Kapitujt

1 e Selanikasve: 1. Feja dhe shembulli i selanikasve

1

1 Pali, Silvani dhe Timoteu:

Kishės sė selanikasve nė Hyjin Atė dhe nė Jezu Krishtin Zot.

Paēi hir dhe paqe!

Feja dhe shembulli i selanikasve

2 Gjithmonė e falėnderojmė Hyjin pėr ju tė gjithė dhe vazhdimisht ju kujtojmė nė lutjet tona 3 duke pasur para sysh fenė vepruese tuajėn, dashurinė vetėmohuese dhe shpresėn e qėndrueshme nė Zotin tonė Jezu Krishtin para Hyjit, Atit tonė.

4 Sepse, o vėllezėrit e dashur prej Hyjit, e dimė se jeni tė zgjedhur, 5 pasi Ungjilli ynė nuk erdhi ndėr ju vetėm me anė tė fjalės, por edhe i pėrcjellė me fuqi dhe me Shpirt Shenjt dhe me mbushmendje tė plotė. Tė tillė, pra, siē e dini, kemi qenė ndėr ju pėr ju. 6 Edhe ju u bėtė ndjekėsit tanė dhe tė Zotit duke e pranuar Fjalėn me gėzimin qė jep Shpirti Shenjt edhe pse nė vėshtirėsi tė madhe, 7 kėshtu qė u bėtė shembull pėr tė gjithė besimtarėt e Maqedonisė dhe tė Akajės. 8 Sepse, prej jush, jo vetėm jehoi Fjala e Zotit nėpėr Maqedoni e Akajė, por edhe feja juaj nė Hyjin aq fort u pėrhap gjithkah, sa qė ne s’kemi nevojė tė flasim pėr kėtė gjė. 9 Sepse njerėzit vetė tregojnė pėr ne: ē’pritje na bėtė, si u kthyet kah Hyji prej idhujsh qė t’i shėrbeni Hyjit tė gjallė e tė vėrtetė 10 dhe qė ta prisni nga qielli Birin e tij, tė cilin e ngjalli nga tė vdekurit, Jezusin, qė na shpėton nga hidhėrimi i ardhshėm.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Selanikasve > Feja dhe shembulli i selanikasve