Kapitujt

Zbulesa: 4. Pamja e Madhėrisė hyjnore

4

1 Pastaj pashė: dhe ja, nė qiell njė derė e hapur! Edhe zėri qė e dėgjova mė parė, qė fliste me mua si zė trumbete, mė tha: »Hip kėtu dhe do tė tė tregoj ēka do tė ndodhė pas kėsaj!«

2 Menjėherė kalova nė vegim me anė tė Shpirtit Shenjt.

Dhe ja, nė qiell ishte froni dhe Dikush ndenjur nė fron.

3 Atij qė rrinte nė fron i shkėlqente fytyra nė pėrngjasim tė gurit tė paēmueshėm tė jaspisit dhe tė sardit.

Rreth e reth fronit ylberi qė i ngjante smaragdit.

4 Pėrreth fronit edhe njėzet e katėr frone tė tjera.

Mbi frone rrinin njėzet e katėr udhėheqės tė veshur me petka tė bardha e nė kokė kezat e arta.

5 Nga froni dilnin vetėtima, zėra dhe rrufe. Para fronit digjeshi shtatė vravashka tė ndezura, d. m. th. shtatė shpirtra tė Hyjit.

6 Pėrpara fronit diēka si det qelqi nė ngjasim tė kristalit.

Nė mes tė fronit dhe pėrreth fronit katėr Gjallesa plot me sy para dhe pas.

7 Gjallesa e parė i pėrngjante luanit,

Gjallesa e dytė i pėrngjante mėzatit,

Gjallesa e tretė kishte fytyrė njeriu dhe Gjallesa e katėrt ishte porsi shqiponja nė fluturim.

8 Kėta katėr Gjallesa kishin secila nga gjashtė krahė gjithkah pėrrreth dhe pėrbrenda ishin plot me sy.

Ata nuk pushonin ditė as natė duke shpallur:

»Shenjt! Shenjt!

Zoti, Hyji i Gjithėpushtetshėm.

Ai qė ishte, Ai qė ėshtė dhe Ai qė do tė vijė!«

9 Dhe sa herė qė Gjallesat i jepnin lavdi, nder dhe falėnderim Atij qė rri nė fron, tė Gjithėpushtetshmit tė shekujve, 10 njėzet e katėr udhėheqėsit bienin pėrmbys para Atij qė rri nė fron dhe adhuronin Atė qė jeton nė shekuj tė tė shekujve. Ata i ulnin para fronit kezat e veta duke thėnė:

11 »I denjė je, o Zot, Hyji ynė, tė marrėsh lavdinė, nderin dhe pushtetin, sepse ti krijove gjithēka dhe me vullnetin tėnd gjithēka u bė dhe u krijua!«

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Pamja e Madhėrisė hyjnore