Kapitujt

Gjoni: 19. Jezusin e kryqėzojnė

19

1 Atėherė Pilati mori Jezusin dhe urdhėroi tė rrahej me frushkuj.

2 Ushtarėt gėrshetuan njė kurorė ferrash e ia vunė nė kokė dhe i veshėn njė mantel tė kuq. 3 I afroheshin dhe i thoshin:

“Tė falemi, mbreti i judenjve!” Dhe i binin flakaresha.

4 Atėherė Pilati doli pėrsėri pėrjashta dhe u tha:

“Ja, po jua nxjerr pėrjashta qė ta dini se nuk gjej nė tė kurrfarė faji.”

5 Atėherė Jezusi doli jashtė me kurorė ferrash e me mantel tė kuq. Pilati u tha:

“Ja, Njeriu!”

6 Porse, kur e panė kryepriftėrinjtė dhe rojtarėt, bėrtitėn:

“Kryqėzoje, kryqėzoje!”

“Merreni ju e kryqėzojeni ‑ u tha Pilati ‑ se unė nuk gjej nė tė farė faji.”

7 Judenjtė iu pėrgjigjėn:

“Ne kemi Ligjin dhe atij i duhet tė vdesė sipas Ligjit se e bėri veten Bir tė Hyjit.”

8 Pilati, kur e dėgjoi kėtė fjalė, u tremb edhe mė tepėr 9 dhe hyri prapė nė pallat e i tha Jezusit: “Prej nga je?” Jezusi nuk i dha pėrgjigje. 10 Atėherė Pilati i tha:

“Mua nuk mė pėrgjigjesh? A nuk e di se kam pushtet tė tė liroj e kam pushtet tė tė kryqėzoj?”

11 “Kurrfarė pushteti s’do tė kishe mbi mua ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ po tė mos tė tė ishte dhėnė prej sė Larti. Prandaj, ai njeri qė mė dorėzoi tek ti ka mėkat mė tė madh.”

12 Qė atėherė Pilati kėrkonte ta lėshonte, porse judenjtė bėrtitnin: “Nėse e liron kėtė, nuk je mik i Cezarit. Kushdo e bėn veten mbret, ėshtė kundėr Cezarit.”

13 Kur Pilati i dėgjoi kėto fjalė, e nxori Jezusin pėrjashta, u ul nė selinė e gjykatores, nė vendin qė quhet “Kalldrėm” e hebraisht “Gabatha”. 14 Ishte dita e Pėrgatitjes sė Pashkėve, rreth orės gjashtė. Pilati u tha judenjve:

“Qe mbreti juaj!”

15 Ata atėherė bėrtitėn:

“Hiqe! Hiqe! Kryqėzoje!”

“Ta kryqėzoj mbretin tuaj?” ‑ u tha Pilati.

Krerėt e priftėrinjve u pėrgjigjėn:

“Ne nuk kemi tjetėr mbret, pėrveē Cezarit!”

16 Atėherė ua dorėzoi tė kryqėzohej.

Jezusin e kryqėzojnė

(Mt 27, 32‑44; Mk 15, 21‑32;Lk 23, 26‑43)

E morėn, pra, Jezusin. 17 Jezusi, duke e mbartur ai vetė kryqin e vet, doli nė vendin qė quhet “Kafka” hebraisht “Golgota”. 18 Atje e kryqėzuan, e bashkė me tė, edhe dy tė tjerė, njėrin nė njė anė e tjetrin nė anėn tjetėr, kurse Jezusin nė mes.

19 Pilati e shkroi edhe mbishkrimin dhe e vuri nė kryq. Ishte shkruar: “Jezus Nazareni, mbreti i judenjve.” 20 Kėtė mbishkrim e lexuan shumė judenj, sepse vendi ku e kryqėzuan Jezusin ishte afėr qytetit. Ishte i shkruar hebraisht, latinisht e greqisht. 21 Atėherė kryepriftėrinjtė e judenjve i thanė Pilatit:

“Mos shkruaj: ‘Mbreti i judenjve’, por se ai tha: ‘Unė jam mbreti i judenjve’.”

22 Pilati u pėrgjigj:

“Ēka shkrova, shkrova!”

