Kapitujt

Galatasve: 1. Pėrshėndetje

1

1 Pali ‑ apostull, jo prej njerėzve as me anė tė ndonjė njeriu, por me anė tė Jezu Krishtit edhe tė Hyjit Atė, qė e ngjalli Jezusin prej tė vdekurve ‑ 2 dhe tė gjithė vėllezėrit qė janė me mua:

Kishave tė Galacisė.

3 Paēi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonė dhe prej Zotit Jezu Krisht, 4 i cili e flijoi vetveten pėr mėkatet tona pėr tė na shpėtuar nga shekulli i tashėm i keq, nė pėrkim me vullnetin e Hyjit, Atit tonė, 5 i cili qoftė lavdėruar nė shekuj tė shekujve! Amen.

Nuk ka veēse njė Ungjill

6 Fort po ēuditem qė kaq shpejt po e lini Atė, qė ju thirri nė hir [tė Krishtit], pėr tė kaluar nė njė Ungjill tjetėr. 7 E pra, Ungjill tjetėr nuk ka! Por po, ka asi njerėzish qė ju turbullojnė dhe qė duan ta shndėrrojnė Ungjillin e Krishtit. 8 Tashti, nė qoftė se edhe ne vetė ose edhe ndonjė engjėll prej qiellit ‑ ju predikon njė Ungjill tjetėr, tė ndryshėm nga ai, qė ju patėm predikuar ne ‑ qoftė mallkuar! 9 Siē ju thamė mė parė, po ju them edhe tani pėrsėri: nėse ndokush ju shpall njė ungjill tjetėr, tė ndryshėm nga ai, qė e pranuat ‑ qoftė mallkuar!

10 Pse, a mos ndoshta unė kėrkoj tė fitoj pėrkrahjen e njerėzve e jo tė Hyjit? A mos kėrkoj t’u pėlqej njerėzve? Po tė mundohesha ende t’u pėlqeja njerėzve, nuk do tė isha shėrbėtori i Krishtit.

Si u thirr Pali apostull

11 Tani, o vėllezėr, po ju vė nė dijeni: Ungjilli qė ju kam predikuar, nuk ėshtė vepėr njerėzish; 12 sepse atė as nuk e mora, as nuk e mėsova prej ndonjė njeriu, por ma zbuloi Jezu Krishti.

13 Keni dėgjuar sigurisht pėr sjelljen time tė dikurshme nė judaizėm: si e salvoja mbi ēdo masė Kishėn e Hyjit dhe mundohesha ta shkretoja atė 14 e, ngaqė isha tepėr i dhėnė pas traditave tė tė parėve tė mi, i tejkalova nė judaizėm shumicėn e moshatarėve nė kombin tim. 15 Porse, kur Atij, qė mė zgjodhi qė nė kraharorin e nėnės dhe mė thirri me hirin e vet, i pėlqeu 16 ta zbulojė nė mua Birin e vet pėr ta shpallur ndėr paganė ‑ unė, menjėherė, pa u kėshilluar me asnjė njeri 17 e pa u ngjitur aspak nė Jerusalem te ata qė para meje ishin apostuj, shkova nė Arabi dhe pėrsėri u ktheva nė Damask. 18 E vetėm pas tri vjetėsh u ngjita nė Jerusalem, pėr t’u njohur me Kefėn e ndenja te ai pesėmbėdhjetė ditė. 19 Tė tjerė prej apostujve, pėrveē Jakobit, vėllait tė Zotit, nuk pashė asnjė. 20 Pėr ēka po ju shkruaj betohem para Hyjit se nuk ju rrej. 21 Pastaj kalova nė krahinat e Sirisė e tė Cilicisė. 22 Personalisht isha i panjohur pėr Kishat e Krishtit nė Jude. 23 Ato vetėm kishin dėgjuar: “Ai qė dikur na salvonte, tani shpall fenė qė dikur e shkretonte, ” 24 dhe e lavdėronin Hyjin pėr shkak tim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Galatasve > Pėrshėndetje