Kapitujt

Gjoni: 11. Ringjallja e Lazrit

11

1 Asohere ishte i sėmurė njė farė Lazri nga Betania, prej fshatit tė Marisė e tė motrės sė saj, Martės. 2 Maria ishte ajo, qė e pati lyer Zotėrinė me erėra tė mira dhe ia pati fshirė kėmbėt me flokėt e saj. Pra, vėllai i saj, Lazri, ishte i sėmurė. 3 Prandaj motrat i ēuan fjalė:

“Zotėri, ai qė ti e do ėshtė i sėmurė.”

4 Jezusi, kur dėgjoi, tha:

“Kjo sėmundje nuk ėshtė pėr vdekje, por pėr lavdi tė Hyjit, qė tė nderohet nė saje tė saj i Biri i Hyjit.”

5 Jezusi e kishte fort pėr zemėr Martėn, motrėn e saj dhe Lazrin. 6 Megjithatė, kur mori vesh pėr sėmundjen e tij, u ndal edhe dy ditė nė atė vend ku ndodhi. 7 Veē atėherė u tha nxėnėsve:

“Ejani tė shkojmė prapė nė Jude.”

8 Nxėnėsit i thanė:

“Mėsues! Tani judenjtė deshėn tė tė vrasin me gurė e ti pėrsėri do tė kthehesh atje?”

9 Jezusi iu pėrgjigj:

“Vallė, a nuk i ka dita dymbėdhjetė orė?

Kush ecėn ditėn, nuk merr nė thua,

spese e sheh dritėn e kėsaj bote.

10 Kush ecėn natėn, merr nė thua,

sepse nuk ka dritė nė tė.”

11 U tha kėshtu, pastaj shtoi:

“Lazri, dashamiri ynė fle, por po shkoj ta zgjoj.”

12 Atėherė, nxėnėsit e tij i thanė:

“Zotėri, nėse fle, do tė shėrohet!”

13 Jezusi u foli pėr vdekjen e tij, kurse ata menduan se e kishte pėr gjumė tė rėndomtė. 14 Atėherė Jezusi u tha haptas:

“Lazri ka vdekur! 15 Jam i kėnaqur pse s’ndodha atje, pikėrisht pėr ju ‑ qė tė besoni! Por, ejani tė shkojmė tek ai!”

16 Atėherė Toma, i quajtur Binjak, u tha bashkėnxėnėsve:

“Tė shkojmė edhe ne tė vdesim bashkė me tė!”

Jezusi ėshtė Ringjallja dhe Jeta

17 Kur, pra, Jezusi arriti, mori vesh se ai ishte varrosur para katėr ditėsh. 18 Betania ishte afėr Jerusalemit diku rreth pesėmbėdhjetė stadje. 19 Shumė judenj kishin ardhur te Marta e Maria pėr t’i ngushėlluar pėr vėllain e tyre.

20 Kur Marta mori vesh se po vinte Jezusi, i doli para, kurse Maria ndenji nė shtėpi. 21 Atėherė Marta i tha Jezusit:

“Zotėri, tė kishe qenė ti kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur. 22 (Por) edhe tani e di se ēkado qė tė lypėsh prej Hyjit, Hyji do tė ta japė.”

23 “Do tė ngjallet vėllai yt!” ‑ i tha Jezusi.

24 “E di se do tė ngjallet ‑ iu pėrgjigj Marta ‑ nė ringjallje ‑ Ditėn e fundit.”

25 Jezusi iu pėrgjigj:

“Unė jam Ringjallja dhe Jeta:

kush beson nė mua, edhe nėse vdes, do tė jetojė.

26 Edhe kush jeton e beson nė mua,

nuk do tė vdesė kurrė.

A e beson ti kėtė?”

27 Marta iu pėrgjigj:

“Po, Zotėri! Unė besoj se ti je Mesia, Biri i Hyjit ‑ ai qė duhej tė vijė nė botė!”

Jezusi qan

28 Si tha kėshtu, shkoi dhe thirri Marinė, motrėn e vet dhe i tha lehtė: “Mėsuesi ėshtė kėtu dhe tė thėrret.” 29 Kjo, posa dėgjoi, u ēua me vrap e shkoi tek ai. 30 Jezusi ende nuk kishte hyrė nė fshat, por deri atėherė qėndroi atje, ku e kishte ndeshur Marta. 31 Tashti judenjtė qė ishin me Marinė nė shtėpinė e saj dhe po e ngushėllonin, kur panė se si u ēua me tė shpejtė dhe doli pėrjashta, shkuan pas saj tė bindur se po shkonte te varri pėr tė qarė.

