Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 1. Titulli dhe hyrja

1

1 Kėnga e kėngėve e Salomonit.

E fejuara

2 Mė puth me puthjen e gojės sate!

Dashuria jote ėshtė mė e mirė se vera

3 me erėn e kėndshme tė erėrave tė tua tė mira!

Ti vetė je mė e mira erė,

ja pėrse vajzuket tė duan!

4 Mė tėrhiq pas vetes! Tė vrapojmė!

Mbreti mė shtiftė nė dhomat e veta!

N’saje tėnde t’gėzojmė, t’galdojmė,

T’dehemi me pėrkedhelje tė tua

shumė mė tepėr se me verė!

Kanė plot tė drejtė qė dashurohen nė ty!

POEMA E PARĖ

E fejuara

5 Jam e zeshkėt, porse e bukur,

o bija t’Jerusalemit,

porsi tendat e Cedarit,

si shatorret e Salomonit.

6 Mos m’shikoni pse jam e zeshkėt,

sepse dielli mė ka nxirė.

M’u hidhėruan bijtė e nėnės sime,

m’dėrguan vreshtat t’i ruaj:

vreshtin tim unė nuk e ruajta.

7 Mė thuaj, o i dashuri i zemrės sime, kah mballon,

e nė kohė tė zhegut ku mrizon,

qė tė mos endem poshtė‑pėrpjetė

pėrmbas grigjave tė shokėve tė tu?

Kori

8 Nėse s’e di,

o mė e bukura ndėr gjitha gratė,

dil e ndiq tė grigjave gjurmėt,

kulloti kecat e tu

afėr tėbanave tė barinjve!

I fejuari

9 Mė dukesh, mikesha ime,

porsi pela nė qerre tė faraonit.

10 Sa tė hijshme mollėzat e tua ndėrmjet lavjerrėsish,

qafa jotė me gjerdan!

11 Do tė punojmė pėr ty vathė ari

me kokėrza prej argjendit.

Dialog i tė fejuarit me tė fejuarėn

12 Ndėrsa mbreti pushon nė shtrojė,

nardi im jep erė tė mirė.

13 Tufė smirrne i dashuri im

qė pushon nė parzmėn time,

14 i dashuri im ėshtė vile cipri

nga vreshtat e Engadit.

15 ‑ E bukur je, mikesha ime,

oh sa e bukur:

sytė e tu sy pėllumbeshe!

16 ‑ I bukur je, i dashuri im,

oh sa i hijshėm!

Shtrati ynė me lule i shtruar,

17 trarėt e shtėpisė sonė janė prej cedrit,

tavanat dru qeparisi.

Kapitujt

Kapitujt