Kapitujt

2 e Korintasve: 1. Adresa dhe pėrshėndetja

1

1 Pali, apostulli i Krishtit Jezus pėr vullnet tė Hyjit dhe vėllai Timote:

Kishės sė Hyjit qė ėshtė nė Korint dhe tė gjithė shenjtėrve qė janė nė mbarė Akajėn.

2 Paēi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonė, dhe prej Zotit Jezu Krisht.

Falėnderimi i Palit pėr kryqat

3 Qoftė bekuar Hyji, Ati i Zotit tonė Jezu Krishtit, Ati i mėshirshėm dhe Hyji qė jep ēdo ngushėllim. 4

Ai na ngushėllon nė tė gjitha vėshtirėsitė tona, qė edhe ne tė mund t’i ngushėllojmė tė gjithė ata qė gjenden nė vėshtirėsi, me atė ngushėllim, me tė cilin Hyji na ngushėllon ne. 5 Dhe, vėrtet, siē ndikohen pa masė nė ne mundimet e Krishtit, po ashtu, nėpėr Krishtin, edhe marrim ngushėllim pa masė tė madh. 6 Nėse ne jemi tė ngushtuar nga vėshtirėsitė, kjo ndodh pėr ngushėllimin e pėr shėlbimin tuaj. Nėse jemi tė ngushėlluar ‑ ėshtė pėr ngushėllimin tuaj ‑ i cili ju bėn tė zotėt t’i duroni edhe ju ato vuajtje, qė edhe ne i pėsojmė. 7 Kėshtu shpresa jonė lidhur me ju ėshtė e palėkundshme: sepse e dimė se, pasi jeni pjesėtarė nė vuajtje, do tė jeni edhe nė ngushėllim.

8 Pra, nuk dėshirojmė, o vėllezėr, tė mos e dini vėshtirėsinė qė na ndodhi nė Azi. Kemi qenė nė vėshtirėsi pėrtej masės ‑ pėrmbi fuqitė tona ‑ aq sa e humbėm edhe shpresėn se do tė mbetnim gjallė. 9 Por nė vetvete e pranuam vendimin e vdekjes, qė shpresa jonė tė mos themelohej mė nė ne, por vetėm nė Hyjin, qė ngjall tė vdekurit. 10 Ai na shpėtoi prej asaj vdekjeje dhe do tė na shpėtojė; nė Tė e kemi vėnė shpresėn, Ai edhe mė tutje do tė na shpėtojė. 11 Po edhe ju do tė na ndihmoni me lutje pėr ne qė kėshtu shumė njerėz ta falėnderojnė Hyjin pėr dhuratėn qė na u dha me ndėrmjetėsimin e shumė vetėve.

Pėrse Pali e shtyu vizitėn

12 Dhe ja, kjo ėshtė mburrja jonė: dėshmia e ndėrgjegjes sonė se sjellja jonė nė botė ‑ sidomos kundrejt jush ‑ ka qenė me shenjtėri dhe me ēiltėri qė vjen prej Hyjit e jo me dijeni njerėzore, por me hir tė Hyjit. 13 Vėrtet, ne nuk shkruajmė asgjė tjetėr, pėrveē kėtyre qė po lexoni e po kuptoni. Shpresoj se do tė na merrni vesh deri nė fund, 14 sikurse edhe na patėt marrė vesh deri diku: Ditėn e Zotit Jezus ne do tė jemi mburrja juaj sikurse edhe ju mburrja jonė.

15 Me kėtė mbushmendje bėra plan tė vij mė sė pari te ju e, qė ta keni hirin e dyfishtė, 16 prej jush tė kaloja nė Maqedoni e pėrsėri, nga Maqedonia, tė kthehesha te ju, qė ju tė mė pėrcillni pėr nė Jude. 17 Kur mora kėtė vendim, a thua ndoshta qeshė mendjelehtė? Ose, ēka synoj e synoj sipas mendimit njerėzor qė tė jetė nė mua: “Po, po” njėheri edhe: “Jo, jo”? 18 Hyjin e kam dėshmitar: fjala jonė dhėnė juve nuk ėshtė: Po, e jo! 19 Sepse, Biri i Hyjit, Jezu Krishti, tė cilin ne jua shpallėm ‑ unė, Silvani e Timoteu ‑ nuk ka qenė “Po e jo”, por nė Tė ishte “Po!” 20 Dhe, pėr tė vėrtetė, tė gjitha premtimet e Hyjit kanė gjetur nė tė “po”‑nė e vet, e prandaj nėpėr Tė edhe mund tė themi: “Amen”, nė nderė tė Hyjit. 21 Dhe Ai qė na forcon nė Krishtin, ne edhe ju dhe na shuguron me vaj tė shenjtė ėshtė Hyji. 22 Ai gjithashtu na vulosi dhe na e dha nė zemrat tona pengun ‑ Shpirtin Shenjt.

23 Unė e thėrras Hyjin pėr dėshmitar: pasha shpirtin nuk erdha nė Korint pėr arsye se desha t’ju kursej. 24 Ne nuk e pėrbuzim fenė tuaj, por jemi bashkėpunėtorė nė gėzimin tuaj, sepse, pėr sa i pėrket fesė, ju qėndroni mirė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Adresa dhe pėrshėndetja