Kapitujt

Marku: 1. Predikimi i Gjon Pagėzuesit

1

1 Fillimi i Ungjillit tė Jezu Krishtit, Birit tė Hyjit.

2Nė pėrkim me fjalėt qė shkruan Isaia profet:

“Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim para teje

qė do ta bėjė gati udhėn tėnde;

3 ėshtė zėri i njėrit qė bėrtet nė shkretėtirė:

‘bėni gati udhėn e Zotėrisė,

rrafshoni shtigjet e tij!’“,

4 nė shkretėtirė u duk Gjon Pagėzuesi e predikonte njė pagėzim pendese pėr faljen e mėkateve. 5 Mbarė krahina e Judesė e tė gjithė jerusalemasit shkonin tek ai. Pasi ata i rrėfenin mėkatet e veta, Gjoni i pagėzonte nė lumin Jordan.

6 Gjoni ishte i veshur me njė petk prej leshi deveje e rreth ijesh kishte brez lėkure. Ushqehej me karkaleca e me mjaltė tė egėr.

7Nė predikimet e veta thoshte:

“Pas meje po vjen njė mė i fortė se unė. Unė nuk jam i denjė as tė ulem para tij pėr t’ia zgjidhur rripin e sandaleve tė tij. 8 Unė ju pagėzova me ujė, ndėrsa ai do t’ju pagėzojė me Shpirtin Shenjt.”

Pagėzimi i Jezusit

(Mt 3, 13‑17; Lk 3, 21‑22)

9 Nė ato ditė erdhi Jezusi prej Nazaretit tė Galilesė e Gjoni e pagėzoi nė Jordan. 10 Dhe menjėherė, ndėrsa po dilte nga uji, pa qiellin e hapur dhe Shpirtin nė trajtė pėllumbi qė po zbriste mbi tė, 11kurse prej qiellit jehoi zėri: “Ti je im Bir ‑ Djali i dishirit! Ty tė miratova!”

Djalli e vė nė provė Jezusin

(Mt 4, 1‑11; Lk 4, 1‑13)

12 Menjėherė pastaj Shpirti Shenjt e shtrėngoi tė shkojė nė shkretėtirė. 13 Nė shkretėtirė qėndroi dyzet ditė, ku qe vėnė nė provė prej djallit. Rrinte me egėrsira dhe engjėjt i shėrbenin.

Jezusi fillon veprimtarinė nė Galile

(Mt 4, 12‑17; Lk 4, 14‑15)

14 Pasi e burgosėn Gjonin, Jezusi shkoi nė Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit. 15 Thoshte: “Koha u plotėsua e Mbretėria e Hyjit ėshtė afėr! Kthehuni e besojini Ungjillit!”

Thirrja e katėr peshkatarėve

(Mt 4, 18‑22; Lk 5, 1‑11)

16 Ndėrsa po kalonte bregut tė Detit tė Galilesė, Jezusi pa Simonin e Andreun, tė vėllanė e Simonit, duke gjuajtur peshk ‑ ishin peshkatarė. 17 Jezusi u tha: “Ejani pas meje e do t’ju bėj peshkatarė njerėzish!” 18 Ata aty pėr aty i lanė rrjetat e shkuan pas tij. 19 Si eci edhe pak, pa Jakobin e Zebedeut e vėllain e tij, Gjonin: ishin nė lundėr e po arnonin rrjetat. 20 Menjėherė i thirri edhe ata. Ata lanė tė atin e vet Zebedeun nė lundėr bashkė me mėditėsit dhe shkuan pas tij.

Njeriu qė kishte djallin nė trup

(Lk 4, 31‑37)

21 Arritėn nė Kafarnaum. Menjėherė, tė shtunėn, Jezusi hyri nė sinagogė dhe filloi tė mėsojė. 22 Njerėzit mbetėn tė habitur nga mėsimi i tij, sepse i mėsonte si ai qė ka autoritet e jo si skribėt.

23 Pikėrisht atėherė ishte nė sinagogėn e tyre njė njeri i pushtuar prej shpirtit tė ndytė dhe bėrtiti:

24 “Ēka ke me ne, o Jezu Nazareni? A erdhe tė na shfarosėsh? Unė e di kush je: Shenjti i Hyjit!”

25 Jezusi iu kėrcėnua:

“Hesht dhe dil prej tij!”

26 Shpirti i ndytė, si e pėrplasi pa mėshirė dhe si lėshoi njė britmė tė madhe, doli prej tij. 27 Tė gjithė u tmerruan dhe i thoshin njėri‑tjetrit:

“Ē’u bė kėshtu!?”

“Ja, njė mėsim i ri i pajisur me pushtet!”

“Ky u urdhėroka deri edhe shpirtrave tė ndytė dhe ata po e dėgjokan!”

28 E menjėherė u hap zėri pėr tė gjithkund nė katėr anėt e krahinės sė Galilesė.

Shėrime tė shumta nė popull

(Mt 8, 14‑17; Lk 4, 38‑41)

29 Dhe menjėherė, posa dolėn nga sinagoga, shkoi me Jakobin e me Gjonin nė shtėpinė e Simonit e tė Andreut.          30 Vjehrra e Simonit ishte nė shtrat ndėr ethe.

Menjėherė i treguan pėr tė. 31 Jezusi u afrua, e kapi pėr dore dhe e ngriti. E lėshuan ethet dhe u shėrbeu.

32 Nė mbrėmje, nė tė perėnduar tė diellit, ia sollėn para tė gjithė tė sėmurėt dhe tė djallosurit. 33 Mbarė qyteti u mblodh para derės. 34 Ai i shėroi tė sėmurit ‑ ishin shumė dhe me sėmundje tė ndryshme. Dėboi edhe shumė djaj. Por nuk i lejoi djajtė tė flasin sepse e njihnin.

Jezusi qarkullon Galilenė

(Lk 4, 42‑44)

35 Herėt nė mėngjes, kur ende ishte natė, Jezusi u ēua e shkoi nė njė vend tė pabanuar e atje lutej. 36 Simoni me shokėt e vet u vunė ta kėrkojnė. 37 Kur e gjetėn i thanė:

“Tė gjithė po tė kėrkojnė.”

38 Ai u tha:

“Ejani tė shkojmė gjetiu, nė fshatrat e afėrme qė tė predikoj edhe atje. Prandaj edhe erdha.”

39 Dhe i ra kryq e tėrthor Galilesė duke predikuar nėpėr sinagogat e tyre dhe duke dėbuar djajtė.

Shėrimi i njė tė gėrbuluri

(Mt 8, 1‑4; Lk 5, 12‑16)

40 Atėherė iu paraqit njė i gėrbulur, ra nė gjunj dhe iu lut:

“Nėse do, mund tė mė pastrosh!”

41 Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorėn, e preku dhe i tha:

“Dua! Qofsh pastruar!”

42 Dhe aty pėr aty prej tij u zhduk gėrbula dhe u shėrua. 43 Jezusi menjėherė e nisi tė shkojė, por i urdhėroi rreptėsisht:

44 “Shih ‑ i tha ‑ mos i trego askujt, por shko, duku te prifti dhe, pėr shėrimin tėnd, kushto ēka ka urdhėruar Moisiu ‑ atyre pėr dėshmi.”

45 Por ai, posa doli, filloi tė flasė e ta pėrflasė ngjarjen, kėshtu qė Jezusi s’mund tė hynte mė haptas nė qytet, por qėndronte pėrjashta nė vende tė pabanuara. E njerėzit shkonin tek ai nga ēdo anė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Predikimi i Gjon Pagėzuesit