Kapitujt

Zbulesa: 21. Qielli i ri dhe toka e re

21

Atėherė pashė njė qiell tė ri e njė tokė tė re, sepse qielli i parė dhe toka e parė u zhdukėn, as deti nuk ėshtė mė.

2 Pashė edhe qytetin e shenjtė - Jerusalemin e ri: zbriste nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e pėrgatitur pėr fatin e vet.

3 Atėherė dėgjova njė zė tė fortė qė vinte nga froni:

»Ja Tenda e Hyjit me njerėz! 

Hyji do tė banojė me njerėz!

Ata do tė jenė populli i tij, kurse Ati, vetė Hyji, do tė jetė me ta [Hyji i tyre]«.

4 Ai do tė fshijė ēdo lot nga sytė e tyre. As Vdekja mė s’do tė jetė, as vaj, as ofshamė, as dhimbje mė s’do tė ketė, [sepse] bota e mėparshme mori fund.

5 Atėherė Ai qė rri mbi fron tha: »Ja, unė i bėj tė reja tė gjitha gjėrat!«.

Dhe shtoi: »Shkruaj! Kėto fjalė janė tė besueshme dhe tė vėrteta!«

6 Pastaj mė tha: »U bėnė! Unė jam Alfa dhe Omega! Fillimi dhe Mbarimi! Atij qė ka etje unė do t’i jap falas nga burimi i jetės.

7 Ngadhėnjyesi do t’i trashėgojė kėto edhe unė do tė jem Hyji i tij e ai biri im.

8 Kurse frikacakėt, tė pafetė dhe tė ndytėt, vrastarėt e fėlligėshtarėt, shortarėt dhe idhujtarėt dhe tė gjithė rrenacakėt trashėgimin e kanė nė liqenin qė digjet me zjarr dhe me sulfur«.

Kjo ėshtė vdekja e dytė.

Jerusalemi i ri

9 Atėherė u afrua njėri nga shtatė engjėjt qė mbanin shtatė gotat plot me shtatė plagėt e fundit dhe mė tha:

»Eja, do tė ta tregoj tė fejuarėn, Gruan e Qengjit!«

10 Mė kaloi nė shpirt nė majė tė njė mali tė lartė dhe ma tregoi qytetin e shenjtė, Jerusalemin: po zbriste nga qielli, prej Hyjit!

11 Shkėlqente nga Lavdia e Hyjit: i shndritshėm porsi guri i paēmueshėm, porsi guri jaspis, kristalor.

12 Rreth e rreth me mure tė mėdha e tė larta; kishte dymbėdhjetė dyer e nė dyer dymbėdhjetė engjėj dhe tė shkruar emrat e dymbėdhjetė fiseve tė bijve tė Izraelit.

13 Nė lindje tri dyer, nė veri tri dyer, nė jug tri dyer e nė perėndim tri dyer.

14 Muret e qytetit kishin dymbėdhjetė themele e mbi to dymbėdhjetė emrat e dymbėdhejtė apostujve tė Qengjit. 15 Engjėlli qė fliste me mua kishte masėn - njė kallam ari - pėr tė matur qytetin, dyert e tij dhe muret e tij.

16 Qyteti ishte katror: gjatėsia e tij e barabartė me gjerėsinė. Qytetin e mati me kallam: dymbėdhjetė mijė stadje: gjatėsia, gjerėsia dhe lartėsia tė barabarta.

17 I mati edhe muret e tij: njėqind e dyzet e katėr kutė!

Engjėlli pėrdori masėn qė pėrdorin njerėzit.

18 Muret e qytetit janė tė ndėrtuara me jaspis, kurse vetė qyteti me ar tė pastėr qė i pėrngjan qelqit tė pastėr.

19 Themelet e qytetit janė tė stolisura me ēdo lloj margaritari: themeli i parė prej jaspisit, i dyti prej safirit, i treti prej kalcedonit, i katėrti prej smaragdit, 20 i pesti prej sardoniksit, i gjashti prej sardit, i shtati prej krizolitit, i teti prej berilit, i nėnti prej topazit, i dhjeti prej krizoprazit, i njėmbėdhjeti prej hiacintit, i dymbėdhjeti prej ametistit.

21 Dymbėdhjetė dyert - dymbėdhjetė margaritarė: secila derė ishte prej njė margaritari tė vetėm.

Sheshi i qytetit - ar i kulluar, i tejdukshėm porsi kristali.

22 Nė qytet tempull nuk pashė: sepse tempulli i tij ėshtė Zoti, Hyji, i Gjithėpushtetshmi edhe Qengji.

23 Qyteti s’ka nevojė pėr diell as pėr hėnė pėr t’u ndriēuar, sepse ndriēon Lavdia e Hyjit, kurse llamba e tij ėshtė Qengji.

24 Popujt do tė ecin nė dritėn e tij e mbretėrit e dheut nė tė do ta sjellin lavdinė e vet.

25 Dyert e tij nuk do tė mbyllen ditėn - natė aty mė nuk do tė ketė!

26 Nė tė do tė sillet nderi dhe lavdia e popujve.

27 Nė tė s’do tė hyjė asgjė qė nuk ėshtė e pastėr, as ai qė bėn punė tė liga ose gėnjen; por vetėm ata qė janė tė shkruar nė librin e Jetės sė Qengjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Qielli i ri dhe toka e re