Kapitujt

Zbulesa: 22. Ardhja e Krishtit

22

1 Ai ma tregoi lumin e ujit tė jetės: ishte i pastėr porsi kristali dhe buronte nga froni i Hyjit dhe i Qengjit.

2 Nė mes tė sheshit tė qytetit dhe tė dy krahėve tė lumit ishte pema e jetės qė jep fryt dymbėdhjetė herė nė vit: ēdo muaj jep frytin e vet, kurse gjethet e pemės janė barna shėrimi pėr popuj.

3 Mallkim mė s’do tė ketė. Nė tė do tė jetė froni i Hyjit dhe i Qengjit dhe shėrbėtorėt e Hyjit do ta adhurojnė Hyjin 4 dhe do ta shikojnė fytyrėn e tij. Emri i tij do tė jetė nė ballė tė tyre. 5 Nuk do tė ketė natė as drita e llambės mė nuk do tė duhet, as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do tė shndrisė mbi ta dhe ata do tė mbretėrojnė nė shekuj tė shekujve.

Ardhja e Krishtit

6 Atėherė mė tha:

»Kėto fjalė janė tė besueshme dhe tė vėrteta, sepse Zoti Hyj, frymėzuesi i profetėve, e dėrgoi engjėllin e vet qė t’iu tregojė shėrbėtorėve tė vet ēka duhet tė ndodhė sė shpejti«.

7 Dhe ja, po vij sė shpejti!

I lumi ai qė i mban fjalėt e profecisė sė kėtij libri!«

8 Unė, Gjoni, i dėgjova dhe i pashė kėto. Kur i dėgjova dhe i pashė, rashė pėrmbys para engjėllit qė m’i tregoi, pėr ta adhuruar. 9 Ai mė tha: »Assesi mos bėj ashtu! Edhe unė jam shėrbėtor si ti dhe si vėllezėrit e tu profetė edhe si ata qė i mbajnė fjalėt e kėtij libri. Hyjin adhuro!«

10 E mė tha:

»Mos i mbaj nė fshehtėsi fjalėt e profecisė sė kėtij libri, sepse - koha u afrua!

11 I padrejti, ani, le tė vazhdojė le tė bėjė padrejtėsi!

I ndyti, nė dashtė, le tė vazhdojė tė zhytet mė zi!

I drejti le tė vazhdojė tė bėjė drejtėsi!

Shenjti le tė vazhdojė tė shenjtėrohet gjithnjė!«

12 Ja, unė po vij sė shpejti! Edhe shpėrblimi im me mua, pėr tė shpėrblyer gjithkėnd sipas veprave tė tij!

13 Unė jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!

14 Tė lumėt ata qė i lajnė petkat e veta pėr tė pasur pjesė nė pemėn e Jetės pėr tė hyrė nėpėr dyer nė qytet!

15 Pėrjashta mbesin qentė, shortarėt, fėlligėshtarėt, idhujtarėt dhe tė gjithė ata qė e duan ose e vėnė nė zbatim gėnjeshtrėn.

16 Unė, Jezusi, e dėrgova engjėllin tim t’jua sjellė kėtė dėshmi kishave.

Unė jam rrėnja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshėm i mėngjesit!«

17 Shpirti Shenjt dhe Nusja thonė: »Eja!«

Edhe ai qė dėgjon le tė thotė: »Eja!«

Kush ėshtė etshėm, le tė vijė; kush do, le ta marrė ujin e jetės falas!

18 Unė i dėshmoj secilit qė i dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri: » Atij qė do t’i shtojė ndonjė gjė, Hyji do t’ia shtojė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.

19 Atij qė do ta heqė ndonjė fjalė nga ky libėr i profecisė, Hyji do t’ia heqė pjesėn nė pemėn e jetės dhe nė qytetin e shenjtė - tė pėrshkruar nė kėtė libėr«.

20 Ai qė i dėshmon kėto, thotė: »Po, po vij sė shpejti!« Amen! Eja, o Zot, Jezus!

21 Hiri i Jezusit Zot qoftė me tė gjithė! 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Ardhja e Krishtit