Kapitujt

Titit: 1. Veprimi i Titit nė Kretė

1

1 Pali, shėrbėtori i Hyjit dhe apostulli i Jezu Krishtit pėr t’i kthyer nė fe tė zgjedhurit e Hyjit dhe pėr t’i bėrė ta njohin tė vėrtetėn qė mėson pėrshpirtėrinė, 2 me shpresė nė jetėn e pasosur, tė cilėn e premtoi Hyji – qė kurrė nuk gėnjen, para kohėrave tė amshuara 3 dhe, nė kohėn e caktuar, e dėftoi fjalėn e vet me anė tė predikimit qė m’u besua mua me urdhėr tė Hyjit, Shėlbuesti tonė:

4 Titit, birit tė vėrtetė nė saje tė fesė sė pėrbashkėt: Hir dhe paqe prej Hyjit Atė dhe prej Krishtit Jezus, Shėlbuesit tonė.

Veprimi i Titit nė Kretė

5 Arsyeja pse tė lashė nė Kretė ėshtė qė tė kryesh ēka mbetet pėr t’u rregulluar dhe tė caktosh udhėheqės nė ēdo qytet sipas porosive qė tė kam dhėnė.

6 Kandidati duhet tė jetė i patėmetė, i martuar vetėm njė herė, fėmijėt t’i ketė besimtarė qė nuk pėrfliten pėr sjellje tė shfrenuar dhe pėr padėgjesė. 7 Sepse, mbikėqyrėsi, si mbarėshtues i Hyjit, duhet tė jetė i patėmetė: jo i vrazhdė, jo idhnak, jo pijanec, jo arrogant, jo lakmues i fitesės sė ndytė, 8 por mikpritės, qė e do tė mirėn, i urtė, i drejtė, i shenjtė, zotėrues i vetvetes, 9 i thelluar nė fjalėn e vėrtetė tė mėsimit, qė tė jetė i zoti tė japė zemėr nė mėsimin e shėndoshė dhe t’ua mbushė mendjen kundėrshtarėve.

10 Vėrtet, ka shumė prej atyre qė nuk nėnshtrohen, qė flasin shumė dhe gėnjejnė – sidomos ata qė vijėn nga rrethprerja. 11 Atyre duhet t’u mbyllet goja, sepse tė tillėt pėshtjellojnė familje tė tėra duke mėsuar ēka nuk duhet dhe kėtė e bėjnė me qėllim tė fitimit tė ndytė.

12 Dikush prej tyre, njė profet i tyre, tha:

»Kretasi gjithmonė rrenacakė,

egėrsira tė kėqija, barqe pėrtace!«

13 Kjo dėshmi ėshtė e vėrtetė. Kėndej edhe qortoji me ashpėrsi, qė ta kenė fenė e shėndoshė 14 dhe tė mos i dėgjojnė pėrrallat e judenjve as urdhrat e njerėzve qė e pėrbuzin tė vėrtetėn.

15 Gjithēka ėshtė e pastėr pėr ata qė janė tė pastėr; kurse pėr tė ndytėt dhe pėr ata qė nuk besojnė, s’ka gjė tė pastėr, por i kanė tė ndyta mendtė dhe ndėrgjegjen. 16 Pohojnė se Hyjin e njohin, por me vepra e mohojnė – janė tė ndytė, kryekėcyer dhe tė papėrshtatshėm pėr ēdo vepėr tė mirė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Titit > Veprimi i Titit nė Kretė