Kapitujt

Gjoni: 18. Tradhtimi dhe kapja e Jezusit

18

1 Jezusi, si i tha kėto fjalė, kaloi bashkė me nxėnėsit e vet pėrtej pėrroit Cedron. Aty ishte njė kopsht, nė tė cilin hyri ai e nxėnėsit e tij. 2 Edhe Juda, tradhtari i tij, e dinte atė vend, sepse Jezusi shpeshherė shkonte atje bashkė me nxėnėsit e vet.

3 Atėherė Juda mori njė kompani ushtarėsh dhe disa rojtarė tė Tempullit qė ia dhanė kryepriftėrinjtė e farisenjtė dhe ia behu atje me pisha tė ndezura, me dritėza e me armė.

4 Jezusi, qė e dinte mirė ēka kishte pėr t’i ndodhur, u doli para dhe u tha:

“Kė kėrkoni?”

5 “Jezu Nazarenin!” ‑ iu pėrgjigjėn ata.

“Unė jam.” ‑ u tha Jezusi.

Me ta ishte Juda qė po e tradhtonte. 6 Kur, pra, Jezusi u tha: “Unė jam!”, ata u zmbrapsėn dhe ranė pėrdhe. 7 Atėherė i pyeti pėrsėri:

“Kė kėrkoni?”

“Jezusin Nazarenas!” ‑ iu pėrgjigjėn ata. 8 Jezusi u tha: “Ju thashė: ‘Unė jam’. Nėse, pra, mė kėrkoni mua, lėrini kėta tė shkojnė!”

9 Ndodhi kėshtu qė tė shkonte nė vend fjala qė pati thėnė: “Nuk bora asnjė prej atyre qė mė dhe.”

10 Atėherė Simon ‑ Pjetri nxori shpatėn, qė e kishte me vete, i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtė. Shėrbėtori quhej Malk. 11 Atėherė Jezusi i tha Pjetrit:

“Shtjere shpatėn nė mill! A tė mos e pi gotėn qė ma dha Ati?”

Jezusi para kryepriftit

(Mt 26, 57‑58; Mk 14, 53‑54; Lk 22, 54)

12 Atėherė njėsia ushtarake me komandantin e me rojtarėt e judenjve e kapėn Jezusin dhe e lidhėn. 13 E ēuan mė parė tek Ana, sepse ishte vjehrri i Kajfės, qė ishte kryeprifti i atij viti. 14 Kajfa ishte ai qė i kishte kėshilluar judenjtė: “Ėshtė mė mirė tė vdesė vetėm njė njeri nė vend tė popullit!”

Pjetri i bie mohit Jezusit

(Mt 26, 69‑70; Mk 14, 66‑68; Lk 22, 55‑57)

15 Simon‑Pjetri dhe njė nxėnės tjetėr po shkonin pas Jezusit. Nxėnėsi tjetėr njihej prej kryepriftit dhe hyri me Jezusin nė oborr tė kryepriftit, 16 kurse Pjetri mbeti pėrjashta, te dera. Atėherė ai nxėnėsi tjetėr, qė e njihte kryeprifti, doli, foli me derėtaren dhe bėri qė tė hyjė Pjetri brenda. 17 Ndėrkaq shėrbėtorja derėtare i tha Pjetrit:

“A mos je edhe ti prej nxėnėsve tė atij njeriu?”

“Nuk jam!” ‑ iu pėrgjigj ky.

18 Aty ishin shėrbėtorėt e rojtarėt. Kishin ndezur zjarr e po nxeheshin, sepse bėnte ftohtė. Me ta rrinte edhe Pjetri e po nxehej.

Kryeprifti merr nė pyetje Jezusin

(Mt 26, 59‑66; Mk 14, 55‑64; Lk 22, 66‑71)

19 Kryeprifti e pyeti Jezusin pėr nxėnėsit e tij dhe pėr mėsimin e tij. 20 Jezusi i u pėrgjigj:

“Unė u kam folur njerėzve botėrisht. Gjithmonė kam mėsuar nė sinagogė dhe nė Tempull, ku mblidhen tė gjithė judenjtė. Nuk fola asgjė fshehtas. 21 Pse po mė pyet mua? Pyeti ata qė dėgjuan ēka u kam folur. Ata, patjetėr dinė ē’kam thėnė.”

