Kapitujt

Filipianėve: 1. Uratėt e Palit pėr filipianėt

1

1 Pali dhe Timoteu, shėrbėtorėt e Krishtit Jezus: tė gjithė shenjtėrve nė Krishtin Jezus qė janė nė Filipe me mbikqyrės dhe me diakonė:

2 paēi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonė, dhe prej Jezu Krishtit Zot.

Uratėt e Palit pėr filipianėt

3 Gjithmonė, sa herė mė bie ndėr mend pėr ju, falėnderoj Hyjin tim. 4 Gjithėherė e nė ēdo lutje qė bėj, lutem me gėzim pėr ju tė gjithė 5 pėr arsye tė pjesėmarrjes tuaj nė pėrhapjen e Ungjillit qė prejditės sė parė e deri tani. 6 Dhe jam plotėsisht i bindur se Ai qė nė ju e filloi veprėn e mirė, Ai edhe do ta kryejė deri nė Ditėn e Krishtit Jezus.

7 Dhe ėshtė e drejtė t’i kem kėto ndjenja pėr ju! Pėr tė vėrtetė, unė ju mbaj nė zemrėn time, sepse ju tė gjithė jeni pjesėtarėt e hirit tim nė prangat e mia, nė mbrojtjen e nė pėrforcimin e Ungjillit.

8 Po, Hyjin e kam dėshmitar se ju dua pa masė tė gjithėve me dashurinė e Jezu Krishtit! 9 Dhe ja, pėr ēka lutem: qė dashuria juaj tė shkojė duke u rritur pėrherė e mė fort nė njohuri e nė kuptim tė plotė, 10 qė tė mund tė dalloni ēka ėshtė mė e mirė, qė tė jeni tė pastėr si dielli dhe pa farė tė mete pėr Ditėn e Krishtit, 11 plot me fryt drejtėsie qė vjen nėpėr Jezu Krishtin ‑ pėr lavdi e nder tė Hyjit.

Krishti ėshtė jeta ime

12 Dėshiroj, vėllezėr, ta dini kėtė gjė: tė vėshtirat qė mė ndodhėn ndihmuan shumė mė tepėr nė pėrhapjen e Ungjillit, 13 sepse nė mbarė pretoriumin e gjithkund gjetiu u mor vesh se gjendem nė pranga pėr shkak tė Krishtit, 14 dhe shumica e vėllezėrve, e trimėruar nė Krishtin pėr shkak tė prangave tė mia, gjithnjė e mė tepėr merr guxim ta shpallė pa frikė fjalėn.

15 Njėmend disa e predikojnė Krishtin tė shtyrė prej smirės e prej rivalitetit, por disa tė tjerė prej qėllimit tė mirė. 16 Kėta veprojnė me dashuri. E dinė se unė gjendem kėtu pėr arsye tė mbrojtjes sė Ungjillit, 17 kurse ata e shpallin Krishtin tė shtyrė prej rivalitetit. Qėllimet e tyre nuk janė tė pastėrta: mendojnė se kėshtu do t’i bėjnė mė tė vėshtira prangat e mia. 18 Ani, ēka ndodh? asgjė tjetėr veēse predikohet Krishti, qoftė pėr qėllime tė tjera, qoftė me ēiltėri. Kėsaj gjėje i gėzohem dhe do t’i gėzohem! 19 Sepse e di se nė saje tė lutjeve tuaja dhe tė ndihmės sė Shpirtit tė Jezu Krishtit kjo do tė mė vlejė pėr shėlbim, 20 sikurse pres me dėshirė tė flaktė dhe shpresoj se nuk do tė turpėrohem pėr asgjė, porse me guximin tim tė plotė ‑ si gjithmonė ashtu edhe tani ‑ Krishti do tė madhėrohet nė trupin tim, si nė jetofsha si nė vdiqsha.

21 Vėrtet, pėr mua Krishti ėshtė jetė dhe vdekja fitesė! 22 Por nė qoftė se jeta nė trup mė mundėson njė veprimtari frytdhėnėse, ēka atėherė tė zgjedh? Nuk po di! 23 Jam ndėrdyshas: dėshiroj tė shkoj e tė jem me Krishtin, [sepse] kjo ėshtė gjė shumė, shumė mė e mirė, 24 por tė jetoj nė kėtė trup ėshtė mė e nevojshme pėr ju. 25 Pėr tani e di se do tė mbetem dhe do tė rri nė mesin tuaj pėr pėrparimin tuaj e nė gėzim tė fesė, 26 qė mburrja juaj pėr mua nė Jezu Krishtin tė shtohet, kur pėrsėri tė vij ndėr ju.

27 Ju veē, jetoni nė mėnyrė tė denjė tė Ungjillit tė Krishtit, qė ‑ kur tė vij e t’ju shoh, ose, larg prej jush ‑ kur tė dėgjoj pėr ju, tė ndiej se jeni tė qėndrueshėm nė njė shpirt dhe se, njė zemre, luftoni tė gjithė sė bashku pėr fenė e Ungjillit 28 pa farė frike tė armikut. Kjo gjė ėshtė shenja paralajmėruese e dėnimit tė tyre dhe e shėlbimit tuaj: dhe kjo vjen prej anės sė Hyjit. 29 Sepse juve Hyji ju dha hirin t’i shėrbeni Krishtit jo vetėm duke besuar nė Tė, por edhe duke pėsuar pėr Tė, 30 duke bėrė po tė njėjtėn luftė qė patė se bėra unė dhe qė dėgjoni se e bėj edhe tani.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Filipianėve > Uratėt e Palit pėr filipianėt