Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 8. Pėrfundimi

8

1 O sikur tė tė kisha vėlla,

qė ka pirė gjinjtė e nėnės sime,

po tė kisha gjetur jashtė,

do tė kisha puthur me afsh

dhe askush s’do tė mė kish` pėrbuzur.

2 Unė do tė merrja,

do tė ēoja nė shtėpi tė nėnės sime,

aty ti do tė mė mėsoje mua

e unė do tė jepja tė pish

verė tė erandshme,

edhe lėng prej shegash tė mia.

3 E majta e tij nėn kokėn time

e me tė djathtėn mė pėrqafon.

I fejuari

4 O bija tė Jerusalemit,

ju pėrbej tė mos ma zgjoni,

tė mos ma zgjoni tė dashurėn time

deri sa tė zgjohet vetė.

PĖRFUNDIMI

Kori

5 Kush ėshtė kjo qė po ngjitet nga shkretėtira

nė tė dashurin e vet e mbėshtetur?

I fejuari

Tė zgjova nėn hije tė mollės,

aty ku tė ngjizi jot’ėmė,

aty ku tė lindi jot’ėmė!

E fejuara

6 M’vendos si vulė mbi zemrėn tėnde,

porsi vulė mbi dorėn tėnde

se dashuria ėshtė e fortė si vdekja,

i pashmangshėm ėshtė si dheu i zi lakmimi;

vapa e saj si vapa e zjarrit,

flakė hyjnore!

7 Ujėrat e mėdha dashurinė nuk mund ta ndalin,

nuk e fikin as lumenjtė!

Kush do tė jepte

gjithēka ka nė shtėpinė e vet

me qėllim tė blejė dashurinė,

do tė pėrbuzej prej gjithkujt.

SHTOJCAT

Dy epigrame

8 E kemi njė motėr tė vocėrr

ende parzmash tė patrajtuar.

Ēfarė do tė bėjmė pėr motrėn tonė

kur tė vijė dita pėr tė t’flitet?

9 Sikur ajo tė ishte mur

do tė ndėrtonim

pirgje tė argjendta mbi tė;

sikur ajo tė ishte derė

do ta mbronim me dėrrasa cedri.

10 Unė jam mur,

gjintjė e mi janė porsi kulla!

E tillė jam unė nė sytė e tij,

si ajo qė e gjeti paqen.

11 Salomoni e kishte vreshtin

nė Baalhamon.

Ai rojėtarėve ua dha;

secili duhej t’i jepte

pėr prodhim

njė mijė sikla tė argjendtė.

12 Vreshti im ėshtė para meje!

Merri, Salomon,

ata njė mijė sikla tė tu,

ja dhe dyqind pėr ata

qė i ruajnė frutat e tija!

 

Shtojcat e fundit

13 Ti njome qė banon nė kopshte,

‑ miqtė po dėgjojnė,

fol qė unė ta dėgjojė zėrin!

14 Ik, o i dashur,

ji si sorkadhja,

si dreri i ri

nė bjeshkė tė erandshme

Kapitujt

Kapitujt