Kapitujt

2 e Pjetrit: 1. Thirrja dhe zgjedhja e tė krishterit

1

1 Simon Pjetri, shėrbėtori dhe apostulli i Jezu Krishtit, atyre qė, me anė tė drejtėsisė sė Hyjit tonė dhe Jezu Krishtit Shėlbues, e fituan tė njėjtėn fe tė ēmueshme sikurse edhe ne:

2 Paēi hir dhe paqe tė plotė me anė tė njohjes sė Hyjit dhe tė Jezusit, Zotit tonė.

Thirrja dhe zgjedhja e tė krishterit

3 Vėrtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithēka na nevojitet pėr jetė dhe pėr pėrshpirtėri me anė tė njohjes sė Atij qė na grishi nė saje tė lavdisė dhe tė forcės sė vet. 4 Bashkė me to na u dhuruan premtimet mė tė ēmueshme dhe mė tė mėdha qė me anė tė tyre tė bėheni pjesėtarė tė natyrės hyjnore duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmimit.

5 Pėr kėtė arsye pėrqendroni tė gjitha forcat tuaja qė t’ia shtoni fesė virytin, virtytit dijen, 6 dijes pėrkormėrinė, pėrkormėrisė qėndresėn, qėndresės pėrshpirtėrinė, 7 pėrshpirtėrisė dashurinė vėllazėrore, dashurisė vėllazėrore dashurinė qė pėrfshin gjithkėnd. 8 Sepse kėto cilėsi, nėse i keni dhe nėse pėrparoni nė to, nuk ju lėnė tė papunė as tė pafrytė nė njohjen e Zotit tonė Jezu Krishtit. 9 Kurse ai qė nuk i ka kėto virtyte, ėshtė i verbėr, dritėshkurtėr; ka harruar se u pastrua prej mėkateve tė veta tė mėparshme. 10 Prandaj, o vėllezėr, mundohuni ta pėrforconi pėrherė e mė tepėr thirrjen dhe zgjedhjen tuaj: nėse bėni kėshtu, kurrė nuk do tė bini nė mėkat. 11 Kėshtu, vėrtet, do t’iu hapet plotėsisht hyrja nė Mbretėrinė e amshuar tė Zotit tonė, Jezu Krishtit.

12 Pėr kėtė arsye gjithherė do t’iu pėrkujtoj pėr kėto, edhe pse i dini dhe qėndroni tė palėkundshėm nė tė vėrtetėn qė keni marrė. 13 Mendoj, pra, se ėshtė e drejtė, derisa tė jetoj nė kėtė trup, t’iu nxis me anė tė qortimit tė rrini zgjuar, 14 sepse e di se nuk do tė vonoj tė ndahem nga trupi im, siē mė vuri nė dijeni edhe vetė Zoti ynė Jezu Krishti. 15 Por vetė do tė kujdesohem qė edhe pas vdekjes sime t’jua mundėsoj t’i keni parasysh gjithmonė kėto mėsime.

Lavdia e Krishtit dhe fjala profetike

16 Sepse nuk ju shpallėm Fuqinė dhe Ardhjen e Zotit tonė Jezu Krishtit tė bazuar nė pėrralla tė trilluara, por pse e kemi parė me sytė tanė shkėlqimin e tij. 17 Sepse prej Hyjit Atė mori nder dhe lavdi, kur zėri qė vinte nga Lavdia e madhėrueshme, i tha: »Ky ėshtė Biri im, i Dashuri, nė tė cilin unė u kėnaqa«. 18 - zė tė cilin, tek zbriste nga qielli e dėgjuam edhe ne qė ishim bashkė me tė nė Malin e shenjtė.

19 Kėshtu u vėrtetua fjala e profetėve dhe bėni shumė mirė qė mbėshteteni nė tė si nė dritėn qė ndriēon nė vend tė errėt - derisa tė zbardhė dita e tė lindė Ylli i Dritės nė zemrat tuaja.

20 Para tė gjithash dijeni mirė kėtė: asnjė profeci qė gjendet nė Shkrim i Shenjtė nuk mund tė shpjegohet sipas trillit tė kujtdo, 21 sepse askurrė nuk ndodhi ndonjė profeci me vullnet tė njeriut, por njerėzit, tė frymėzuar prej Shpirtit Shenjt, folėn nga ana e Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Pjetrit > Thirrja dhe zgjedhja e tė krishterit