Kapitujt

Gjoni: 21. Jezusi u dėftohet shtatė nxėnėsve

21

1 Pastaj Jezusi prapė iu dėftua nxėnėsve nė breg tė detit tė Tiberiadit. U dėftua kėshtu: 2 Ishin bashkė Simon‑Pjetri, Toma, qė quhet Binjak, Natanaeli, nga Kana e Galilesė, bijtė e Zebedeut dhe dy tė tjerė prej nxėnėsve tė tij. 3 U tha Simon‑Pjetri:

“Po shkoj tė gjuaj peshk.”

“Po vijmė edhe ne me ty!” ‑ i thanė ata.

U nisėn, pra, e hynė nė lundėr, por atė natė nuk zunė asgjė.

4 Kur zbardhi drita, ja, Jezusi nė breg. Nxėnėsit nuk e dinin se ishte Jezusi. 5 Jezusi u tha:

“Djelmosha, a keni ndopak peshk?”

“Jo!” ‑ u pėrgjigjėn ata.

6 Ai u tha:

“Qitni rrjetėn nė anėn e djathtė tė lundrės e do tė gjeni!”

Ata e hodhėn e nuk mund ta nxirrnin, aq u ngarkua me peshk. 7 Atėherė ai nxėnėsi, tė cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: “Ėshtė Zotėria!” Simon‑Pjetri, si dėgjoi se ėshtė Zotėria, u mbėshtoll me petkun e sipėrm ‑ sepse ishte i zhveshur ‑ dhe u hodh nė det. 8 Nxėnėsit e tjerė erdhėn me lundėr duke hequr rrjetėn me peshk, sepse nuk ishin larg bregut ‑ reth dyqind kutė.

9 Si dolėn nė tokė, panė zjarrin me prush e mbi tė peshk, dhe bukė. 10 Jezusi u tha:

“Bini ndonjė nga peshqit qė zutė tani!” 11 Atėherė Simon‑Pjetri hipi nė lundėr, e nxori nė tokė rrjetėn plot me peshk: njėqind e pesėdhjetė e tre peshq tė mėdhenj. Dhe, megjithėse ishin aq shumė, prapė nuk u shqye rrjeta. 12 Jezusi u tha: “Ejani e hani!” Askush prej nxėnėsve nuk pati guxim ta pyesė: “Kush je ti?”, sepse e dinin mirė se ishte Zotėria. 13 Jezusi u afrua, mori bukėn e ua dha. Po ashtu edhe peshkun.

14 Ishte kjo hera e tretė qė Jezusi iu dėftua nxėnėsve tė vet pasi u ngjall sė vdekuri.

Jezusi dhe Pjetri

15 Pasi hėngrėn mėngjesin, Jezusi e pyeti Simon‑Pjetrin:

“Simon Gjoni, a mė do ti mė shumė se kėta?”

“Po, Zotėri ‑ iu pėrgjigj ‑ Ti e di se tė dua!”

“Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.

16 Prapė e pyeti tė dytėn herė:

“Simon Gjoni, a mė do ti mua?”

“Po, Zotėri, ti e di se tė dua!” ‑ iu pėrgjigj Pjetri.

“Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.

17 I tha pėr tė tretėn herė:

“Simon Gjoni, a mė do?”

Pjetri u trishtua pse e pyeti pėr tė tretėn herė:

‘A mė do?’ dhe iu pėrgjigj:

“Zotėri, Ti di gjithēka! Ti e di se tė dua!”

I tha Jezusi:

“Kulloti delet e mia!”

18 Pėrnjėmend, pėrnjėmend po tė them:

kur ti ishe mė i ri

e ngjeshje vetveten

dhe shkoje kah doje;

porse kur tė plakesh,

do t’i hapėsh duart

e njė tjetėr do tė tė ngjeshė

e do tė tė ēojė, ku ti nuk dėshiron.”

19 I tha kėto fjalė pėr t’i lajmėruar se me ē’vdekje do ta lavdėronte Hyjin. Pastaj i tha: “Mė ndiq mua!”

Jezusi dhe nxėnėsi i dashur

20 Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte nxėnėsi tė cilin Jezusi e donte [posaēėrisht], ai qė nė kohėn e Darkės e mbėshteti kokėn nė parzmėn e Jezusit dhe e pati pyetur: “Zotėri, kush ėshtė ai qė do tė tė tradhtojė?” 21 Kur Pjetri e vuri re kėtė, i tha Jezusit:

“Zotėri, e ēka do tė ndodhė me kėtė?”

22 Jezusi iu pėrgjigj:

“Nėse dua qė ky tė mbesė derisa tė vij unė, ty ē’po tė duhet? Ti eja pas meje!”

23 Kėndej edhe u hap ndėr vėllezėr fjala se ai nxėnės nuk do tė vdiste. E pra, Jezusi nuk tha “Nuk do tė vdesė!”, por “‘Nėse dua qė ky tė mbesė derisa tė vij unė [ty ē’po tė duhet?’]”

24 Ky nxėnės ėshtė ai qė i dėshmon kėto gjėra dhe vetė ai i shkroi. Ne e dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.

25 Ka edhe shumė gjėra tė tjera qė i bėri Jezusi, tė cilat po tė renditeshin njė nga njė, mė thotė mendja se as mbarė bota s’do t’i zinte librat, qė do tė duhej tė shkruheshin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi u dėftohet shtatė nxėnėsve