Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 7. Kori

7

1 Sillu, sillu, o Sulamitė,

kthehu, kthehu duam tė tė shikojmė!

I fejuari

Ē’ju pėlqen nė Sulamitėn

tek vallėzon nė mes dy koresh?

2 Oh sa tė bukura kėmbėt e tua,

nė sandale, o moj bijė princash!

Beli yt porsi gjerdani

punuar me dorė mjeshtrore!

3 Prehri yt kupė rrumbullake,

gjithmonė plot me verė tė erandshme!

Barku yt njė grumbull gruri

rreth e rreth thurur me lila!

4 Gjinjtė e tu dy drerė tė rinj

tė drenushės dy binjakė!

5 Qafa jote kullė fildishi!

Sytė e tu dy liqene nė Hesebon

aty nė hyrje tė Batrabimit!

Hunda e bukur si kulla e Libanit

qė rri nė rojė pėrballė Damaskut!

6 Ma ke kokėn si bjeshka e Karmelit,

m’i ke flokėt porsi kadife:

nė gėrsheta tė ngatėrrohet mbreti!

7 Sa e bukur, sa e hijshme je,

o mė e dashura ndėr kėnaqjet!

8 Ardhur shtatit porsi palma,

parzmat tua vile rrushi!

9 Thashė:

Do t’i ngjitem palmės nė majė,

do t’i kėpus frutat e saj!

Parzmat tua vile rrushi,

era e gojės si era e mollės.

10 Qiellza jote mė e mira verė...

qė rrjedh drejt te i dashuri im

pėr ta pirė,

pėr t’i lagur buzė e dhėmbė.

E fejuara

11 I pėrkas tė dashurit tim

edhe ai shkrihet pėr mua.

12 Eja, o i dashur, e tė shkojmė nė fushė,

tė banojmė sa kohė nė katunde:

13 nė agim herėt shkojmė ndėr vreshta,

shohim a lulėzon hardhia,

a ēel lulja, a lulėzon shega:

atje dashurinė t’dhuroj.

14 Mandragorat po erėzojnė,

n’shtėpinė tonė kem’ ēdo lloj frutash

tė reja e tė vjetra:

i ruajta pėr ty, o i dashur!

Kapitujt

Kapitujt