Kapitujt

Zbulesa: 1. Zbulesa e Gjonit

1

1 Zbulesa e Jezu Krishtit, tė cilėn ia dha Hyji Atij pėr t’i vėnė nė dijeni shėrbėtorėt e vet lidhur me ato qė sė shpejti do tė ndodhin.

Ai bėri tė dihen duke ia dėrguar engjėllin e vet Gjonit, shėrbėtorit tė vet, 2 i cili dėshmon gjithēka ka parė ėshtė fjalė e Hyjit dhe dėshmi e Jezu Krishtit:

3 I lumi ai qė i lexon

edhe ata qė i dėgjojnė fjalėt e kėsaj profecie

dhe zbatojnė ato qė janė tė shkruara nė tė.

Sepse, koha e caktuar ėshtė afėr!

4 Gjoni, shtatė kishave qė janė nė Azi:

paēi hir dhe paqe

prej Atij qė ėshtė, qė ishte dhe qė po vjen

dhe prej shtatė shpirtrave qė janė para fronit tė Tij

5 dhe prej Jezu Krishtit, Dėshmitarit besnik, tė Parėlindurit ndėr tė vdekur, Sunduesit tė mbretėrve tė tokės!

Atij qė na do, qė na ēliroi nga mėkatet tona me gjakun e vet, 6 qė na bėri Mbretėri, priftėrinj pėr Hyjin, Atin e vet,

- Atij i qoftė lavdi dhe pushtet nė shekuj [tė shekujve].

Amen

7 Ja, po vjen me re

dhe do ta shohė ēdo sy

edhe ata qė e shporuan

dhe tė gjitha fiset e tokės do tė vajtojnė pėr shkak tė Tij.

Po! Amen!

8 Unė jam Alfa dhe Omega - thotė Zoti Hyj, - Ai qė ėshtė, qė ishte dhe qė po vjen, i Gjithėpushtetshmi.

Gjoni sheh Krishtin

9 Unė Gjoni, vėllai juaj dhe bashkė me ju pjesėtar nė vuajtje, nė mbretėri dhe nė qėndresė nė Jezusin: isha pėr shkak tė fjalės sė Hyjit dhe tė dėshmisė sė Jezusit nė ishullin qė quhet Patmos. 10 Njė ditė tė Diel pata vegim prej Shpirtit Shenjt dhe pas meje dėgjova njė zė tė madh, porsi zė trumbete, 11 qė mė thoshte: »Ēka po sheh, shkruaj nė libėr dhe dėrgojua shtatė kishave: nė Efes, nė Smimė, nė Pergam, nė Tiatirė, nė Sardė, nė Filadelfi dhe nė Laodice!«

12 U solla ta shoh zėrin qė po fliste me mua; si u ktheva, pashė shtatė shandanė tė artė 13 dhe nė mes tė shandanėve dikė si Birin e njeriut, tė veshur me petk tė gjatė dhe tė ngjeshur me brez ari rreth parzmės, 14 kokėn e tij dhe flokėt i kishte tė bardhė porsi leshi i bardhė, porsi bora e sytė e tij porsi flaka e zjarrit; 15 kėmbėt e tij ishin porsi bronzi i lėmuar, i skuqur nė furrė; zėri i tij porsi ushtima e ujėrave tė mėdha; 16 nė dorėn e djathtė mbante shtatė yje, nga goja e tij dilte njė shpatė dy tehesh, e mprehtė, fytyra e tij porsi dielli kur ndriēon me plot fuqinė e vet.

17 Kur e pashė, rashė para kėmbėve tė tij porsi i vdekur. Ai vuri mbi mua tė djathtėn e vet e tha: »Mos u tremb! Unė jam i Pari dhe i Fundit, 18 i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallė pėr shekuj tė shekujve dhe unė i kam ēelėsat e Vdekjes dhe tė Nėntokės!

19 Shkruaj, pra, ēka pe: ēka ėshtė dhe ēka do tė ndodhė mė vonė!

20 Lidhur me fshehtėsinė e shtatė yjeve qė i pe nė tė djathėn time dhe lidhur me shtatė shandanėt e artė: shtatė yjet janė engjėjt e shtatė kishave, kurse shtatė shandanėt janė shtatė kishat.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Zbulesa e Gjonit