Kapitujt

1 e Korintasve: 1. Pėrshėndetje dhe falėnderim

1

1 Pali, pėr vullnet tė Hyjit, i grishur tė jetė apostull i Krishtit Jezus, edhe vėlla Sosteni,

2 Kishės sė Hyjit qė ėshtė nė Korint,

tė shenjtėruarve nė Krishtin Jezus,

tė grishurve tė jenė shenjtėr,

bashkė me tė gjithė ata, qė nė cilindo vend e thėrrasin Emrin e Zotit tonė, Jezu Krishtit,

Zotit tė tyre dhe tonė.

3 Paēi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonė, dhe prej Zotit Jezu Krisht!

4 Pėrherė i falem nderit Hyjit tim pėr ju qė ju dha hirin hyjnor me anė tė Krishtit Jezus, 5

sepse nė Krishtin ju u bėtė tė pasur me gjithēka ‑ nė ēdo fjalė e nė ēdo dije. 6

Kėshtu, aq u pėrforcua nė ju dėshmia e Krishtit, 7

sa qė nuk ju mungon asnjė dhuratė juve qė pritni Zbulimin e Zotit tonė Jezu Krishtit. 8

Por edhe Ai do t’ju forcojė deri nė fund qė tė jeni pa mungesa nė Ditėn e Zotit tonė Jezusit (Krisht). 9

Besnik ėshtė Hyji qė ju thirri nė shoqėrinė e Birit tė vet, Jezu Krishtit, Zotit tonė.

Pėrēarjet nė kishėn e Korintit

10 Ju pėrbej, o vėllezėr, pashė Emrin e Zotit tonė Jezu Krishtit: jini tė gjithė njė mendimi e tė mos ketė pėrēarje ndėr ju, por tė jeni nė pėrkim tė plotė me ndjenja e nė mendime. 11 Sepse, o vėllezėr, njerėzit e Klojes mė lajmėruan se mes jush ka grindje.

12 Ja, ku e kam fjalėn: secili prej jush thotė:

“Unė jam i Palit!”

“Unė i Apolit!”

“Unė i Kefės!”

“Unė jam i Krishtit!”

13 Vallė, a qenka Krishti i ndarė? A mos u kryqėzua Pali pėr ju? Apo u pagėzuat nė emėr tė Palit? 14

E falėnderoj Hyjin qė, me pėrjashtim tė Krispit e tė Gajit, nuk pagėzova asnjė ndėr ju, 15

qė askush tė mos mund tė thotė se u pagėzuat nė emėr tim. 16 E po, paskam pasė pagėzuar edhe familjen e Stefanės! Me sa mė kujtohet, nuk kam pagėzuar tė tjerė. 17

Sepse Krishti nuk mė dėrgoi tė pagėzoj, por tė predikoj Ungjillin, madje ta predikoj, jo me dituri fjale, qė tė mos i humbė fuqia kryqit tė Krishtit.

Krishti, fuqia dhe urtia e Hyjit

18 E njėmend, predikimi pėr kryqin, pėr ata qė dėnohen, ėshtė marri, kurse, pėr ne tė shėlbuarit, ėshtė fuqia e Hyjit. 19 Sepse ėshtė nė Shkrim i shenjtė:

‘Do ta asgjėsoj dijen e tė dijshėmve,

do ta bėj tė kotė urtinė e tė urtėve.’

20 Ku ėshtė i dijshmi? Ku ėshtė mėsuesi i Ligjit? Ku ėshtė shqyrtuesi i kėsaj bote? Pse, a nuk e bėri Hyji marri urtinė e botės? 21 Pėr tė vėrtetė, pasi bota me urtinė e vet nuk e njohu Hyjin me anė tė dijes sė zbuluar prej Hyjit, i pėlqeu Hyjit, me marrinė e predikimit t’i shėlbojė besimtarėt. 22

E, ndėrsa hebrenjtė kėrkojnė mrekulli e grekėt lypin urti, 23 ne predikojmė Krishtin e kryqėzuar ‑ pėr hebrenj skandal e pėr paganė marri, 24 kurse pėr tė grishurit ‑ si pėr hebrenj si pėr grekė ‑ Krishtin ‑ fuqinė e Hyjit dhe dijen e Hyjit. 25 Sepse, ēka nė Hyjin duket marri, ėshtė mė e dijshme se njerėzit e ēka nė Hyjin duket dobėsi, ėshtė mė e fuqishme se njerėzit.

26 Jo, po, vėllezėr, pleqėroni kush jeni ju qė e morėt thirrjen e Hyjit? S’ka ndėr ju shumė tė dijshėm pėr sy tė njerėzve, as shumė tė fuqishėm, as shumė bujarė! 27 Por, Hyji zgjodhi tė marrėt nė sy tė botės pėr t’i turpėruar tė menēurit dhe tė dobėtit nė sy tė botės i zgjodhi Hyji, pėr t’i turpėruar tė fortėt; 28 dhe jo bujarėt e botės e tė pėrbuzurit i zgjodhi Hyji, mu edhe ata qė nuk janė, qė t’i asgjėsojė ata qė janė, 29 nė mėnyrė qė asnjė njeri tė mos mburret para Hyjit. 30 Po, Ai bėri “qė ju tė jeni” nė Krishtin Jezus, i cili u bė pėr ne dije qė vjen prej Hyjit, drejtėsi, shenjtėrim dhe shpėrblim, 31 siē thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Kush mburret, le tė mburret nė Zotin.’

Predikimi mbi Krishtin e kryqėzuar

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Korintasve > Pėrshėndetje dhe falėnderim