Kapitujt

Zbulesa: 3. Letra e drejtuar Kishės sė Sardit

3

1 Shkruaji edhe engjėllit tė Kishės nė Sard: »Kėshtu thotė Ai qė ka shtatė shpirtrat e Hyjit dhe shtatė yjet: I di veprat e tua: thuhet se jeton, por je i vdekur!

2 Rri zgjuar dhe forcoje tepricėn qė gati ka vdekur!

Sepse nuk i gjeta veprat e tua tė pėrsosur para Hyjit tim.

3 Tė tė bjerė nė mend, pra, si e ke marrė fjalėn dhe e ke dėgjuar, ashtu edhe ruaje - dhe kthehu! Po nuk qėndrove zgjuar, do tė vij si vjedhėsi dhe nuk do tė dish nė ē’orė do tė vij kundėr teje.

4 Megjithatė i ke nė Sard disa njerėz qė nuk i pėrlyen petkat e veta.

Ata do tė mė pėrcjellin tė veshur me petka tė bardha, sepse janė tė denjė.

5 Kėshtu edhe ngadhėnjyesi do tė mbajė petka tė bardha; nuk do ta fshij emrin e tij prej librit tė jetės dhe do ta dėshmoj emrin e tij para Atit tim dhe para engjėjve tė tij.

6 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave«.

Letra drejtuar Kishės nė Filadelfi

7 Edhe engjėllit nė Kishėn e Filadelfisė shkruaji:

»Kėshtu thotė Shenjti, i Vėrteti.

Ai qė ka ēelėsin e Davidit,

Kur ai ēel askush s’mund tė mbyllė,

kur ai mbyll askush s’mund tė ēelė:

8 I di veprat e tua!

Ja, e hapa para teje derėn qė akush s’mund ta mbyllė.

Njėmend pak fuqi ke dhe megjithatė e ruajte fjalėn time dhe nuk i re mohit Emrit tim.

9 Ja, unė do t’i sjell disa nga sinagoga e Satanit - qė e mbajnė veten pėr judenj e nuk janė, por rrejnė - ja, do t’i bie pėrdhuni para teje pėr t’u pėrkulur deri nė dhe para teje, qė ta marrin vesh se unė tė dua.

10 Dhe pasi e mbajte me qėndrueshmėri fjalėn time, dhe unė tė tė ruaj ty nga ora e provės qė do tė vijė mbi mbarė botėn pėr t’i sprovuar banuesit e tokės.

11 Do tė vij sė shpejti!

Ruaje mirė ēka ke, qė askush tė mos e rrėmbejė kezėn tėnde!

12 Ngadhėnjyesin do ta bėj shtyllė nė tempullin e Hyjit tim dhe prej andej ai s’do tė dalė mė kurrė!

Nė tė do ta shkruaj Emrin e Hyjit tim edhe emrin e qytetit tė Hyjit tim, tė Jerusalemit tė ri, qė zbret nga qielli, prej Hyjit tim, edhe Emrin tim tė ri.

13 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave!«

Letra e drejtuar Kishės sė Laodicesė

14 Shkruaji edhe engjėllit tė Kishės nė Laodice:

»Kėshtu thotė Ameni, Dėshmitari, Besniku i vėrtetė, Parimi i krijesės sė Hyjit:

15 i di veprat e tua: nuk je as i ftohtė as i nxehtė!

Oh, tė ishe i ftohtė ose i nxehtė!

16 Por, pasi je i vakėt - as i ftohtė as i nxehtė - do tė vjell prej gojės sime!

17 Dhe pasi thua: »Jam i pasur! U bėra pasanik!

Asgjė nuk mė mungon!» e, pasi nuk di se je i mjerė, i ngratė, skamnor, i verbėr, i zhveshur, 18 po tė kėshilloj: blej prej meje ar tė pastruar nė zjarr qė tė pasurohesh, blej petka tė bardha qė tė vishesh dhe tė mos shihet turpi i lakuriqėsisė sate; blej edhe barin pėr tė lyer sytė qė tė shohėsh!

19 Unė i qortoj dhe i ndėshkoj ata qė i dua. Ji, pra, i zellshėm dhe kthehu!

20 Ja, para derės qėndroj dhe trokas: kush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, do tė hyj te ai dhe me tė do ha darkė dhe ai me mua.

21 Ngadhėnjyesin do ta vė tė rrijė me mua nė fronin tim, sikurse edhe vetė ngadhėnjeva dhe ndenja bashkė me Atin tim nė fronin e tij.

22 Kush ka veshė, le tė dėgjojė ēka Shpirti Shenjt u thotė kishave!«

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Letra e drejtuar Kishės sė Sardit