Kapitujt

Luka: 1. Kushtimi Teofilit

1

1 Pasi shumė vetė ndėrmorėn tė rendisin tregimin mbi ngjarjet qė ndodhėn nė mesin tonė ‑ 2 ashtu siē na i lanė ata qė i panė me sytė e vet qė nė fillim dhe u bėnė mbarėshtues tė Fjalės ‑ 3 e, pasi i shqyrtova hollėsisht tė gjitha qė prej fillimit, vendosa t’i shkruaj pėr ty, i pėrndritshmi Teofil, tė gjitha me radhė, 4 qė tė jesh i sigurt pėr palėkundshmėrinė e mėsimeve qė more.

Paralajmėrimi i lindjes sė Gjon Pagėzuesit

5 Nė kohėn e Herodit, mbretit tė Judesė, ishte njė prift me emrin Zakari, i rendit tė Abisė. Gruaja e tij ishte prej bijave tė Aronit dhe emrin e kishte Elizabetė. 6 Tė dy ishin tė drejtė para Hyjit, sepse u pėrmbaheshin pikė pėr pikė tė gjitha urdhėrimeve e porosive tė Zotit. 7 Por nuk kishin fėmijė, sepse Elizabeta ishte beronjė e tė dy ishin tė shtyrė nė moshė.

8 Dhe njė herė, kur Zakaria, sipas rendit tė klasės sė vet, po kryente shėrbesėn priftėrore para Hyjit 9 sipas rregullores sė priftėrisė, i ra shorti tė hyjė nė Shenjtėrore tė Zotit pėr tė kushtuar kemin. 10 Nė kohėn e flisė sė kemimit, mbarė populli rrinte pėrjashta e lutej. 11 Atėherė iu duk engjėlli i Zotit: qėndronte nė tė djathtėn e lterit tė kemimit. 12 Zakaria, kur e pa, u tremb dhe e kapi frika. 13 Por engjėlli i tha:

“Mos u tremb, Zakari! Lutja jote u pranua dhe Elizabeta, gruaja jote, do tė lindė njė djalė. Ti ngjitja emrin Gjon. 14 Do tė gėzohesh e do tė galdosh, po edhe shumė tė tjerė do t’i gėzohen lindjes sė tij. 15 Sepse do tė jetė i madh para Zotit. Nuk do tė pijė verė as pije dehėse dhe do tė jetė plot me Shpirtin Shenjt qė nė kraharorin e s’ėmės. 16 Shumė bij tė Izraelit do t’i kthejė kah Zoti, Hyji i tyre. 17 Do tė shkojė para tij me frymė e me fuqi tė Elisė, ‘pėr tė kthyer zemrat e etėrve kah fėmijėt’, e tė padėgjueshmit nė urtinė e tė drejtėve qė t’i bėjė gati Zotit njė popull tė gatshėm.”

18 Atėherė Zakaria i tha engjėllit:

“Si mund tė jem i sigurt pėr kėtė gjė? Unė jam i vjetėr e gruan e kam nė moshė tė shkuar.”

19 Engjėlli iu pėrgjigj:

“Unė jam Gabrieli qė rri para Hyjit. Ai mė dėrgoi tė flas me ty e ta sjell kėtė lajm tė gėzueshėm. 20 Dhe, ja, ti do tė mbetėsh i pagojė dhe nuk do tė mund tė flasėsh deri atė ditė kur kėto tė plotėsohen, sepse nuk u besove fjalėve tė mia, tė cilat patjetėr do tė plotėsohen kur tė vijė koha.”

21 Ndėrkaq populli e priste Zakarinė dhe habitej pse vonoi aq shumė nė Shenjtėrore. 22 Kur doli, nuk mundi tė flasė. Njerėzit e morėn me mend se do tė ketė pasur nė Shenjtėrore ndonjė vegim. Ai mundohej t’u tregojė me shenja, e mbeti i pagojė.

