Kapitujt

Zbulesa: 9. Ai e ēeli grykėn e pusit tė Humnerės

9

1 Edhe engjėlli i pestė i ra trumbetės: pashė njė yll duke rėnė mbi tokė! Atij iu dorėzua ēelėsi i pusit tė Humnerės.

2 Ai e ēeli grykėn e pusit tė Humnerės, nga pusi doli tym porsi tym i njė furre tė madhe. Prej tymit tė pusit u errėsua dielli, gjthashtu edhe ajri.

3 Nga tymi dolėn mbi tokė karkaleca, dhe u qe dhėnė atyre zotėsia si e kanė akrepėt e tokės.

4 U qe ndaluar t’i bėjnė farė dėmi barit tė tokės, gjelbėrimeve e lėndėve , por tė dėmtojnė njerėzit qė nuk e kanė nė ballė vulėn e Hyjit.

5 U qe lejuar, jo t’i vrasin, por t’i mundojnė pėr pesė muaj; mundimi ėshtė porsi mundimi qė jep akrepi kur e ha njeriun.

6 Nė ato ditė njerėzit do ta lypin vdekjen e nuk do ta gjejnė.

Dhe tė dėshirojnė tė vdesin, por vdekja do tė largohet prej tyre.

7 Karkalecat ishin nė ngjasim tė kuajve tė pėrgatitur pėr luftim: nė kokė kishin si kurorė ari dhe fytyrat i kishin si njerėzit, 8 flokėt porsi flokėt e grave, dhėmbėt porsi tė luanėve.

9 Ishin tė ngjeshur pothuajse me hekur, ushtima e krahėve tė tyre si ushtima e karrocave tė luftės me shumė kuaj kur sulen nė luftim.

10 Bishti i tyre nė ngjasim tė akrepėve, me thimtha; nė bisht kishin fuqinė pėr tė munduar njerėzit gjatė pesė muajve.

11 Pėr mbret kishin engjėllin e Humnerės qė hebraisht quhet Abadon e greqisht Apolion.

12 »Vaj-i« i parė kaloi. Ja, po vijnė edhe dy »Vaje« tė tjera!

13 Edhe engjėlli i gjashtė i ra trumbetės: atėherė dėgjova njė zė qė po vinte nga brirėt e lterit tė artė qė ėshtė para Hyjit, 14 i cili i thoshte tė gjashtit engjėll qė kishte trumbetėn: »Zgjidhi katėr engjėjt qė janė tė lidhur nė Lumin e Madh, nė Eufrat!«

15 Dhe qenė zgjidhur katėr engjėjt qė ishin tė gatshėm pėr atė moment e pėr atė ditė, pėr atė muaj e vit, pėr tė vrarė njė tė tretėn e njerėzve.

16 Numri i togave tė kalorėsve - ua dėgjova numrin - ishte dyqind milionė!

17 Nė kėtė vegim m’u paraqitėn kuajt dhe kalorėsit: pancirat i kishin ngjyrė zjarri, vjollce dhe sulfuri. Kokat e kuajve, koka luanėsh, gojėt e tyre villnin zjarr, tym dhe sulfur.

18 Nga kėto tri plagė: zjarr, tym dhe sulfur, qė dilnin nga goja e tyre, sharroi njė e treta e njerėzve. 19 Sepse kuajt e kanė forcėn e tyre nė gojėn e tyre dhe bishtin e tyre: bishti i tyre u ngjan gjarpėrinjve: kanė kokė me tė cilėn dėmtojnė.

20 Megjithatė, njerėzit qė nuk u vranė nga kėto plagė, nuk u kthyen nga veprat e duarve tė veta; por vazhduan tė adhurojnė djajtė, idhujt e artė, tė argjendtė, tė bronztė, tė hekurt, tė drunjtė, qė nuk mund tė shohin, as tė dėgjojnė as tė ecin. 21 Nuk u kthyen nga vrasjet e veta, as nga shortitė e veta, as nga fėlligėshtitė e veta, as nga vjedhjet e veta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Ai e ēeli grykėn e pusit tė Humnerės