Kapitujt

Hebrenjve: 1. Biri mė i pushtetshėm se engjėjt

1

1 Pasi Hyji herė pas here dhe nė mėnyra tė ndryshme, nė tė kaluarėn, u ka folur etėrve me anė tė profetėve, 2 sė fundi, nė kėto ditė, na foli edhe neve me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtarin e tė gjitha gjėrave, nėpėr tė cilin edhe e krijoi gjithėsinė. 3 Biri, qė ėshtė pasqyrimi i Lavdisė dhe vula e qenies sė Hyjit, qė me tė fuqishmen fjalėn e vet mban gjithėsinė, pasi e kreu pastrimin e mėkateve, ndenji nė tė djathtėn e Madhėrisė nė qiell; 4 u bė aq mė i pushtetshėm se engjėjt sa mė tė madhėrueshėm se ata e trashėgoi Emrin!

Biri mė i pushtetshėm se engjėjt

5 Dhe vėrtet, cilit prej engjėjve Hyji i tha ndonjėherė:

»Ti je im Bir

unė sot tė linda

Dhe prapė:

»Unė do t’i jem Atė

dhe ai do tė mė jetė Bir

6 Dhe prapė, kur dėrgon tė Njėlindurin Birin e vet nė botė, thotė:

»Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Hyjit

7 Kurse pėr engjėjt Ai thotė kėshtu:

»Ai i bėn engjėjt e vet erėra,

shėrbėtorėt e vet flakė zjarri«.

8 Ndėrsa pėr Birin thotė:

»Froni yt, o Hyj, nė shekuj tė shekujve, dhe skeptėr drejtėsie - skeptri i Mbretėrisė sate.

9 E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer padrejtėsinė:

prandaj, o Hyj, Hyji yt tė shuguroi me bagmin e gėzimit si asnjė ndėr shokėt e tu«.

10 Edhe:

»Ti, o Zot, nė fillim e krijove tokėn edhe qiejt janė vepėr e duarve tė tua. 11 Ata do tė zhduken kurse ti qėndron, tė gjithė do tė vjetrohen si petku: 12 porsi petk do t’i mbėshtjellėsh - porsi mantel - dhe do tė ndėrrohen. Ti vetėm i vetmi mbetesh i njėjtė - vitet e tua nuk kanė mbarim«.

13 Po e pėr cilin ndėr engjėj tha ndonjėherė:

»Mė rri nė tė djathtėn time

derisa t’i vė armiqtė e tu

shtrojė tė kėmbėve tė tua?!«

14 A nuk janė, thua, tė gjithė engjėjt shpirtra tė ngarkuar me ndonjė shėrbim, tė dėrguar pėr t’u shėrbyer atyre qė do ta trashėgojnė shėlbimin?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Hebrenjve > Biri mė i pushtetshėm se engjėjt