23 Kur u kryen ditėt e shėrbesės sė tij, u kthye nė shtėpinė e vet. 24 Pas kėsaj kohe Elizabeta, gruaja e tij, mbeti shtatzėnė. Pesė muaj u fsheh e thoshte:

25 “Ja, ēka bėri Zoti pėr mua: nė kėto ditė u denjua tė ma heqė turpin qė kisha para njerėzve!”

Lajmėrimi i lindjes sė Jezusit

26 Nė tė gjashtin muaj, Hyji e dėrgoi engjėllin Gabriel nė njė qytet tė Galilesė, qė quhet Nazaret, 27 te njė virgjėr, qė ishte e fejuar me njė njeri, qė quhej Jozef, prej fisit tė Davidit. Virgjėra quhej Mari.

28 Engjėlli hyri tek ajo dhe i tha:

“Tė falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

29 Kjo fjalė e shqetėsoi Marinė dhe zuri tė mendojė: ē’do tė thotė kjo pėrshėndetje.

30 Por engjėlli i tha:

“Mos ki frikė, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!

31 Ja, do tė mbetesh shtatzėnė e do tė nxjerrėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do tė jetė i madh dhe do tė quhet Biri i Hyjit tejet tė lartė. Zoti Hyj do t’ia japė fronin e Davidit, atit tė tij. 33 Ai do tė mbretėrojė pėrgjithmonė mbi shtėpinė e Jakobit dhe mbretėria e tij s’do tė ketė mbarim.”

34 Atėherė Maria i tha engjėllit:

“Si do tė mund tė ndodhė kjo, ndėrsa unė jam virgjėr?”

35 Engjėlli iu pėrgjigj:

“Shpirti Shenjt do tė zbresė nė ty e fuqia e Hyjit tė tejetlartė do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj ky Fėmijė do tė jetė i shenjtė ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushėrira jote, edhe ajo, nė pleqėrinė e saj, pret t’i lindė djali. Ajo qė mbahet beronjė, ėshtė nė tė gjashtin muaj. 37 Vėrtet, s’ka gjė tė pamundshme pėr Hyjin!”

38 Atėherė Maria tha:

“Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siē the ti!”

Atėherė engjėlli u largua prej pranisė sė saj.

Maria i shkon nė pasi Elizabetės

39 Ndėr ato ditė Maria u nis me nxitim pėr krahinėn malore nė njė qytet tė Judės. 40 Ajo hyri nė shtėpinė e Zakarisė dhe e pėrshėndeti Elizabetėn.

41 Tashti, Elizabetės, posa e dėgjoi pėrshėndetjen e Marisė, i kėrceu foshnja nė kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt 42 dhe brohoriti me zė tė lartė:

“Je mė e bekuar se tė gjitha gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i kraharorit tėnd! 43 Dhe, nga e pata fatin tė vijė tek unė Nėna e Zotit tim?! 44 Ja, qė, posa zėri i pėrshėndetjes sate arriti nė veshėt e mi, foshnja prej hareje kėrceu nė kraharorin tim. 45 E lumja ti qė besove se do tė plotėsohet ēka tė qe thėnė prej Zotit!”

Himni i Marisė

46 Atėherė Maria tha:

“Shpirti im e madhėron Zotin,

47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shėlbuesit tim,

48 sepse shikoi me pėlqim mbi shėrbėtoren e vet tė pėrvuajtur:

ja, qė tani tė gjitha breznitė do tė mė quajnė tė lumtur,

49 sepse punė tė mėdha bėri pėr mua Hyji i gjithėpushtetshėm

‑ i shenjtė ėshtė Emri i tij!

50 Mėshira e tij brezni mė brezni

pėr ata qė e druajnė.

51 E tregoi fuqinė e krahut tė vet:

i hodhi poshtė qėllimet e krenarėve,

52 i rrėzoi princat prej froneve tė tyre

e i lartėsoi tė pėrvuajturit.

