Kapitujt

Zbulesa: 7. 14. 000 tė vulosur nga Izraeli

7

1 Pas kėtyre pashė katėr engjėj qė qėndronin nė kėmbė nė katėr kėndet e botės. Ata i mbanin katėr erėrat e dheut, qė asnjė erė tė mos fryejė as mbi tokė, as mbi det as mbi ndonjė pemė. 2 Pashė edhe njė engjėll tjetėr qė ngritej nga Lindja.

Ai kishte vulėn e Hyjit tė gjallė.

Ai i thirri me sa zė kishte katėr engjėjt qė kishin marrė pushtetin tė dėmtonin tokėn dhe detin:

3 »Mos i bėni dėm as tokės, as detit, as pemėve derisa t’i vulosim nė ballė shėrbėtorėt e Hyjit tonė!«

4 Atėherė dėgjova numrin e atyre qė ishin vulosur, 144. 000 nga tė gjitha fiset e bijve tė Izraelit: 5 prej fisit tė Judės dymbėdhjetė mijė tė vulosur, prej fisit tė Rubenit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Gadit dymbėdhjetė mijė, 6 prej fisit tė Aserit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Neftalit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Manaseut dymbėdhjetė mijė, 7 prej fisit tė Simonit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Levit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Isaharit dymbėdhejtė mijė, 8 prej fisit tė Zabulonit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Jozefit dymbėdhjetė mijė, prej fisit tė Beniaminit dymbėdhjetė mijė tė vulosur.

Njė turmė e panumėrueshme nga tė gjitha kombet

9 Pastaj pashė: njė shumicė tė madhe qė askush s’mund ta numėronte, prej ēdo kombi, ēdo fisi, populli dhe gjuhe! Qėndronin nė kėmbė para fronit dhe para Qengjit, tė veshur me petka tė bardha e me palma nė dorė.

10 Ata shpallnin me zė tė lartė: »Shpėtimi i pėrket Hyjit tonė qė rri nė fron dhe Qengjit!«

11 Tė gjithė engjėjt qė ishin nė kėmbė rreth fronit, rreth udhėheqėsve dhe rreth katėr Gjallesave, ranė pėrmbys dhe adhuruan Hyjin.

12 Thoshin: »Amen! Bekim e lavdi, dije e falėnderim, nder, pushtet dhe fuqi Hyjit tonė nė shekuj tė shekujve! Amen!«

13 Atėherė njėri nga udhėheqėsit mori fjalėn dhe mė pyeti: »Kėta qė janė tė veshur me petka tė bardha, kush janė dhe nga kanė ardhur?«

14 Unė u pėrgjigja: »Imzot, ti e di!«

Dhe ai mė tha: »Kėta janė ata qė erdhėn nga prova e madhe; i lanė petkat dhe i pastruan nė gjakun e Qengjit.

15 Prandaj edhe qėndrojnė para fronit tė Hyjit dhe i shėrbejnė ditė e natė nė tempullin e tij, dhe Ai qė rri nė fron do t’i shtijė nėn tendėn e vet.

16 Mė kurrė s’do tė kenė uri

mė kurrė s’do tė kenė etje,

mė s’do t’i djegė dielli as rrezet e tij.

17 Sepse Qengji qė ėshtė nė mes tė fronit do t’i kullosė dhe do t’i ēojė nė burimet e ujėrave tė jetės. Edhe Hyji do tė fshijė ēdo lot nga sytė e tyre«.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > 14. 000 tė vulosur nga Izraeli