Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 6. Kori

6

1 Ku ka shkuar i dashuri yt,

o mė e bukura ndėr gra?

Nga ka mbajtur i dashuri yt,

qė me ty tė vijmė ta kėrkojmė?

E fejuara

2 I dashuri im zbriti nė kopsht tė vet,

ndėr zagna me bimė tė erandshme,

qė tė kullotė grigjėn ndėr kopshte

e tė mbledhė zambakė.

3 I pėrkas tė dashurit tim,

i dashuri im vetėm mua:

ai i kullot grigjat ndėr lila.

POEMA E PESTĖ

I fejuari

4 Je e bukur, mikesha ime, porsi Tersa,

e pashme si Jerusalemi,

e tmerrshme porsi ushtria

e vėnė nė rreshta pėr tė luftuar!

5 Mos mė shiko me sytė e tu

se m’i morėn mendtė krejtėsisht!

Flokėt e tu si tufa e dhive

kur zbret shpatit tė Galaadit!

6 Dhėmbėt e tu si grigja e qethur,

qė posa doli nga larja,

dy nga dy tė gjitha rreshtuar

dhe asnjėra e vetmuar.

7 Si gjel shege mollėzat tua

mė duken nėpėr velin tėnd!

8 Mbretėresha janė gjashtėdhjetė,

tetėdhjetė janė shemra tė tjera

kurse vajza janė pa numėr:

9 ndan ndėr to pėllumbesha ime,

vetėm njė ėshtė e pėrsosura ime!

Njė e vetmja bijė e s’ėmės,

e zgjedhura e asaj qė e lindi!

E panė vajzat dhe e shpallėn tė lume,

mbretėreshat edhe shemrat

i kėnduan lavde:

10 “Kush ėshtė kjo qė ecėn hijshėm

si agimi kur nis tė zbardhė?

E bukur sikurse hėna,

e shkėlqyeshme porsi dielli,

e tmerrshme porsi ushtria

e vėnė nė rreshta pėr tė luftuar”?

11 Zbrita vetė nė pemishte t’arrave,

tė shikoj a gjelbėron vėrrini,

a nisi tė bulėzojė hardhia,

a filluan tė lulėzojnė shegat.

12 S’e di si...

por dėshira ime mė vuri

nė karrocė tė popullit tim bujar!

Kapitujt

Kapitujt