Kapitujt

Zbulesa: 14. Qengji dhe 144. 000

14

1 Pastaj pashė: Qengji qėndronte mbi malin Sion e me Tė njėqind e dyzet e katėr mijė qė mbanin tė shkruar mbi ballin e vet Emrin e tij dhe Emrin e Atit tė tij.

2 Dėgjova njė zė qė vinte nga qielli porsi ushtima e ujėrave tė mėdha dhe si gjėma e bumullimės sė madhe. Zėri qė dėgjova ishte porsi zėri i harpėtarėve qė u bien harpave tė veta.

3 Kėndonin [si] njė kėngė tė re para fronit, para katėr Gjallesave dhe para udhėheqėsve. Askush s’mund ta mėsonte atė kėngė pėrveē atyre njėqind e dyzet e katėr mijė tė shpėrblyerve nga toka.

4 Kėta janė ata qė nuk u pėrlyen me gra: vėrtet janė tė virgjėr!

Kėta e shoqėrojnė Qengjin kudo shkon. Ndėr njerėz kėta qenė shpėrblyer si fryti i parė pėr Hyjin dhe Qengjin.

5 Nė gojėn e tyre nuk u gjet gėnjeshtėr: janė tė patėmetė.

Mesazhi i tre engjėjve

6 Atėherė pashė njė engjėll tjetėr qė po fluturonte pėrmes qiellit.

Kishte pėr t’u kumtuar Ungjillin e amshuar banorėve tė tokės: tė ēdo kombi, tė ēdo fisi, tė ēdo gjuhe dhe tė ēdo populli.

7 Ai thoshte me zė tė madh: »Druajeni Hyjin dhe jepini Atij lavdi, sepse arriti ora e Gjyqit tė tij! Adhurojeni Krijuesin e qiellit e tė tokės, tė detit dhe tė buriveve tė ujėrave!«

8 Pastaj e ndoqi njė tjetėr engjėll duke thėnė: »Ra, ra Babilonia e madhe, qė i dehu mbarė kombet me verėn e zemėrimit dhe tė lavirėsisė sė vet!«

9 Njė tjetėr engjėll - i treti - i ndoqi ata e bėrtiste me zė tė madh: »Kushdo e adhuron Egėrsirėn dhe truporen e saj dhe e merr vulėn nė ballė apo nė dorė, 10 do tė pijė verėn e zemėrimit tė Hyjit tė pazbutur, tė ndikuar nė gotėn e zemėrimit tė tij dhe do tė hidhet nė mundime nė zjarr dhe nė sulfur ndėr sy tė engjėjve tė shenjtė dhe tė Qengjit.

11 Tymi i mundimeve tė tyre nuk do tė pushojė sė ngrituri nė shekuj tė shekujve, dhe nuk kanė pushim as ditė as natė ata qė e adhurojnė Egėrsirėn dhe truporen e saj dhe kushdo e merr vulėn e emrit tė saj.

12 Nė kėtė gjė themelohet qėndresa e shenjtėrve qė i mbajnė urdhėrimet e Hyjit dhe fenė e Jezusit«.

13 Dėgjova edhe njė zė nga qielli qė thoshte: »Shkruaj! Qė tani, tė lumėt ata qė vdesin nė Zotin! Po - thotė Shpirti Shenjt - le tė pushojnė prej mundit tė tyre!

Sepse i shoqėrojnė veprat e tyre!«

Tė korrat e tokės

14 Atėherė pata kėtė vegim: Njė re e bardhė dhe mbi re rrinte Dikush si Biri i njeriut. Nė kokė kishte njė kezė ari e nė dorė njė drapėr tė mprehtė.

15 Ndėrkaq nga tempulli doli njė engjėll tjetėr dhe me zė tė fortė i thėrriste Atij qė rri mbi re: »Godit me drapėr dhe korr! Sepse erdhi koha e tė korrave: tė korrat e tokės u poqėn!«

16 Atėherė Ai qė rrinte mbi re e hodhi draprin e vet mbi tokė dhe toka u korr.

17 Po edhe njė tjetėr engjėll doli nga tempulli i qiellit.

Edhe ai kishte njė drapėr tė mprehtė.

18 Pastaj edhe nga lteri doli njė tjetėr engjėll. Ky kishte pushtet mbi zjarrin dhe i bėrtiti me zė tė madh atij qė kishte draprin e mprehtė: »Godit me drapėr tėnd tė mprehtė dhe vjeli vilet nė vreshtin e tokės, sepse rrushi u poq!«

19 Engjėlli e hodhi draprin e vet nė tokė dhe voli vreshtin e tokės. Tė vjelat i qiti nė vozgėn e madhe tė zemėrimit tė Hyjit.

20 Rrushi nė vozgė qe shtrydhur pėrjashta qytetit e nga vozga rrodhi gjaku deri nė fre tė kuajve, njė mijė e gjashtėqind stadje rreth e rreth.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Qengji dhe 144. 000