Kapitujt

Gjoni: 5. Shėrimi i tė paralizuarit

5

1 Pas disa kohėsh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit nė Jerusalem. 2 Nė Jerusalem, te Dera e deleve, ėshtė njė ndėrtesė banje, qė hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesė treme. 3 Nėn to rrinin tė shtrirė shumė tė sėmurė ‑ tė verbėr, tė ēalė dhe tė marrė gjymtyrėsh. [4]

5 Aty ishte njė njeri qė ishte i sėmurė prej tridhjetė e tetė vjet. 6 Jezusi, kur e pa ashtu tė shtrirė e kur e mori vesh se ėshtė pėr njė kohė tė gjatė nė atė gjendje, i tha:

“A dėshiron tė shėrohesh?”

7 “Zotėri ‑ iu pėrgjigj i sėmuri ‑ nuk kam njeri qė, kur tė tundet uji, tė mė shtjerė nė banjė e, derisa unė ulem, njė tjetėr zbret para meje.”

8 “Ēohu ‑ i tha Jezusi ‑ merre shtrojėn tėnde dhe ec!”

9 Ai njeri u shėndosh pėrnjėherė, mori shtrojėn e vet dhe ecte.

Ajo ditė ishte e shtunė. 10 Prandaj judenjtė i thoshin tė shėruarit:

“Ėshtė e shtunė! Nuk ke leje ta mbartėsh shtratin tėnd!”

11 Ai iu pėrgjigj:

“Ai qė mė shėroi, mė tha: ‘Merre shtrojėn tėnde dhe ec!’“

12 Ata e pyetėn:

“Kush ėshtė ai njeri qė tė tha: ‘Merre dhe ec?’“

13 Por, i shėruari nuk e dinte kush ėshtė, sepse Jezusi u zhduk nė popullin qė gjendej aty.

14 Mė vonė Jezusi e gjeti nė Tempull dhe i tha:

“Ja, u shėrove! Mos mėkato mė, qė tė mos tė tė gjejė ndonjė e zezė mė e madhe!”

15 Ai njeri shkoi te judenjtė dhe u tha se Jezusi ishte ai qė e shėroi. 16 Prandaj judenjtė zunė ta sulmojnė Jezusin, sepse bėnte vepra tė tilla ditėn e shtunė.

17 Jezusi u pėrgjigj:

“Im Atė vepron gjithmonė e edhe unė veproj.”

18 Pėr kėtė arsye judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vritnin Jezusin, pse, jo vetėm se e prishte tė shtunėn, por edhe Hyjin e quante Atė tė vetin, duke e barazuar veten me Hyjin.

Pushteti i Birit

19 Atėherė Jezusi u tha:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

Biri s’mund tė bėjė asgjė prej vetvetes,

pėrveē ēka sheh se bėn Ati;

ēka bėn ai,

po atė gjė bėn edhe Biri.

20 Sepse Ati e do Birin

dhe i zbulon gjithēka bėn ai.

Do t’i zbulojė edhe vepra mė tė mėdha se kėto

qė tė mbeteni tė habitur.

21 Dhe, sikurse Ati i ngjall tė vdekurit

e i bėn tė jetojnė,

ashtu edhe Biri

i bėn tė jetojnė ata qė do.

22 Ati nė tė vėrtetė nuk gjykon askėnd,

pse krejt gjykimin ia la nė dorė Birit,

23 qė tė gjithė tė nderojnė Birin

siē e nderojnė Atin.

Kush nuk e nderon Birin,

nuk e nderon as Atin qė e dėrgoi.

24 Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

kush e dėgjon fjalėn time

dhe beson nė atė qė mė dėrgoi,

ka jetėn e pasosur

dhe ai nuk del nė gjyq,

por tashmė kaloi prej vdekjes nė jetė.

25 Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

po vjen koha ‑ tani ėshtė ‑

kur tė vdekurit do ta dėgjojnė zėrin e Birit

tė Hyjit

dhe ata qė ta dėgjojnė, do tė jetojnė.

26 Dhe, sikurse Ati e ka jetėn nė vetvete,

po ashtu i dha zotėsinė edhe Birit ta ketė jetėn

nė vetvete.

27 Atij ia dha edhe pushtetin tė gjykojė,

sepse ėshtė Biri i njeriut.

28 E mos u ēuditni:

po vjen koha,

kur tė gjithė ata qė pushojnė nė varre

do ta dėgjojnė zėrin e tij

29 dhe do tė dalin:

ata qė bėnė mirė

‑ do tė ngjallen pėr tė jetuar,

ata qė bėnė keq,

‑ do tė ngjallen pėr t’u dėnuar.”

Dėshmitė e Jezusit

30 “Unė asgjė s’mund tė bėj prej vetvetes;

si dėgjoj, ashtu gjykoj,

dhe gjykimi im ėshtė i drejtė,

sepse nuk kėrkoj vullnetin tim,

por vullnetin e atij qė mė dėrgoi.

31 Nėse unė vetė i bėj dėshmi vetvetes,

dėshmia ime nuk ėshtė e vėrtetė.

32 Ėshtė Njė tjetėr qė bėn dėshmi pėr mua

dhe unė e di:

dėshmia tė cilėn ai e bėn pėr mua,

ėshtė e vėrtetė.

33 Ju dėrguat disa njerėz te Gjoni

dhe Gjoni e dėshmoi tė vėrtetėn.

34 Unė nuk kam nevojė pėr dėshmi tė njeriut,

por ua pėrmend kėtė qė ju tė shėlboheni.

35 Gjoni ishte dritėz qė digjej e ndriēonte,

por juve ju pėlqeu tė kėnaqeni nė atė dritė vetėm pėr njė ēast.

36 Por unė e kam njė dėshmi

mė tė madhe se atė tė Gjonit:

veprat qė Ati m’i besoi pėr t’i kryer;

pikėrisht kėto qė unė kryej,

dėshmojnė pėr mua

se mė dėrgoi Ati.

37 Edhe Ai qė mė dėrgoi ‑ Ati,

vetė Ai dėshmoi pėr mua!

Ju kurrė s’e dėgjuat zėrin e tij,

kurrė s’e patė fytyrėn e tij;

38 as fjala e tij nuk banon nė ju,

sepse nuk i besoni atij,

qė ai e dėrgoi.

39 Ju i shqyrtoni Shkrimet

sepse mendoni me anė tė tyre tė keni jetėn e pasosur;

edhe ato, pra, dėshmojnė pėr mua,

40 e ju, prapė se prapė nuk doni tė vini tek unė,

qė ta keni jetėn.

41 Nuk kėrkoj lavdi prej njerėzve,

42 po ju njoha deri nė palcė:

nuk e keni nė vetvete dashurinė e Hyjit.

43 Unė erdha nė Emėr tė Atit tim

e ju nuk mė pranoni;

po erdhi ndonjė tjetėr nė emėr tė vet,

atė do ta pranoni!

44 Po si mund tė besoni ju,

ju qė kėrkoni lavdi prej njėri‑tjetrit,

e nuk e kėrkoni lavdinė qė vjen prej Njė Hyji tė vetėm?

45 Mos t’ju shkojė nė mend se do t’ju padis tek Ati!

Paditėsi juaj ėshtė Moisiu,

nė tė cilin shpresoni.

46 Pėr tė vėrtetė, po t’i besonit Moisiut,

do tė mė besonit edhe mua,

sepse ai pėr mua shkroi.

47 Por, nėse nuk u besoni Shkrimeve tė tij,

si do t’u besoni fjalėve tė mia?”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Shėrimi i tė paralizuarit