Kapitujt

Zbulesa: 6. Vulat

6

1 Atėherė pashė: kur Qengji e hapi tė parėn nga shtatė vulat, dėgjova njėrin nga tė katėr Gjallesat duke bėrtitur me zė si zė bumullime: »Eja!«

2 Shikova dhe pashė: Ja, njė kalė i bardhė! Ai qė i rrinte nė shpinė mbante nė dorė harkun. I qe dhuruar njė kurorė dhe, si ngadhėnjyes, u nis pėr tė ngadhėnjyer mė tutje.

3 Kur Qengji e hapi vulėn e dytė, dėgjova Gjallesėn e dytė duke thėnė: »Eja!«

4 Dhe doli njė kalė tjetėr, i kuq si gjaku. Atij qė i kėrceu nė shpinė iu dha pushteti tė heqė paqen nga toka, kėshtu qė njerėzit tė vrisnin njėri-tjetrin. Atij iu dha njė shpatė tė madhe.

5 Kur Qengji e hapi vulėn e tretė, dėgjova Gjallesėn e tretė duke thėnė: »Eja!«

E pashė: Ja, njė kalė i zi!

Ai qė i kėrceu nė shpinė, kishte nė dorė peshoren.

6 Atėherė dėgjova njė zė para katėr Gjallesave qė thoshte: »Masa e grurit njė denar e tri masa elbi njė denar, vajin dhe verėn as mos e prek!«

7 Kur Qengji e hapi vulėn e katėrt, dėgjova zėrin e Gjallesės sė katėrt duke thėnė: »Eja!«

8 Shikova e pashė: dhe ja, njė kalė verdhuk e ai qė ishte nė tė quhej »Vdekje« dhe e shoqėronte bota e tė vdekurve.

Atyre u qe dhėnė pushteti mbi tė katėrtėn e tokės: tė vrasin me shpatė, me uri, me vdekje dhe me egėrsira tė dheut.

9 Kur Qengji hapi vulėn e pestė, pashė nėn lter shpirtrat e vrarė pėr shkak tė fjalės sė Hyjit dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin bėrė.

10 Ata bėrtisnin me zė tė fortė dhe thoshin: »Deri kur, o Zotėrues i shenjtė e i drejtė, do tė vonosh tė bėsh drejtėsi e ta shpaguash gjakun tonė mbi banorėt e tokės?«

11 Atėherė secilit prej tyre i qe dhėnė nga njė petk i bardhė dhe u qe thėnė tė durojnė edhe pak kohė derisa tė plotėsohej numri i shokėve tė tyre tė shėrbesės dhe i vėllezėrve qė do tė vriteshin si ata.

12 E pashė: kur Qengji e hapi vulėn e gjashtė, u bė tėrmet i madh, dielli u bė i zi porsi thesi i leshit tė dhisė dhe e tėrė hėna u bė si gjak.

13 Yjet e qiellit ranė mbi tokė, sikurse fiku i hedh kokrrat e veta tė papjekura kur e tund era e madhe.

14 Qielli u mbėshtoll porsi libri kur mbėshtillet dhe ēdo mal e ishull ndėrroi vend.

15 Mbretėrit e tokės, njerėzit e mėdhenj, prijėsit e ushtrive, tė pasurit dhe tė fuqishmit, - dhe ēdo njeri: skllav dhe i lirė - tė gjithė u fshehėn nė shpellat e qetat e maleve 16 e u thoshin maleve dhe qetave: »Bini mbi ne e na mbuloni nga fytyra e Atij qė rri mbi fron dhe nga zemėrimi i Qengjit, 17 sepse arriti Dita e madhe e zemėrimit tė tyre! Kush mund tė qėndrojė pėrballė?«

Kapitujt

Kapitujt