Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 2. Unė jam lule e ēelur nė fushė,

2

1 ‑ Unė jam lule e ēelur nė fushė,

zambak i rritur n’pėr lugina.

2 ‑ Ēka ėshtė zambaku fėr ferrave

ėshtė ndėr vajza mikesha ime.

3 ‑ Ēka ėshtė molla ndėr dru t’pyllit

i dashuri im ėshtė ndėr djelmosha.

Rri nėn hijen e atij qė e doja

e fryti i tij ėshtė i ėmbėl pėr gojėn time.

4 Ai vetė mė futi nė dhomė tė verės,

me flamur mė mb’loi tė dashurisė.

5 Mė shujtoni me kuleē rrushi

e pėr shujtė mė jepni mollė

se jam sėmurė nga dashuria!

6 E majta e tij nėn kokėn time

e me tė djathtėn mė pėrqafon.

7 O bija tė Jerusalemit,

pash sutat e sorkadhet

qė fushės enden:

mos e zgjoni, mos ia nxirrni gjumin tė dashurės,

deri sa tė zgjohet vetė!

POEMA E DYTĖ

E fejuara

8 Ja, zėri i tė dashurit tim!

Ja, po vjen!

Po i kalon malet,

pup po i shkapėrcen kodrat!

9 I dashuri im ėshtė porsi dre,

zog drenushe!

Ja, ai vetė! Zuri vend

pas murit tonė!

Po shikon nėpėr dritare,

po shikon nėpėr kangjella!

10 Ja, i dashuri im po mė thotė:

“Ēohu, mikesha ime,

pėllumbesha ime,

bukuroshja ime dhe eja!

11 Se tashmė dimri mbaroi,

pushoi shiu edhe kaloi!

12 U mbulua toka me lule,

e tė kimit koha arriti,

turtullit i ndihet zėri

nė vendin tonė,

13 fiku i endi kokrrat e para,

nė lulėzim vreshtat po lėshojnė erė:

ngritu, mikesha ime,

bukuroshja ime, e eja!

14 Pėllumbeshė nė plasat e shkėmbit,

nė shpella qetash,

ma dėfto fytyrėn tėnde,

le tė mė tingėllojė nė veshė zėri yt,

se i ėmbėl ėshtė zėri yt

e fytyra jote e hijshme”!

15 Kapni dhelprat, ato tė voglat

qė vreshtat po i dėmtojnė,

se nė lulėzim janė vreshtat tona.

16 I dashuri im

qė kullot grigjat ndėr lila,

mė pėrket mua

edhe unė vetėm atij.

17 Para se dita tė mbarojė,

para se hijet tė zgjaten,

kthehu, o i dashuri im:

ngjaj kecit, zogut tė drenushės

pėrmbi malet e Beterit!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Kantiku i Kantikėve > Unė jam lule e ēelur nė fushė,