Kapitujt

Romakėve: 1. Pėrshėndetja

1

1 Pali,

shėrbėtori i Jezu Krishtit,

i thirrur pėr tė qenė apostull,

veēanėrisht i caktuar pėr tė kumtuar Ungjillin e Hyjit ‑

2 tė cilin Hyji e kishte premtuar qė mė parė me anė tė profetėve tė vet

nė Shkrimet e Shenjta

3 mbi Birin e vet,

i cili ėshtė, pėr kah trupi,

pasardhės i Davidit,

4 por i dėftuar pėr Birin e Hyjit

me tė gjitha pushtetet

me anė tė Shpirtit Shenjt

pas ngjalljes prej tė vdekurve,

mbi Jezu Krishtin, Zotin tonė,

5 nėpėr tė cilin ne morėm hirin tė jemi

apostuj,

qė, nė nder tė Emrit tė tij,

t’i sjellim nė dėgjesė tė fesė tė gjithė paganėt,

6 ndėr tė cilėt jeni edhe ju

tė grishur prej Jezu Krishtit:

7 tė gjithėve nė Romė,

tė dashurve tė Hyjit,

tė grishurve, shenjtėrve:

Hir e paqe

prej Hyjit, Atit tonė,

dhe prej Jezu Krishtit Zot.

Dėshira e Palit tė vizitojė Romėn

8 Mė sė pari e falėnderoj Hyjin tim me anė tė Jezu Krishtit pėr tė gjithė ju pse po pėrhapet nė botėn mbarė njė zė i mirė pėr fenė tuaj. 9 Vėrtet, dėshmitar e kam Hyjin ‑ tė cilit i shėrbej me gjithė shpirt duke shpallur Ungjillin e Birit tė tij, se vazhdimisht ju kujtoj 10 gjithmonė duke kėrkuar nė lutje pandėrprerė ta kem dikur fatin, sipas vullnetit tė tij, tė vij njė ditė ndėr ju.

11 Pėr tė vėrtetė kam dėshirė tė madhe t’ju shoh pėr t’ju dhėnė ndonjė dhuratė shpirtėrore qė tė forcoheni ‑ ose mė mirė ‑ 12 qė sė bashku me ju dhe mes jush, edhe unė tė nxehem nė fenė qė e kemi tė pėrbashkėt, tuajėn e timen. 13 Vėllezėr, dėshiroj ta dini se shumė herė kam dashur tė vij ndėr ju ‑ por deri tani qesh i penguar ‑ qė tė mbledh ndonjė fryt edhe ndėr ju sikurse nė popujt e tjerė paganė. 14 E ndiej veten tė detyruar kundrejt grekėve e barbarėve, kundrejt tė pėrparuarve e kundrejt tė prapambeturve. 15 Kėndej, pra, dėshira ime t’jua shpall Ungjillin edhe juve nė Romė.

Fuqia e Ungjillit

16 Pėr tė vėrtetė, mua nuk mė vjen turp prej Ungjillit, sepse Ungjilli ėshtė fuqia e Hyjit pėr shėlbimin e atij qė beson: mė sė pari pėr judeun e pastaj pėr grekun. 17 E njėmend nė tė zbulohet drejtėsia e Hyjit me anė tė fesė e pėr fenė, siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė: ‘I drejti do tė jetojė prej fesė.’

Fajėsia e gjinisė njerėzore

18 Hidhėrimi i Hyjit, vėrtet, zbulohet nga qielli kundėr ēdo mbrapshtie e padrejtėsie tė njerėzve, tė cilėt me padrejtėsi s’e lėnė tė veprojė e vėrteta. 19 E pra, ēka mund tė dihet pėr Hyjin, njerėzit e kanė tė qartė: vetė Hyji ua ka zbuluar. 20 E nė tė vėrtetė, pėrkrymeritė e tij tė papashme: pushteti i tij i amshuar dhe hyjnia, atje qė prej krijimit tė botės, mund tė shihen me anė tė mendjes nė saje tė veprave tė tij: prandaj nuk kanė se si tė arsyetohen. 21 Sepse, edhe pse e njohėn Hyjin, nuk ia dhanė nderimin e duhur as falėnderimin ashtu si i pėrket Hyjit, por pėrkundrazi humbėn nė arsyetimet e veta tė zbrazėta e kėshtu u errėsua zemra e tyre e pakuptim. 22 Duke dashur ta tregojnė veten pėr tė mendshėm, u bėnė tė marrė 23 dhe e ndėrruan lavdinė e Hyjit tė pashkatėrrueshėm me idhuj ‑ piktura qė paraqesin njeriun e shkatėrrueshėm, shpendėt, shtazėt katėrkėmbshe e zvarranikėt.

24 Prandaj edhe Hyji lejoi tė bien, sipas prirjeve tė zemrės sė tyre, nė fėlligėshti e kėshtu ata vetė e ēnderojnė trupin e vet. 25 Ata e ndėrruan Hyjin e vėrtetė me idhuj: nderuan dhe u shėrbyen krijesave nė vend tė Krijuesit, i cili ėshtė i bekuar nė amshim. Amen.

26 Pėr kėtė arsye Hyji lejoi tė poshtėrohen me vese ēnderuese: femrat e tyre shndėrruan marrėdhėniet natyrore me ato kundėr natyrės; 27 po kėshtu edhe meshkujt ‑ duke lėnė marrėdhėniet natyrore me femrėn, u dogjėn nė prirje tė ndyta njėri kundrejt tjerit: kėshtu ‑ meshkujt me meshkuj, bėjnė fėlligėshti e nė trup tė vet marrin pagėn e kobshme tė merituar tė gabimit tė vet.

28 Pasi e ēmuan se pėr ta nuk vlen tė jetojnė si mėson Hyji, vetė Hyji lejoi qė ta ndjekin mendjen e tyre tė prishur, e kėshtu tė bėjnė ēka nuk u ka hije, 29 plot me ēdo lloj padrejtėsie, zemėrkeqėsie, lakmimi, shpirtligėsie; plot smirė, vrasje, grindje, tradhti; plot qėllime tė kėqija; spiunė, 30 shpifės, urrejtės tė Hyjit, faqezezė, krenarė, madhėshtorė, hartues tė kėqijash, tė padėgjueshėm ndaj prindėrve, 31 tė ēmendur, tė pabesė, tė padhimbshėm, tė pamėshirshėm. 32 Edhe pse e dinė urdhėresėn e Hyjit ‑ se ata qė i bėjnė kėto vepra ‑ meritojnė vdekjen, ata, jo vetėm qė vazhdojnė t’i bėjnė veprat e tilla, por madje edhe i miratojnė me plot pėlqim ata qė i bėjnė kėto.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Pėrshėndetja