Gjyqi dhe predikatarėt e rrejshėm

1

Juda, shėrbėtori i Jezu Krishtit dhe vėllai i Jakobit: tė dashurve nė Hyjin Atė, tė ruajturve pėr Jezu Krishtin – tė grishurve.

2 Paēi me begati mėshirė, paqe dhe dashuri!

Gjyqi dhe predikatarėt e rrejshėm

(2 Pjt 2, 1-17)

3 Tė dashur!

Ndėrsa plot kujdes mendoja t’iu shkruaj lidhur me shėlbimin e pėrbashkėt, e ndjeva veten tė detyruar t’iu jap zemėr me anė tė letrės tė luftoni pėr fenė qė u qe dhėnė shenjtėrve njėherė e pėrgjithmonė. 4 Sepse disa njerėz depėrtuan me dredhi ndėr ju – tė cilėt qė moti kanė qenė shėnuar pėr dėnim – njerėz tė patenzonė, hirin e Hyjit tonė e zėvendėsojnė me ndyrėsi dhe e mohojnė Jezu Krishtin, tė vetmin Zotėrues dhe Zotin tonė.

5 Tani dėshiroj t’ju pėrkujtoj – ndonėse tanimė i dini tė gjitha kėto njėherė e pėrgjithmonė – se Zoti, pasi e shpėtoi nga dheu i Egjiptit, i shfarosi ata qė nuk besuan. 6 Po edhe engjėjt qė nuk e ruajtėn denjėsinė e vet, por e lanė banesėn e vet, i ruajti pėr Gjyqin e Ditės sė madhe tė lidhur me pranga nė errėsirė. 7 Po kėshtu edhe Sodoma e Gomorra dhe qytetet pėrreth tyre, tė cilat, sikurse edhe ato, u dhanė pas fėlligėshtisė dhe mėkatuan kundėr natyrės, mbesin si shembull duke pėsuar ndėshkimet nė zjarr tė pasosur.

8 Po kėshtu edhe kėta ėndėrrues ēnderojnė trupin, pėrbuzin Madhėrinė dhe shajnė Lavditė. 9 Ndėrsa kryeengjėlli Mikael, kur fjalosej me Djallin rreth trupit tė Moisiut, nuk pati guxim tė shprehė gjyq fyes kundėr tij, por tha: »Zoti ta mbylltė gojėn10 Kurse kėta ēnderojnė ēka nuk njohin; e nė ato qė, me anė tė shqisave – si bagėtitė e paarsyeshme – i njohin, nė to kalben.

11 Tė mjerėt ata, sepse ecin udhės sė Kainit dhe, prej etjes sė fitesės, u dhanė pas gabimit tė Balaamit dhe sharruan nė kryengritjen e Koreut.

12 Kėta njerėz janė njolla nė darkat tuaja tė dashurisė, kur hanė e pinė me ju pa farė frike dhe e ngopin barkun si bagėtia. Janė re pa ujė qė erėrat i sjellin kėndej e andej, lėndė tė pafrytshme tė vjeshtės nė mbarim, dy herė tė thata, tė nxjerra me rrėnjė, 13 valė tė tėrbuara tė detit qė bėjnė tė shkumojnė turpėsitė e veta, yje tė shkėputura, endacake, pėr tė cilėt ruhet terri i errėsirės sė pėrjetshme.

14 Mu pėr ta parakallėzoi i shtati pas Adamit, Henoku, kur tha: »Ja, po vjen Zoti me dhjetra mijėra engjėj tė vet, 15 pėr t’i gjykuar tė gjithė dhe pėr t’i ndėshkuar tė gjithė tė patenzonėt pėr tė gjitha fjalėt fyese qė i thanė kundėr Tij – mėkatarėt e pafe!« 16 Kėta janė njerėz qė murmurojnė dhe ankohen, jetojnė sipas prirjeve tė veta tė ulėta, goja u flet fjalė krenarie, kurse njerėzit i pėrkėdhelin pėr tė nxjerrė dobi prej tyre.

Kėshilla dhe porosi

17 Ju, o tė dashur, kujtoni fjalėt qė ju paralajmėruan apostujt e Jezu Krishtit, Zotit tonė. 18 Ata ju thoshin: »Nė kohėn e fundit do tė ketė pėrqeshės qė do tė jetojnė sipas prirjeve tė veta tė ulėta«. 19 Kėta janė ata qė mbjellin pėrēarje – njerėz thjesht shtazorė – qė nuk e kanė Shpirtin Shenjt.

20 Por, ju o tė dashur, ndėrtojeni veten mbi themelin e fesė suaj tejet tė shenjtė duke u lutur nė Shpirtin Shenjt. 21 Qėndroni nė dashurinė e Hyjit duke pritur mėshirėn e Zotit tonė Jezu Krishtit pėr jetėn e pasosur.

22 Disa – tė ndėrdyshmėt – qortojini; 23 disa tė tjerė shpėtojini duke ia rrėmbyer zjarrit; pėr disa tė tjerė, prapė, kini mėshirė duke u trembur dhe urreni deri edhe petkun e pėrdhosur prej trupit tė tyre.

Bekimi

24 Atij qė mund t’iu ruajė tė mos bini nė mėkat dhe t’iu paraqesė tė patėmetė me hare para Lavdisė sė vet –

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Juda > Gjyqi dhe predikatarėt e rrejshėm