23 Ushtarėt, pasi e kryqėzuan Jezusin, i morėn petkat e sipėrme tė tijat dhe i ndanė nė katėr pjesė ‑ secilit ushtar nga njė pjesė. Morėn edhe petkun e poshtėm. Ky nuk ishte i qepur me pola, por i punuar njė cope, prej nė maje e nė fund. 24 Prandaj i thanė njėri‑tjetrit: “Nuk po e ndajmė nė pjesė, por po qesim short, kujt t’i bjerė.” Ndodhi kėshtu qė tė shkojė nė vend fjala e Shkrimit tė shenjtė:

‘I ndanė mes tyre petkat e mia

e mbi petkun tim hodhėn short.’

Ushtarėt bėnė pikėrisht ashtu.

25 Nė kėmbė, pėrbri kryqit tė Jezusit, qėndronin nėna e tij, pastaj motra e nėnės sė tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenė. 26 Jezusi, kur pa nėnėn e vet dhe, pranė saj, nxėnėsin qė donte, i tha nėnės:

“Grua, ja, yt bir!”

27 Pastaj i tha nxėnėsit:

“Ja, nėna jote!”

Prej asaj ore nxėnėsi e mori me vete.

Vdekja e Jezusit

(Mt 27, 45‑56; Mk 15, 33‑41; Lk 23, 44‑49)

28 Pastaj, Jezusi, i vetėdijshėm se u krye gjithēka, qė tė shkojė nė vend fjala e Shkrimit tė shenjtė, tha: “Kam etje!” 29 Aty ishte njė enė plot me uthull. Nė majė tė kallamit tė hisopit vunė njė sfungjer plot me uthull e ia afruan te goja. 30 Jezusi, posa e kėrkoi uthullėn, tha:

“Gjithēka u krye!”

Uli kokėn e dha shpirt.

Jezusit i shporojnė kraharorin

31 Atėherė judenjtė, pasi ishte dita e Pėrgatitjes dhe, qė trupat tė mos mbeteshin nė kryq tė shtunėn ‑ e ajo e shtunė ishte ditė e madhe ‑ i bėnė lutje Pilatit qė tė kryqėzuarve t’u theheshin kėrcinjtė dhe tė uleshin prej kryqit. 32 Erdhėn, pra, ushtarėt e tė parit e tė dytit qė ishin tė kryqėzuar me tė, ua thyen kėrcinjtė. 33 Kur erdhėn te Jezusi, si panė se kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė, 34 por njėri prej ushtarėve me heshtė ia shporoi kraharorin dhe menjėherė rrodhi gjak e ujė.

35 Dėshmon ai qė pa, e dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė. Ai di se flet tė vėrtetėn, qė edhe ju tė besoni. 36 Nė tė vėrtetė, ndodhi kėshtu qė tė shkonte nė vend fjala e Shkrimit tė shenjtė: “Asnjė asht nuk do t’i thyhet.” 37 E nė njė vend tjetėr Shkrimi i shenjtė thotė:

“Do ta shohim Atė qė shporuan.”

Varrimi i Jezusit

(Mt 27, 57‑61; Mk 15, 42‑47; Lk 23, 50‑56)

38 Pastaj Jozefi prej Arimatesė, i cili ishte nxėnės i fshehtė i Jezusit ‑ pėr shkak tė drojės sė judenjve ‑ iu lut Pilatit ta lejonte tė zbriste prej kryqit trupin e Jezusit. Pilati dha leje. Atėherė Jozefi erdhi dhe e mori trupin e Jezusit. 39 Erdhi edhe Nikodemi ‑ ai qė pati ardhur te Jezusi dikur mė parė natėn ‑ dhe solli reth njėqind libra mirrė e aloe tė pėrzier. 40 E morėn, pra, trupin e Jezusit dhe, siē ėshtė zakon tė bėhet ndėr judenj kur varroset dikush, e mbėshtollėn nė pėlhurė dhe e pėreruan me erėra tė mira. 41 Nė atė vend ku Jezusi qe kryqėzuar ishte njė kopsht e nė kopsht ishte njė varr i ri, nė tė cilin ende nuk ishte varrosur kush. 42 Aty, pra, pėr arsye tė Pėrgatitjes sė judenjve, meqenėse varri ishte afėr, e shtinė nė varr Jezusin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusin e kryqėzojnė