kjo ėshtė ngjallja e parė.

6 I lum dhe i shenjtė ėshtė ai qė ka pjesė nė ngjalljen e parė! Mbi ta vdekja e dytė s’ka pushtet: ata do tė jenė priftėrinjtė e Hyjit dhe tė Krishtit dhe bashkė me Tė do tė mbretėrojnė pėr njė mijė vjet.

Shpartallimi i Satanit

7 Pasi tė kryhen njė mijė vjet, Satani do tė zgjidhet nga burgu i tij 8 dhe do tė dalė tė ngashnjejė popujt nga katėr anėt e botės - Gogė dhe Magogė - dhe do t’i bashkojė nė luftė: numri i tyre ėshtė porsi rėra e detit.

9 Edhe kėta u tubuan nė fushėn e gjerė tė botės, e rrethuan fushimin e shenjtėrve dhe qytetin e dashur. Por, nga qielli zbriti zjarri dhe i pėrpiu. 10 Djalli - ngashnjyesi i tyre, qė plandosur nė liqenin e zjarrtė dhe tė sulfurt, aty ku gjendet Egėrsira dhe Profeti i rrejshėm: aty do tė vuajnė ditė e natė nė shekuj tė shekujve.

Gjyqi para fronit tė lartė dhe tė bardhė

11 Atėherė pashė njė fron tė madh dhe tė bardhė edhe Atė qė rri nė tė. Para tij u zhduk toka e qielli pa lėnė farė gjurme.

12 Pashė edhe tė vdekurit: tė mėdhenj dhe tė vegjėl, nė kėmbė para fronit. Atėherė u hapėn librat. U hap edhe njė libėr tjetėr: libri i jetės.

Tė vdekurit u gjykuan sipas shkrimeve qė ishin nė libra - sipas veprave tė tyre.

13 Deti i ktheu tė vdekurit qė ishin nė tė, po ashtu edhe Vdekja dhe Nėntoka i kthyen tė vdekurit qė ishin nė to: tė gjithė qenė gjykuar sipas veprave tė veta.

14 Atėherė edhe Vdekja dhe Nėntoka qenė hedhur nė liqenin e zjarrtė.

Liqeni i zjarrtė ėshtė vdekja e dytė.

15 Kushdo nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės qe plandosur nė liqenin e zjarrtė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Njė mijė vjetėt