32 Maria, kur arriti atje, ku ishte Jezusi e, kur e pa, ra pėrmbys para tij dhe i tha:

“Zotėri, tė kishe qenė ti kėtu, im vėlla s’do tė kishte vdekur!”

33 Jezusi, kur pa duke qarė atė dhe se po qanin edhe judenjtė, qė po e pėrcillnin, u trand nė shpirt, u turbullua 34 dhe pyeti:

“Ku e keni vėnė?”

“Zotėri, eja e shih!” ‑ iu pėrgjigjėn.

35 E Jezusit i ngufi vaji. 36 Atėherė judenjtė thanė: “Shih, sa e ka dashur!” 37 Disa prej tyre thanė: “A thua ky, qė i dha dritėn e syve tė verbėrit, nuk mundi tė bėjė qė ky tė mos vdiste?”

Jezusi e ngjall Lazrin

38 Pastaj Jezusi, pėrsėri i tronditur, arriti te varri. Ishte shpellė e grykėn ia kishin zėnė me njė gur.

39 Jezusi tha:

“Hiqeni gurin!”

Marta, motra e tė ndjerit, i tha:

“Zotėri, tashmė ka marrė erė! Ka tashmė katėr ditė qė ka vdekur!”

40 “A nuk tė thashė ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ nėse do tė besosh, do ta shohėsh lavdinė e Hyjit?”

41 E hoqėn, pra, gurin.

Jezusi i ēoi sytė kah qielli dhe tha:

“O Atė, tė falėnderoj qė ma dėgjove lutjen.

42 Unė e dija se gjithmonė mė dėgjon,

por thashė kėshtu pėr shkak tė popullit qė mė rrethon:

qė tė besojnė se Ti mė dėrgove.”

43 Si foli kėshtu, thirri me zė tė lartė: “Lazėr, dil jashtė!” 44 Dhe, ai qė pati vdekur, doli jashtė i lidhur duarsh e kėmbėsh me rripa pėlhure. Fytyrėn e kishte tė mbėshtjellė me rizė. Jezusi u tha: “Zgjidheni dhe lėreni tė ecė!”

Komploti kundėr Jezusit

(Mt 26, 1‑5; Mk 14, 1‑2;Lk 22, 1‑2)

45 Atėherė shumė judenj qė kishin ardhur te Maria, kur panė ēka bėri Jezusi, besuan nė tė. 46 Disa prej tyre shkuan te farisenjtė dhe u treguan ēka bėri Jezusi. 47 Atėherė kryepriftėrinjtė dhe farisenjtė thirrėn Kėshillin nė kuvend. Thoshin: “Ēka tė bėjmė? Ky njeri po bėn shumė mrekulli! 48 Nėse e lėmė kėshtu, tė gjithė do tė besojnė nė tė, atėherė do tė vijnė romakėt e do tė na e rrėnojnė Vendin e shenjtė dhe .”

49 Njėri prej tyre, Kajfa ‑ kryeprifti i atij viti ‑ u tha:

“Ju s’po dini asgjė! 50 Nuk mendoni se ėshtė mė mirė pėr ju tė vdesė vetėm njė njeri pėr , se tė mbarojė krejt populli!”

51 Nuk i tha kėto fjalė prej vetvetes, por, pse ishte kryeprifti i atij viti ‑ profetizoi se Jezusi do tė vdiste pėr popull. 52 Madje, jo vetėm pėr popull, por edhe qė bijtė e Hyjit tė shpėrndarė t’i bashkojė nė njė. 53 Po atė ditė vendosėn ta vrasin.

54 Pėr kėtė arsye Jezusi nuk dilte mė botėrisht ndėr judenj, por shkoi prej andej nė njė vend afėr shkretėtirės, nė qytetin qė quhet Efraim dhe aty banoi pėr disa kohė bashkė me nxėnėsit.

55 Ishin afėr Pashkėt e judenjve. Shumė vetė nga ai vend u ngjitėn nė Jerusalem para Pashkėve pėr t’u pastruar. 56 E kėrkonin Jezusin dhe, ndėrsa qėndronin nė Tempull, i thoshin njėri‑tjetrit: “Ēka ju thotė mendja: a thua ai nuk ka ndėrmend tė vijė pėr Festė?”

57 Kryepriftėrinjtė dhe farisenjtė kishin dhėnė urdhėr: nėse ndokush e merr vesh ku gjendet Jezusi, tė lajmėrojė qė tė mund ta kapnin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Ringjallja e Lazrit