Kapitujt

Gjoni: 20. Ringjallja e Jezusit

20

1 Ditėn e parė tė javės, nė mėngjes, ende pa dalė drita, erdhi Maria Magdalenė te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit. 2 Atėherė erdhi me vrap te Simon‑Pjetri dhe tek ai nxėnėsi tjetėr, tė cilin Jezusi e donte dhe u tha: “E kanė marrė Zotėrinė prej varrit e nuk dimė se ku e kanė vėnė.”

3 Atėherė dolėn Pjetri dhe ai nxėnėsi tjetėr e u nisėn drejt varrit. 4 Vraponin tė dy bashkė, por ai nxėnėsi tjetėr ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri. 5 Ai u pėrkul dhe pa pėlhurat e vėna aty, por nuk hyri. 6 Ndėrkaq mbėrriti edhe Simon‑Pjetri qė po vinte pas tij dhe hyri nė varr. I pa pėlhurat e vėna 7 dhe rizėn qė pati qenė nė kokė tė Jezusit. Kjo nuk ishte me pėlhura, por veēmas e palosur nė njė vend.

8 Atėherė hyri edhe ai nxėnėsi tjetėr, qė mbėrriti i pari te varri, pa e besoi. 9 Nė tė vėrtetė, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin e shenjtė: se duhej qė Ai tė ngjallej sė vdekuri. 10 Atėherė nxėnėsit u kthyen nė shtėpi.

Jezusi i dėftohet Marisė Magdalenė

(Mk 16, 9‑11)

11 Maria qėndroi jashtė te varri dhe qante. Ashtu, duke qarė, u pėrkul e shikoi nė varr. 12 Pa dy engjėj tė veshur me petka tė bardha ndenjur nė atė vend, ku qe trupi i Jezusit ‑ njėri te koka e tjetri te kėmbėt. 13 Ata i thanė:

“Pse po qan, moj burrneshė?”

Ajo u pėrgjigj:

“E morėn Zotėrinė tim e nuk di ku e vunė.”

14 Si tha kėshtu, u soll prapa e pa Jezusin nė kėmbė, por nuk dinte se ishte Jezusi. 15 Jezusi i tha:

“Pse po qan, moj fisnike? Kė po kėrkon?”

Ajo, duke kujtuar se ėshtė kopshtari, i tha:

“Zotėri, nėse e ke marrė ti, mė trego ku e vure e tani po e marr unė.”

16 “Mari!” ‑ i tha Jezusi.

Ajo u kthye e i tha hebraisht: “Rabbuni!” (‑ qė do tė thotė Mėsues). 17 Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vėllezėrit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.”

18 Maria Magdalenė shkoi dhe u lajmėroi nxėnėsve se e pa Zotėrinė dhe se i tha kėto fjalė.

Jezusi u dėftohet nxėnėsve

(Mt 28, 16‑20; Mk 16, 14‑18; Lk 24, 36‑49)

19 Nė mbrėmjen e po asaj dite ‑ tė parėn ditė tė javės ‑ ndėrsa dyert e shtėpisė, ku banonin nxėnėsit, ishin tė mbyllura prej frikės sė judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 20 Si u tha kėshtu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxėnėsit u gėzuan, kur e panė Zotėrinė. 21 Pastaj u tha prapė:

“Paqja me ju!

Siē mė dėrgoi mua Ati,

ashtu unė po ju dėrgoj ju.”

22 Si foli kėshtu, hukati mbi ta dhe u tha:

“Merrni Shpirtin Shenjt!

23 Atyre qė jua falni mėkatet,

u falen,

e atyre qė nuk jua falni,

nuk u falen.”

Jezusi dhe Toma

24 Porse Toma, njėri prej tė Dymbėdhjetėve ‑ ai qė quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 25 I thanė, pra, nxėnėsit e tjerė:

“E pamė Zotėrinė!”

Toma u pėrgjigj:

“Pa e parė nė duart e tij vritiėn e gozhdave e pa e vėnė gishtin tim nė vendin e gozhdave; pa e shtirė vėnė dorėn time nė kraharorin e tij, kurrė nuk besoj.”

26 Pas tetė ditėsh nxėnėsit e tij ishin prapė brenda nė shtėpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithėse dyert ishin tė mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27 Pastaj i tha Tomės:

“Shtjere gishtin tėnd kėtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorėn tėnde e shtjere nė kraharorin tim dhe mos ji njeri qė s’beson, por besimtar!”

28 Toma iu pėrgjigj:

“Zotėria im dhe Hyji im!”

29 Jezusi i tha:

“Pse po mė sheh, po beson.

Lum ata qė nuk panė e besojnė!”

Qėllimi i librit

30 Jezusi bėri ndėr sy tė nxėnėsve [tė vet] edhe shumė mrekulli tė tjera, tė cilat nuk u shėnuan nė kėtė libėr. 31 Kėto u shkruan qė tė besoni se Jezusi ėshtė Mesia, Biri i Hyjit, dhe, qė duke besuar, ta keni jetėn nė Emėr tė tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Ringjallja e Jezusit