Kapitujt

Kantiku i Kantikëve: 8. Përfundimi

8

1 O sikur të të kisha vëlla,

që ka pirë gjinjtë e nënës sime,

po të kisha gjetur jashtë,

do të kisha puthur me afsh

dhe askush s’do të më kish` përbuzur.

2 Unë do të merrja,

do të çoja në shtëpi të nënës sime,

aty ti do të më mësoje mua

e unë do të jepja të pish

verë të erandshme,

edhe lëng prej shegash të mia.

3 E majta e tij nën kokën time

e me të djathtën më përqafon.

I fejuari

4 O bija të Jerusalemit,

ju përbej të mos ma zgjoni,

të mos ma zgjoni të dashurën time

deri sa të zgjohet vetë.

PËRFUNDIMI

Kori

5 Kush është kjo që po ngjitet nga shkretëtira

në të dashurin e vet e mbështetur?

I fejuari

Të zgjova nën hije të mollës,

aty ku të ngjizi jot’ëmë,

aty ku të lindi jot’ëmë!

E fejuara

6 M’vendos si vulë mbi zemrën tënde,

porsi vulë mbi dorën tënde

se dashuria është e fortë si vdekja,

i pashmangshëm është si dheu i zi lakmimi;

vapa e saj si vapa e zjarrit,

flakë hyjnore!

7 Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin,

nuk e fikin as lumenjtë!

Kush do të jepte

gjithçka ka në shtëpinë e vet

me qëllim të blejë dashurinë,

do të përbuzej prej gjithkujt.

SHTOJCAT

Dy epigrame

8 E kemi një motër të vocërr

ende parzmash të patrajtuar.

Çfarë do të bëjmë për motrën tonë

kur të vijë dita për të t’flitet?

9 Sikur ajo të ishte mur

do të ndërtonim

pirgje të argjendta mbi të;

sikur ajo të ishte derë

do ta mbronim me dërrasa cedri.

10 Unë jam mur,

gjintjë e mi janë porsi kulla!

E tillë jam unë në sytë e tij,

si ajo që e gjeti paqen.

11 Salomoni e kishte vreshtin

në Baalhamon.

Ai rojëtarëve ua dha;

secili duhej t’i jepte

për prodhim

një mijë sikla të argjendtë.

12 Vreshti im është para meje!

Merri, Salomon,

ata një mijë sikla të tu,

ja dhe dyqind për ata

që i ruajnë frutat e tija!

 

Shtojcat e fundit

13 Ti njome që banon në kopshte,

‑ miqtë po dëgjojnë,

fol që unë ta dëgjojë zërin!

14 Ik, o i dashur,

ji si sorkadhja,

si dreri i ri

në bjeshkë të erandshme

Kapitujt

Kapitujt