Kapitujt

Zbulesa: 15. Engjėjt me plagėt e fundit

15

1 Pastaj pashė nė qiell njė tjetėr shenjė, tė madhe dhe tė mrekullueshme: shtatė engjėj me shtatė plagėt e fundit, sepse me to do tė marrė fund zemėrimi i Hyjit.

2 Pashė gjithashtu diēka si det qelqi tė pėrzier me zjarr.

Nė kėmbė, nė detin qelqor, qėndronin ata qė ngadhėnjyen mbi Egėrsirėn, mbi truporen e saj dhe mbi numrin e emrit tė saj. Ngadhėnjyesit mbanin nė dorė harpat e Hyjit.

3 Kėndonin kėngėn e Moisiut, shėrbėtorit tė Hyjit, dhe kėngėn e Qengjit: »Tė mėdha dhe tė madhėrueshme janė veprat e tua, o Zot, Hyj, o i Gjithėpushtetshėm! Tė drejta dhe tė vėrteta janė udhėt e tua, o Mbreti i popujve!

4 Kush tė mos tė tė druajė ty, o Zot, dhe kush tė mos e lavdėrojė Emrin tėnd?!

Ti i vetmi, je Shenjti! Tė gjitha kombet do tė vijnė dhe do tė adhurojnė para Teje, sepse Gjyqet e tua u dėftuan tė drejta!«

5 E atėherė pashė: U hap tempulli i Tendės sė Dėshmisė nė qiell!

6 Prej tempullit dolėn shtatė engjėjt qė mbanin shtatė plagėt: ishin tė veshur me li tė pastėr dhe tė shndritshėm, tė ngjeshur pėrreth parzmės me brez ari.

7 Njėra nga katėr Gjallesat u dha shtatė engjėjve shtatė gota ari tė mbushura me hidhėrimin e Hyjit qė jeton nė shekuj tė shekujve.

8 Tempulli u mbush me tymin e Lavdisė sė Hyjit dhe tė pushtetit tė tij, dhe askush s’mund tė hynte nė tempull derisa tė merrnin fund shtatė plagėt e shtatė engjėjve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Engjėjt me plagėt e fundit