Kapitujt

Gjoni: 9. Jezusi shėron tė verbėrin e lindur i verbėr

9

1 Duke kaluar rrugės pa njė njeri tė verbėr, qė kishte lindur i verbėr. 2 Nxėnėsit e tij e pyetėn:

“Rabbi, kush mėkatoi, ky apo prindėrit e tij qė lindi i verbėr?”

3 “Nuk mėkatoi as ky as prindėrit e tij ‑ u pėrgjigj Jezusi ‑ por ndodhi kėshtu qė nė tė tė dėftohen veprat e Hyjit.

4 Derisa tė jetė ditė

na duhet t’i kryejmė veprat

e Atij qė mė dėrgoi

Po vjen nata,

kur askush s’mund tė punojė.

5 Derisa tė jem nė botė,

jam drita e botės.”

6 Si tha kėshtu, pėshtyu nė dhe, bėri baltė me pėshtymė, ia leu sytė me baltė 7 dhe i tha: “Shko e lahu nė banjėn Siloam (qė do tė thotė; I dėrguari)”. Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.

8 Fqinjėt e tij dhe ata, qė mė parė e kishin parė duke lypur, thoshin:

“Po a nuk ėshtė ky ai qė rrinte e lypte?”

9 “Ai ėshtė” ‑ thoshin disa.

“Jo, por ėshtė njė qė i pėrngjan atij ‑ thoshin disa tė tjerė. Ai vetė thoshte:

“Unė jam”

10 Atėherė i thanė:

“Po si (atėherė) tė erdhi drita e syve?”

11 Ai u pėrgjigj:

“Njeriu qė quhet Jezus, pėrzjeu baltė, m’i leu sytė dhe mė tha: ‘Shko nė Siloam dhe lahu!’ Shkova, pra, u lava dhe pashė.”

12 “Ku ėshtė ai?” ‑ i thanė.

“Nuk di” ‑ u pėrgjigj.

Farisenjtė e pyesin tė verbėrin si u shėrua

13 Atėherė e ēuan atė, qė pėrpara ishte i verbėr, te farisenjtė. 14 Ajo ditė kishte qenė e shtunė, kur Jezusi pėrzjeu baltėn dhe ia dha dritėn e syve. 15 Edhe farisenjtė filluan prapė ta pyesin si e fitoi tė pamit e syve. Ky u pėrgjigj:

“Mė vuri baltė nė sy, unė u lava ‑ dhe, ja, tani shoh!”

16 Atėherė disa prej farisenjve thanė:

“Ky njeri nuk ėshtė prej Hyjit, sepse nuk e mban tė shtunėn!”

Por disa tė tjerė thoshin:

“Njė mėkatar si mund tė bėjė kėso shenjash?”

Dhe u bė pėrēarje ndėr ta.

17 Pastaj e pyetėn prapė tė verbėrin:

“E ti, ēfarė thua pėr atė njeri qė ta dha tė pamit e syve?”

“Ėshtė profet” ‑ iu pėrgjigj.

18 Judenjtė nuk besuan se kishte qenė vėrtet i verbėr dhe se iu shėruan sytė, derisa thirrėn prindėrit e atij qė u shėrua, 19 dhe i pyetėn:

“A ėshtė ky djali juaj, pėr tė cilin pohoni se lindi i verbėr? E si sheh tani?”

20 Atėherė prindėrit e tij u pėrgjigjėn:

“E dimė se ky ėshtė djali ynė dhe se lindi i verbėr. 21

Si sheh tani, nuk e dimė. As nuk dimė se kush ia shėroi sytė. Pyetni atė: ėshtė njeri i rritur, ai do t’ju tregojė pėr vete.”

22 Prindėrit e tij folėn kėshtu, sepse i druanin judenjtė. E njėmend, judenjtė kishin marrė vendim tė pėrjashtohet nga sinagoga ai qė Jezusin do ta dėshmonte pėr Mesi. 23 Pėr kėtė arsye u pėrgjigjėn prindėrit e tij: ‘I rritur ėshtė, pyetni atė!’

24 Atėherė e thirrėn pėr sė dyti atė qė kishte qenė i verbėr dhe i thanė:

“Jepi lavdi Hyjit! Ne e dimė se ai ėshtė njeri mėkatar!”

25 “A ėshtė mėkatar ‑ u pėrgjigj ‑ s’e di; njė gjė e di: kam qenė i verbėr e tani shoh!”

26 Atėherė ata i thanė:

“Ēka tė bėri? Si t’i shėroi sytė?”

27 “Tashti ju thashė ‑ u pėrgjigj ‑ e nuk mė dėgjuat? Ēka? Doni prapė tė dėgjoni? A mos doni tė bėheni edhe ju nxėnėsit e tij?”

28 Atėherė ata filluan ta fyejnė e i thoshin:

“Ti je nxėnėsi i tij! Ne jemi nxėnėsit e Moisiut! 29 Ne e dimė se Hyji ka folur me Moisiun e pėr kėtė nuk dimė as prej nga ėshtė!”

30 “Pikėrisht kjo gjė ėshtė e ēuditshme ‑ u pėrgjigj njeriu ‑ ju s’dini as prej nga ėshtė, e mua mė dha dritėn e syve! 31 E ne e dimė fort mirė se Hyji nuk i dėgjon mėkatarėt, por dėgjon atė qė e nderon Hyjin dhe e kryen vullnetin e tij! 32 Qė prej amshimit s’ėshtė dėgjuar se ndokush ia ka dhėnė tė pamit e syve tė verbėrit qė lindi i verbėr! 33 Po tė mos ishte ky njeri prej Hyjit, s’do tė mund tė bėnte asgjė!”

34 “Qė kur linde, s’je tjetėr veē mėkat ‑ iu pėrgjigjėn ‑ e ti po na mėson!?”

Dhe e hodhėn pėrjashta.

Tė pamit shpirtėror

35 Jezusi e mori vesh se e kishin qitur jashtė. Kur e gjeti, i tha:

“A beson ti nė Birin e njeriut?”

36 Ai iu pėrgjigj:

“Po kush ėshtė ai, Zotėri, qė tė besoj nė Tė?”

37 “E pe ‑ i tha Jezusi ‑ Ėshtė ai qė po flet me ty!”

38 Ai tha:

“Besoj, o Zot!” dhe ra pėrmbys para tij.

39 Jezusi i tha:

“Erdha nė kėtė botė tė bėj gjyq:

qė tė shohin ata qė janė tė verbėr

e tė verbohen ata qė shohin!”

40 Disa prej farisenjve qė ishin me tė i dėgjuan kėto fjalė dhe thanė:

“Vallė, a thua edhe ne jemi tė verbėr?”

41 Jezusi u pėrgjigj:

“Po tė ishit tė verbėr,

s’do tė kishit mėkat.

Porse ju thoni: ‘Shohim!’

prandaj mėkati juaj mbetet.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi shėron tė verbėrin e lindur i ver...