Kapitujt

Gjoni: 1. Mishėrimi i Fjalės

1

1 Nė fillim ishte Fjala

e Fjala ishte nė Hyjin

e Fjala ishte Hyj.

2 Kjo ishte nė fillim nė Hyjin.

3 Prej Saj u bė ēdo gjė

e pa Tė nuk u bė asgjė.

E ēdo gjė qė u bė,

4 e pati nė Tė jetėn

e Jeta ėshtė drita e njerėzve;

5 e Drita shndriti nė errėsirė

e errėsira nuk e pushtoi.

6 Qe njė njeri i dėrguar prej Hyjit.

Emri i tij ishte Gjon.

7 Ai erdhi si dėshmitar,

pėr tė dėshmuar Dritėn,

qė tė gjithė tė besojnė nėpėr tė.

8 Ai nuk ishte Drita,

por ‑ pėr tė dėshmuar Dritėn.

9 Drita e vėrtetė

qė shndrit ēdo njeri,

erdhi nė botė.

10 Ishte nė botė

e bota u krijua prej Saj,

e bota nuk e njohi.

11 Erdhi ndėr tė vetėt,

e tė tijtė nuk e pranuan.

12 Atyre qė e pranuan

u dha zotėsinė

tė bėhen bijtė e Hyjit:

atyre qė besojnė nė Emrin e tij.

13 Kėta s’i bėri bij tė Hyjit

as gjaku

as prirja e mishit

as prirja e njeriut

por ‑ Hyji.

14 E Fjala u bė njeri

e banoi ndėr ne.

Ne e pamė lavdinė e tij,

atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm

plot hir e tė vėrtetė.

15 Gjoni e dėshmon Atė. Ai shpall:

“Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė:

‘Ai qė vjen pas meje, ėshtė mė i madh se unė,

sepse ishte pėrpara meje!’“

16 Vėrtet, prej plotėsisė sė tij

tė gjithė ne morėm,

madje, hir mbi hir.

17 Vėrtet, Ligji u dha nėpėr Moisiun,

porse hiri dhe e vėrteta erdhėn nėpėr Jezu Krishtin.

18 Hyjin kurrė askush nuk e pa:

Biri i vetėm ‑ qė ėshtė Hyj,

njė natyre me Atin,

Ai bėri tė njihet.

Dėshmia e Gjon Pagėzuesit

(Mt 3, 1‑12; Mk 1, 2‑8; Lk 3, 15‑17)

19 Dhe, ja, dėshmia e Gjonit!

Kur judenjtė nga Jerusalemi dėrguan (tek ai) priftėrinj dhe levitė pėr ta pyetur: “Kush je ti?” 20 ai pranoi, nuk e mohoi, por dėshmoi:

“Unė nuk jam Mesia!”

21 “Kush, pra? ‑ e pyetėn ata ‑ A mos je Elia?”

“Nuk jam! ‑ u pėrgjigj.”

“A je Profeti?”

“Jo!” ‑ ua ktheu.

22 Atėherė i thanė:

“Kush je, qė t’u kthejmė pėrgjegje atyre qė na dėrguan?”

23 Ai tha:

“Unė jam zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė:

‘rrafshoni udhėn e Zotit!’

siē tha Isaia profet.”

24 Disa prej tė dėrguarve ishin farisenj. 25 Ata e pyetėn:

“Pse, atėherė, pagėzon, kur s’je as Mesia, as Elia, as Profeti?”

26 Gjoni u pėrgjigj:

“Unė pagėzoj me ujė. Nė mesin tuaj ėshtė njė qė ju nuk e njihni. 27 Ėshtė ai qė po vjen pas meje, por tė cilit [unė] nuk jam i denjė t’ia zgjidh as rripat e sandaleve.”

28 Kjo ndodhi nė Betani, pėrtej Jordanit, ku Gjoni po pagėzonte.

Qengji i Hyjit

29 Tė nesėrmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha:

“Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės!

30 Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė:

‘Pas meje vjen njė njeri,

i cili ėshtė mė i madh se unė,

sepse ishte pėrpara meje!’

31 Nuk e kam njohur as vetė, por arsyeja pse erdha e jam duke pagėzuar me ujė ėshtė qė ky t’i zbulohet Izraelit.”

32 Gjoni dėshmoi edhe:

“E pashė Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pėllumb dhe zuri vend mbi tė. 33 Unė nuk e njihja atė, porse Ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj me ujė, Ai edhe mė tha: ‘Nė atė qė tė shohėsh se zbret Shpirti Shenjt dhe zė vend nė tė, ai ėshtė qė pagėzon me Shpirtin Shenjt.’ 34 Unė e pashė dhe dėshmoj: Ky ėshtė Biri i Hyjit.”

Nxėnėsit e parė

35 Tė nesėrmen prapė ishte Gjoni bashkė me dy prej nxėnėsve tė vet dhe, 36 kur e pa Jezusin duke kaluar andej, tha:

“Ja, Qengji i Hyjit!”

37 Dy nxėnėsit e tij dėgjuan ē’tha dhe u nisėn pas Jezusit. 38 Jezusi, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti:

“Ēka kėrkoni?”

Ata iu pėrgjigjėn:

“Rabbi, [qė do tė thotė: Mėsues], ku banon?”

39 “Ejani e shihni!” ‑ iu pėrgjigj. Ata shkuan e panė ku banonte dhe atė ditė ndenjėn tek ai. Ishte rreth orės dhjetė.

40 Njėri prej atyre tė dyve qė, kur e dėgjuan Gjonin, u nisėn pas Jezusit, ishte Andreu, i vėllai i Simon Pjetrit. 41 Ky mė tė parin gjeti vėllanė e vet, Simonin, dhe i tha:

“E gjetėm Mesinė [qė do tė thotė: tė Shuguruarin]!”

42 Dhe e solli te Jezusi. Jezusi e shikoi dhe i tha:

“Ti je Simoni, biri i Gjonit! Ti do tė quhesh Kefė!” [qė do tė thotė: Pjetėr‑Shkėmb].

Tė grishurit e Filipit e tė Natanaelit

43 Tė nesėrmen Jezusi vendosi tė shkojė nė Galile. Takoi Filipin dhe i tha:

“Eja pas meje!”

44 Filipi ishte nga Betsaida, prej qytetit tė Andreut e tė Pjetrit.

45 Filipi takoi Natanaelin dhe i tha:

“E gjetėm atė, pėr tė cilin shkrou Moisiu nė Ligj dhe Profetėt: Jezusin, birin e Jozefit, nga Nazareti.”

46 “A mund tė dalė gjė e mirė nga Nazareti?” ‑ i tha Natanaeli.

“Eja e shih”! ‑ iu pėrgjigj Filipi.

47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha pėr tė:

“Ja njė izraelit i vėrtetė nė tė cilin nuk ka dredhi!”

48 “Nga mė njeh?” ‑ i tha Natanaeli.

Jezusi iu pėrgjigj:

“Para se tė tė thėrriste Filipi, tė pashė nėn fik!”

49 Atėherė Natanaeli i tha:

“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”

50 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pse tė thashė: ‘Tė pashė nėn fik’, po beson. Do tė shohėsh mė shumė se kaq!”

51 Dhe shtoi:

“Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjėjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Mishėrimi i Fjalės