Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 3. E fejuara kėrkon te fejuarin

3

1 Nė shtrojėn time gjatė gjithė natės

kėrkoj atė qė ma do shpirti,

e kėrkova, por s’e gjeta.

2 Do tė ngrihem, qytetin do ta pėrshkoj,

do ta kėrkoj nė udhė e sheshe

atė qė shpirti ma do.

E kėrkova, por s’e gjeta.

3 Mė gjeti roja

qė endet nėpėr qytet:

“A e patė atė qė ma do zemra”?

4 Posa ata i kalova,

gjeta atė qė ma do shpirti;

e shtrėngova, mė s’do ta lėshoj,

pa e futur nė shtėpi tė nėnės sime,

nė dhomėn e asaj qė mė lindi.

I fejuari

5 O ju bija tė Jerusalemit

ju pėrbej: pash sutat

e sorkadhet qė fushės enden:

mos e zgjoni, mos ia nxirrni gjumin tė dashurės

deri sa tė zgjohet vetė.

POEMA E TRETĖ

Poeti

6 Kush ėshtė kjo qė po ngjitet nga shkretėtira

si shtyllė tymi,

qė i vjen era kem e mirrė

e ēdo pluhuri erėzues?

7 Ja, bartorja e Salomonit!

Rreth i rrinė gjashtėdhjetė trima tė fortė,

ndėr mė tė fortėt e Izraelit!

8 Tė gjithė dinė shpatat t’i pėrdorin,

mė tė mirėt mjeshtra pėr luftim.

Ngjesh secili shpatėn nė ijė

kundėr pritave qė fsheh nata.

9 E punoi mbret Salomoni

njė fron pėr vete nga druri i Libanit:

10 kėmbėt ia punoi argjendi,

mbėshtetėsen ari tė kulluar,

ndenjėsen krejt tė purpurtė,

mesin tė shtruar me ebanoz.

Dilni, bija tė Jerusalemit,

11 shikoni, bija tė Sionit,

mbretin Salomon me kezė,

me kurorė qė i vuri e ėma

ditėn e martesės sė tij,

nė ditė tė gėzueshme tė zemrės sė tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Kantiku i Kantikėve > E fejuara kėrkon te fejuarin