22 Pas kėtyre fjalėve, njėri nga rojtarėt e pranishėm, i ra Jezusit shuplakė dhe i tha:

“A kėshtu i pėrgjigjesh kryepriftit?”

23 “Nėse fola keq ‑ i tha Jezusi ‑ ma vėrteto tė keqen! Nėse fola mirė, pse po mė bie?”

24 Atėherė Ana e dėrgoi tė lidhur te kryeprifti Kajfa.

Pjetri i bie prapė mohit Jezusit

(Mt 26, 71‑75; Mk 14, 69‑72; Lk 22, 58‑62)

25 Simon‑Pjetri po rrinte gjithnjė aty e po nxehej. I thanė, pra, disa: “A mos je edhe ti prej nxėnėsve tė tij?” Ai e mohoi dhe tha: “Nuk jam.” 26 Njėri prej shėrbėtorėve tė kryepriftit, kushėriri i atij, tė cilit Pjetri ia preu veshin, i tha: “Po a nuk tė pashė bashkė me tė nė kopsht?” 27 Pjetri prapė mohoi dhe kėndoi gjeli.

Jezusi para Pilatit

(Mt 27, 1‑2, 11‑14; Mk 15, 1‑5; Lk 23, 1‑5)

28 Atėherė Jezusin e ēuan prej Kajfės nė pallatin e qeveritarit. Ishte herėt nė mėngjes e ata nuk hynė nė pretorium qė tė mos bėheshin tė papastėr, por tė mund tė hanin darkėn e Pashkėve. 29 Prandaj, Pilati doli jashtė para tyre dhe i pyeti:

“Ē’padi keni kundėr kėtij njeriu?”

30 “Po tė mos ishte ky keqbėrės ‑ iu pėrgjigjėn ata ‑ nuk do ta kishim sjellė para teje!”

31 Pilati u pėrgjigj:

“Merreni ju e gjykojeni sipas Ligjit tuaj!”

[Atėherė] Judenjtė u pėrgjigjėn:

“Ne s’kemi leje tė vrasim askėnd!”

32 Ndodhi kėshtu qė tė shkojė nė vend fjala e Jezusit, me tė cilėn parafoli se me ē’vdekje do tė vdiste.

33 Atėherė Pilati hyri pėrsėri nė pallat, e thirri Jezusin dhe e pyeti:

“A je ti mbreti i judenjve?”

34 Jezusi iu pėrgjigj:

“A e thua ti kėtė prej vetvetes, apo ta thanė tė tjerėt pėr mua?”

35 Pilati u pėrgjigj:

“Pse, a mos jam unė judeas? Populli yt dhe kryepriftėrinjtė tė dorėzuan tek unė. Ēka ke bėrė?”

36 Jezusi u pėrgjigj:

“Mbretėria ime nuk ėshtė e kėsaj bote. Po tė ishte Mbretėria ime e kėsaj bote, ushtarėt e mi do tė kishin luftuar qė tė mos u bija nė dorė judenjve. Porse, Mbretėria ime nuk ėshtė prej kėndej.”

37 “Pra, ti qenke Mbret?”‑ i tha atėherė Pilati.

“Mirė thua! ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ Unė jam mbret!

E unė linda dhe erdha nė botė

pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn.

Kush e do tė vėrtetėn,

ai e dėgjon fjalėn time.”

38 “Po ēka ėshtė e vėrteta?” ‑ i tha Pilati.

Jezusin e dėnojnė pėr vdekje

(Mt 27, 15‑31; Mk 15, 6‑20; Lk 23, 13‑25)

Si foli kėshtu, doli prapė para judenjve dhe u deklaroi:

“Unė nuk gjej nė tė kurrfarė faji! 39 Tashti, ndėr ju ėshtė zakon t’ju liroj dikėnd pėr Pashkė. A doni, pra, t’ju liroj mbretin e judenjve?”

40 Por ata bėrtitėn prapė:

“Jo kėtė, por Barabėn!”

E Baraba ishte cub.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Tradhtimi dhe kapja e Jezusit