Kapitujt

2 e Timoteut: 1. Falėnderim Hyjit

1

1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus pėr vullnet tė Hyjit i dėrguar pėr tė shpallur jetėn e premtuar qė ėshtė nė Krishtin Jezus: 2 Timoteut, birit tė dashur: hir, mėshirė, paqe prej Hyjit Atė dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonė.

Falėnderim Hyjit

3 E falėnderoj Hyjin, tė cilit i shėrbej, sikurse edhe tė parėt e mi, me ndėrgjegje tė pastėr, ndėrsa pa pushim tė kujtoj nė lutja tė mia natė e ditė. 4 Dhe, kur mė bien nė mend lotėt e tu, mė kap njė dėshirė e madhe tė tė shoh ty qė tė mbushem me gėzim. 5 Kujtoj fenė e ēiltėr qė ėshtė nė ty, qė mė parė ishte nė gjyshen tėnde Loidėn dhe nė nėnėn tėnde Eunikėn dhe jam i bindur se banon edhe nė ty.

6 Kėndej tė pėrkujtoj ta ringjallėsh dhuratėn e hirit tė Hyjit qė ėshtė nė ty nė saje tė vėnies sė duarve tė mia. 7 Sepse Hyji nuk na e ka dhėnė shpirtin e frikės, por pėrkundrazi, shpirtin e virtytit, tė dashurisė dhe tė urtisė. 8 Prandaj mos tė tė vijė turp ta dėshmosh Zotin tonė, as mua tė burgosurin e tij, por hiq keq bashkė me mua pėr Ungjill duke u mbėshtetur nė fuqinė e Hyjit, 9 i cili na shėlboi dhe na grishi me thirrje tė shenjtė – jo nė saje tė veprave tona, por nė saje tė vullnetit tė vet dhe tė hirit, qė na u dha qė prejamshimit nė Jezu Krishtin 10 dhe u dėftua tani me Ardhjen e Shėlbuesit tonė Jezu Krishtit. Ky e asgjėsoi vdekjen dhe bėri tė shndrisė jeta dhe pavdekėsia me anė tė Ungjillit, 11 pėr tė cilin Hyji mė caktoi tė jem predikatar, apostull dhe mėsues.

12 Ja, pra, pėrse unė edhe i duroj kėto vuajtje! Por nuk mė vjen turp sepse e di se kujt i kam besuar dhe jam i sigurt se Ai ėshtė i zoti ta ruajė thesarin qė m’u besua deri nė atė Ditė.

13 Ki pėr normė fjalėt e shenjta qė i ke dėgjuar prej meje nė fe e nė dashuri qė ėshtė nė Krishtin Jezus. 14 Ruaje, me ndihmėn e Shpirtit Shenjt qė banon nė ne, thesarin e paēmueshėm tė fesė qė t’u besua.

15 Do tė kesh marrė vesh se nė Azi tė gjithė ikėn e mė lanė. Ndėr ta janė edhe Figeli dhe Hermogeni. 16 Hyji e pajistė me mėshirėn e vet familjen e Oneziforit sepse shpeshherė ma ka freskuar shpirtin dhe nuk ka pasur turp pėr prangat e mia. 17 Pėrkundrazi, kur erdhi nė Romė, mė kėrkoi me kujdes dhe mė gjeti – 18 ia dhėntė Zoti fatin tė gjejė mėshirėn hyjnore nė Ditėn e Gjyqit! Por edhe sa shėrbimet m’i bėri nė Efes, ti i di mė mirė se askush!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Timoteut > Falėnderim Hyjit