53 Me tė mira i mbushi ata qė s’kishin ē’tė hanė

e tė pasurit i nisi duarthatė.

54 I ndihmoi Izraelit, shėrbėtorit tė vet,

duke e sjellė nė mend mėshirėn

55 ‑ si ua pati premtuar etėrve tanė ‑

nė tė mirėn e Abrahamit e tė pasardhėsve

tė tij nė amshim.”

56 Maria ndenji me Elizabetėn rreth tre muaj e atėherė u kthye nė shtėpinė e vet.

Lindja e Gjon Pagėzuesit

57 Elizabetės i erdhi koha tė lindė. Dhe ajo nxori nė dritė njė djalė. 58 Kur fqinjėt e farefisi i saj dėgjuan se Zoti e tregoi mirėsinė e vet tė madhe ndaj saj, u gėzuan me tė.

59 Tė tetėn ditė erdhėn pėr tė rrethprerė djalin. Donin ta quanin me emrin e tė atit ‑ Zakari, 60 por e ėma tha:

“Assesi, por le tė quhet Gjon!”

61 Ata iu pėrgjigjėn:

“Askush nė fisin tėnd nuk quhet me kėtė emėr.”

62 Atėherė me shenja e pyetėn tė atin ē’emėr donte t’i vinte. 63 Ai kėrkoi rrasėzėn e shkrimit dhe shkroi: “Gjon ėshtė emri i tij!” Tė gjithė u ēuditėn. 64 Po nė atė moment i erdhi goja dhe iu zhdėrvjellua gjuha: fliste dhe lėvdonte Hyjin.

65 Tė gjithė fqinjėt e tyre i kapi frikė e madhe. Edhe nė mbarė krahinėn malore tė Judesė flitej pėr kėto ngjarje. 66 Kushdo qė dėgjonte, thoshte nė zemrėn e vet: “Ēka thua do tė bėhet kjo foshnje?” Vėrtet, dora e Zotit ishte me tė.

Himni i Zakarisė

67 Atėherė Zakaria, i ati i tij, u mbush me Shpirtin Shenjt dhe profetizoi:

68 “Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit,

qė e pa dhe e shpėrbleu popullin e vet!

69 Ai e ngriti Shpėtimtarin tonė

nė shtėpinė e Davidit, shėrbėtorit tė vet,

70 sikurse premtoi kaherė me gojė tė profetėve tė tij tė shenjtė:

71 se do tė na shpėtojė prej armiqve tanė dhe prej dorės sė tė gjithė atyre qė na urrejnė;

72 se do tė bėjė mirėsinė qė ua premtoi etėrve tanė e do t’i bjerė nė mend Besėlidhja e tij e shenjtė

73 e betimi qė bėri nė tė mirėn e Abrahamit, atit tonė, se do tė na e bėjė tė mundshme 74 t’i shėrbejmė pa frikė,

tė ēliruar nga duart e armikut 75 nė shenjtėri e drejtėsi para tij pėr ēdo ditė tė jetės sonė.

76 E ti, o djalosh, do tė quhesh profet i tė Tejetlartit, sepse do tė shkosh pėrpara Zotit pėr t’ia pėrgatitur udhėt,

77 pėr ta vėnė nė dijeni popullin e tij se Hyji do ta

shėlbojė duke ia falur mėkatet e tij,

78 nė saje tė zemrės sė dashur tė Hyjit tonė

qė do tė na e dėrgojė nė pasi prej qiellit Diellin,

79 pėr tė shndėritur ata qė gjenden nė errėsirė dhe nė hijen e vdekjes,

pėr t’i drejtuar hapat tanė nė udhėn e paqes.”

80 Ndėrkaq foshnja rritej e zhvillohej shpirtėrisht.

Jetoi nė shkretėtirė deri atė ditė, kur iu dėftua ballafaqe Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Kushtimi Teofilit