Kapitujt

Zbulesa: 5. Libri i vulosur dhe Qengji

5

1 Atėherė pashė: nė dorėn e djathtė tė Atij qė rri nė fron njė libėr tė shkruar pėrbrenda dhe pėrjashta, tė vulosur me shtatė vula.

2 Pashė edhe njė engjėll tė fuqishėm qė shpallte me zė tė madh:

»Kush ėshtė i denjė ta hapė librin dhe t’ia zgjidhė vulat?«

3 Dhe askush, as nė qiell, as nė tokė, as nė Nėntokė nuk ishte i zoti tė ēelė librin e tė shikojė nė tė.

4 Atėherė unė ia plasa vajit, sepse nuk u gjet asnjė i denjė ta hapė librin e tė shikojė nė tė.

5 Atėherė njėri prej udhėheqėsve mė tha:

»Mos qaj! Ja ngadhėnjeu Luani nga fisi i Judės - rrėnja e Davidit: Ai do ta hapė librin dhe shtatė vulat e tij«.

6 Atėherė vura re: nė mes tė fronit dhe tė katėr Gjallesave, nė mes tė udhėheqėsve, qėndronte - si i prerė - Qengji, i cili kishte shtatė brirė dhe shtatė sy, qė janė [shtatė] shpirtrat e Hyjit tė dėrguar nė mbarė tokėn.

7 Ai u afrua pėr tė marrė librin prej tė djathtės sė Atij qė rri nė fron.

8 Kur e mori librin katėr Gjallesat e njėzet e katėr udhėheqėsit ranė pėrmbys para Qengjit.

Secili kishte harpėn dhe njė kupė ari plot me kem, d. m. th. me lutja tė shenjtėrve.

9 Kėndonin njė kėngė tė re dhe thoshin: »Ti je i denjė ta marrėsh librin dhe t’ia zgjidhėsh vulat, sepse qe prerė dhe me gjakun tėnd i shpėrbleve pėr Hyjin njerėzit e ēdo fisi, gjuhe, populli dhe kombėsie, 10 dhe i bėre pėr Hyjin tonė mbretėri dhe priftėrinj dhe ata do tė mbretėrojnė pėrmbi tokė«.

11 Atėherė nė vegim dėgjova zėrin e shumė engjėjve pėrreth fronit, Gjallesave dhe udhėheqėsve.

Ishin dhjetė mijėra dhjetė mijėrash e mijėra mijėrash.

12 Brohorisnin me zė tė lartė:

»I denjė ėshtė Qengji i prerė tė marrė pushtetin, pasurinė, dijen, fuqinė, nderin, lumturinė dhe lavdinė!«

13 Dhe ēdo krijesė qė ėshtė nė qiell e nė tokė, nė nėntokė e nė det, - tė gjitha nė to dhe mbi to i dėgjova duke thėnė: »Atij qė rri nė fron dhe Qengjit: bekim, nder e pushtet nė shekuj tė shekujve!«

14 Kurse katėr Gjallesat thoshin: »Amen!« ndėrsa udhėheqėsit ranė pėrmbys e adhuruan.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Libri i vulosur dhe Qengji