Kapitujt

Zbulesa: 2. Letra e dėrguar Kishės sė Efesit

2

1 Engjėlli tė Kishės nė Efes shkruaji: »Kėshtu thotė Ai qė mban nė tė djathtėn e vet shtatė yjet, Ai qė ecėn mes shtatė shandanave tė artė:

2 I njoh veprat e tua, mundin tėnd dhe qėndresėn tėnde dhe e di se nuk mund t’i durosh tė kėqijtė. I vure nė provė ata qė mbahen pėr apostuj e nuk janė, dhe i gjete gėnjeshtarė.

3 Je i qėndrueshėm ke vuajtur pėr shkak tė Emrit tim dhe nuk e bore guximin.

4 Por kam diēka kundėr teje: e le dashurinė tėnde tė parė!

5 Kujtohu, pra, se prej ku re! Kthehu dhe bėji veprat e mėparshme! Pėrndryshe do tė vij te tij dhe do ta heq shandanin tėnd nga vendi i tij, nėse nuk kthehesh.

6 Por e ke kėtė tė mirė: i urren veprat e Nikollaitėve, tė cilat i urrej edhe unė.

7 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave!

Ngadhėnjyesit do t’i jap tė hajė nga pema e jetės qė ėshtė nė parajsėn e Hyjit!«.

Letra e dėrguar Kishės sė Smirnės

8 Edhe engjėllit tė Kishės nė Smirnė, shkruaji: »Kėshtu thotė i Pari dhe i Fundit, Ai qė pati vdekur, por u ngjall:

9 E di vuajtjen tėnde dhe varfėrinė - por je i pasur - i di edhe fyrjet e atyre qė thonė se janė judenj, e nuk janė: janė sinagoga e Satanit!

10 Mos i druaj fare vuajtjet qė do t’i pėsosh: ja, djalli do tė shtijė disa prej jush nė burg pėr t’iu vėnė nė provė.

Do tė gjendeni nė vuajtje pėr dhjetė ditė.

Qėndro besnik deri nė vdekje dhe do tė ta jap kezėn e jetės.

11 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave!

Ngadhėnjyesin nuk do ta dėmtojė vdekja e dytė!«

Letra e dėrguar Kishės sė Pergamit

12 Edhe engjėllit tė Kishės nė Pergam shkruaji: »Kėshtu thotė Ai qė ka shpatėn dy tehesh, tė mprehtė:

13 ‘E di ku banon: aty ku ėshtė froni i Satanit - por qėndroni palėkundshėm nė Emrin tim dhe nuk e mohove fenė time as nė ditėt kur Antipa, dėshmitari im, besniku im, u vra mes jush - aty ku banon Satani.

14 Por kam diēka pak kundėr teje: janė disa te ti qė e ndjekin mėsimin e Balaamit, i cili e udhėzoi Balakun t’u vinte leqe bijve tė Izraelit pėr tė ngrėnė mishin e flijuar idhujve dhe tė jepen pas fėlligėshtisė.

15 Po ashtu edhe ti ke disa qė ndjekin mėsimin e Nikollaitėve.

16 Kthehu, pra!

Pėrndryshe, sė shpejti do tė vij te ti dhe do t’i luftoj me shpatėn e gojės sime.

17 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave!

Ngadhėnjyesit do t’i jap manėn e fshehur, do t’i jap edhe njė gur tė bardhė dhe mbi gur tė shkruar njė emėr tė ri qė askush nuk e njeh pėrveē atij qė e merr«.

Letra e drejtuar Kishės sė Tiatirės

18 Edhe engjėllit tė Kishės nė Tiatirė shkruaji: »Kėshtu thotė Biri i Hyjit - Ai qė ka sytė si flaka e zjarrit edhe kėmbėt nė pėrngjasim tė bronzit tė lėmuar:

19 ‘I di veprat e tua, dashurinė, fenė, shėrbesėn dhe qėndresėn tėnde - edhe veprat e tua tė fundit mė tė shumta se tė parat -.

20 Por kam diēka kundėr teje: e duron Jezabelėn - njė grua qė thotė pėr vete se ėshtė profeteshė - tė mėsojė dhe tė gėnjejė shėrbėtorėt e mi qė tė bėjnė fėlligėshti dhe tė hanė mish tė kushtuar idhujve.

21 Unė i dhashė kohė tė kthehet, por ajo nuk do tė kthehet nga lavirėsia e saj.

22 Ja, po e hedh nė shtratin e lėngimit, edhe fėlligėshtarėt e saj nė vėshtirėsi tė madhe, nė qoftė se nuk kthehen prej veprave tė saj.

23 Fėmijėt e saj do t’i ndėshkoj me vdekje dhe tė gjitha kishat do ta dinė: unė jam ai qė shqyrton veshkat dhe zemrat - secilin prej jush do ta shpėrblej sipas veprave tė tij -.

24 Juve ju them: - ju tė tjerėve nė Tiatirė, qė nuk e ndiqni kėtė mėsim dhe nuk i njohėt kėshtu tė quajturat »thellėsi« tė Satanit, nuk ju vė tjetėr barrrė, 25 por atė qė keni: mbajeni mirė derisa tė vij!

26 Ngadhėnjyesit, atij qė deri nė fund do t’i kryejė veprat e mia unė do t’i jap pushtet mbi paganė, 27 dhe do tė sundojė mbi ta me skeptėr hekuri dhe do t’i thyejė porsi enė argjilore, 28 ashtu sikurse edhe vetė e mora pushtetin prej Atit tim.

Dhe do t’ia jap Yllin e Dritės.

29 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave!«.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Letra e dėrguar Kishės sė Efesit