Kapitujt

1 e Pjetrit: 1. Shpresa jetėsore

1

1 Pjetri, apostulli i Jezu Krishtit, besimtarėve shtegtimtarė tė shpėrndarė nėpėr Pont, Galaci, Kapadoki, Azi dhe Bitini, tė zgjedhurve 2 nė saje tė Provanisė sė Hyjit Atė me shenjtėrimin e Shpirtit Shenjt pėr tė dėgjuar Jezu Krishtin dhe pėr tė pasur pjesė nė shpikjen e gjakut tė tij: paēi hir dhe paqe me begati!

Shpresa jetėsore

3 Qoftė bekuar Hyji, Ati i Zotit tonė Jezu Krishtit, i cili na rilindi me anė tė mėshirės sė vet tė madhe nė saje tė ngjalljes prej tė vdekurish tė Jezu Krishtit, pėr shpresėn jetėsore, 4 pėr trashėgim tė pashkatėrrueshėm, tė panjollė e tė pavyshkshėm qė e ruajti pėr ju nė qiell; 5 pėr ju qė jeni tė ruajtur me fuqinė e Hyjit nė saje tė fesė pėr shėlbimin qė ėshtė gati tė zbulohet nė kohėn e fundit.

6 Kėndej gėzoheni edhe pse, nė qoftė se duhet, pėr pak kohė jeni tė trishtuar pėr shkak tė provave tė ndryshme, 7 qė feja juaj e sprovuar - shumė mė e ēmueshme se ari i shkatėrrueshėm, qė edhe ai sprovohet nė zjarr - tė fitojė lėvdatė, nder dhe lavdi nė ditėn e Zbulesės sė Jezu Krishtit:

8 Atė e doni edhe pse nuk e patė, nė Atė besoni edhe pse ende nuk e shihni; dhe galdoni me gėzim tė patregueshėm dhe tė lavdishėm, 9 qė ia arritėt qėllimit tė fesė suaj: shėlbimit tė shpirtit.

10 Pėr kėtė shėlbim kanė vėzhguar dhe kanė shqyrtuar profetėt, tė cilėt e paralajmėronin hirin e caktuar pėr ju. 11 Shqyrtonin cila ishte koha dhe rrethanat, qė shėnonte Shpirti i Krishtit qė ishte nė ta, kur paralajmėronte mundimet qė do t’i vuante Krishti dhe lavditė qė do tė vinin pas mundiveve. 12 Atyre u qe zbuluar se, jo pėr ta, por pėr ju, u treguan ato qė tani juve u ungjillėzohen prej predikatarėve tuaj me anė tė Shpirtit Shenjt tė dėrguar prej qiellit, tė cilat edhe engjėjt dėshirojnė t’i vėzhgojnė.

Thirrje pėr njė jetė tė shenjtė

13 Prandaj, shpirtėrisht tė gatshėm, rrini zgjuar dhe nguleni tėrė shpresėn tuaj nė hirin qė ju sjell Zbulesa e Jezu Krishtit. 14 Porsi fėmijė tė dėgjueshėm, mos iu pėrshtatni dėshirave tė mėparshme, kur ishit nė padije, 15 por, siē ėshtė Shenjt Ai qė ju ka thirrur, ashtu edhe ju jini tė shenjtė nė tėrė jetėn tuaj. 16 Sepse shkruan: »Tė jeni tė shenjtė sikurse edhe unė jam i shenjtė«.

17 Nė qoftė, pra, se ju e quani atė Atė qė pa krahmbajtje gjykon gjithkėnd sipas veprave tė tij, kaloni kohėn e shtegtimit mbi tokė me frikėn e Zotit!

18 Dijeni mirė: nuk jeni shpėrblyer nga mėnyra e zbrazėt e jetės suaj tė trashėguar nga etėrit me ndonjė gjė tė shkatėrrueshėm - argjend apo ar, 19 por me gjak tė paēmueshėm tė Krishtit Qengjit tė patėmetė e tė panjollė.

20 Ai njėmend ishte i caktuar qė para krijimit tė rruzullit, por u dėftua nė kėto kohėt e fundit pėr arsye tuaj.

21 Nė saje tė tij ju besoni nė Hyjin qė e ngjalli nga tė vdekurit dhe i dha lavdi, kėshtu qė feja juaj dhe shpesa tė jenė nė Hyjin.

22 Pasi i pastruat shpirtrat tuaj duke e pasė dėgjuar tė vėrtetėn pėr t’u dashur sinqerisht si vėllezėr: doni njėri-tjetrin me gjithė shpirt dhe me dashuri tė vėrtetė, 23 sepse u rilindėt jo me farė qė prishet, por qė nuk merr mort kurrė: me fjalėn e Hyjit tė gjallė e tė amshuar. 24 Sepse: »Tė gjithė njerėzit janė si bari, dhe tėrė lavdia e tyre porsi lulja e fushės: Bari thahet e lulja vyshket, 25 kurse fjala e Zotit mbetet nė amshim«.

Tashti kjo fjalė ėshtė Ungjilli qė ju qe shpallur.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Pjetrit > Shpresa jetėsore