Kapitujt

Gjoni: 13. Jezusi u lan kėmbėt nxėnėsve

13

1 Ishte para festės sė Pashkėve. Jezusi, duke ditur se i erdhi koha tė kalojė prej kėsaj bote tek Ati, pasi i deshi tė vetėt ‑ ata qė ishin nė botė ‑ i deshi deri nė pikėn e fundit. 2 Dhe, gjatė darkės ‑ pasi djalli ia kishte mbushur mendjen Judės, birit tė Simon Iskariotit, ta tradhtonte ‑ 3 Jezusi, qė e dinte se Ati i la gjithēka nė dorė, se erdhi prej Hyjit dhe se tek Hyji po kthente ‑ 4 u ngrit nga darka, hoqi petkun e sipėrm, mori njė peshqir dhe u ngjesh. 5 Qiti ujė nė legen dhe filloi t’ua lajė kėmbėt nxėnėsve dhe t’ua fshijė me peshqirin, me tė cilin ishte ngjeshur. 6 Arriti kėshtu te Simon Pjetri. Ai i tha:

“Zotėri, ti tė m’i lash kėmbėt?”

7 “Ē’po bėj unė ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ ti tani nuk e kupton, do ta kuptosh mė vonė.”

8 Pjetri iu pėrgjigj:

“Nuk do tė m’i lash kėmbėt kurrė e pėr kėtė jetė!”

“Nėse nuk do tė laj ‑ i tha Jezusi ‑ nuk do tė kesh pjesė me mua.”

9 Simon Pjetri iu pėrgjigj:

“Atėherė, Zotėri, jo veē kėmbėt e mia, por edhe duart, edhe kokėn!”

10 Jezusi i tha:

“Kush ėshtė i larė, nuk i duhet tė lajė tjetėr pėrveē kėmbėt ‑ dhe ėshtė krejtėsisht i pastėr. Edhe ju jeni tė pastėr, por jo tė gjithė.”

11 Ngase e dinte se kush do ta tradhtojė, kėndej edhe tha: “Nuk jeni tė gjithė tė pastėr.”

12 Pasi ua lau kėmbėt, mori petkun e sipėrm tė vetin, u ul prapė nė tryezė dhe u tha:

“A e kuptoni ēka ju bėra? 13 Ju mė quani: Mėsues e Zotėri. Mirė thoni, sepse unė jam. 14 Nėse, pra, unė ‑ Zotėria dhe Mėsuesi ‑ ju lava kėmbėt, duhet qė edhe ju t’ia lani kėmbėt njėri‑tjetrit. 15 Ju dhashė shembull qė, sikurse ju bėra unė juve, tė bėni edhe ju.

16 “Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nuk ėshtė shėrbėtori mė i madh se zotėria i tij as i dėrguari mė i madh se dėrguesi.

17 Pasi tani i dini kėto, tė lumėt ju nėse edhe do t’i zbatoni! 18 Nuk po flas pėr ju tė gjithė. Unė i njoh ata qė zgjodha. Por ‑ le tė shkojė nė vend fjala e Shkrimit tė shenjtė: ‘Ai qė ha bukėn time, e ngriti thembrėn e vet kundėr meje.’

19 Po jua them qė tani,

para se tė ndodhė,

qė, kur tė ndodhė,

tė besoni se UNĖ JAM.

20 Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

kush e pranon atė qė dėrgoj unė,

mė pranon mua,

e kush mė pranon mua,

pranon Atė qė mė dėrgoi.”

Jezusi tregon tradhtarin

(Mt 26, 20‑25; Mk 14, 17‑21; Lk 22, 21‑23)

21 Si i tha kėto, Jezusi, i tronditur nė shpirt, shpalli:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

njėri prej jush do tė mė tradhtojė.”

22 Atėherė nxėnėsit shikuan njėri‑tjetrin duke mos ditur pėr cilin po fliste. 23 Njėri prej nxėnėsve, ai, tė cilin Jezusi e donte veēanėrisht, ishte nė tryezė pėrbri parzmės sė Jezusit. 24 Atėherė Simon Pjetri i dha shenjė ta pyeste Jezusin pėr cilin po thoshte: 25 Ky atėherė iu mbėshtet Jezusit nė parzėm dhe e pyeti:

“Zotėri, cili ėshtė?”

26 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ky, tė cilit po ia jap kafshatėn pasi ta ngjyej nė kupė.”

Atėherė e ngjeu kafshatėn [e mori dhe] ia dha Judės sė Simon Iskariotit. 27 Pas kėsaj kafshate nė tė hyri djalli.

Atėherė Jezusi i tha:

“Ē’ke nė mend tė bėsh, bėje shpejt!”

28 Askush prej atyre qė ishin nė tryezė nuk e mori vesh pse i tha ashtu. 29 E, pasi Juda mbante qesen, disa menduan se Jezusi i tha tė shkojė tė blejė ēka duhet pėr festė, ose t’u japė ndonjė gjė skamnorėve.

30 Juda, posa mori kafshatėn, menjėherė doli jashtė. Ishte natė.

Urdhri i ri

31 Pasi Juda doli pėrjshta, Jezusi tha:

“Tani u lavdėrua Biri i njeriut!

Edhe Hyji u lavdėrua nė tė!

32 [Nėse Hyji u lavdėrua nė tė]

edhe Hyji do ta lavdėrojė atė nė vetvete.

Po, madje menjėherė do ta lavdėrojė!

33 Fėmijėzit e mi!

Edhe pak kohė jam me ju!

Do tė mė kėrkoni,

por, siē u thashė judenjve,

tani po ju them edhe juve:

‘ku unė po shkoj,

ju nuk mund tė vini.’

34 Po ju jap njė urdhėr tė ri:

Duajeni njėri‑tjetrin!

Sikurse unė ju desha ju,

duajeni edhe ju njėri‑tjetrin!

35 Nėse e doni njėri‑tjetrin,

tė gjithė do t’ju njohin se jeni nxėnėsit e mi.”

Jezusi paralajmėron mohimin e Pjetrit

(Mt 26, 31‑35; Mk 14, 27‑31; Lk 22, 31‑34)

36 Simon Pjetri i tha:

“Zotėri, ku mendon tė shkosh?”

Jezusi [iu] pėrgjigj:

“Ku unė mendoj tė shkoj, ti tani nuk mund tė mė ndjekėsh; por mė vonė do tė mė ndjekėsh.”

37 “Zotėri ‑ i tha atėherė Pjetri ‑ E pse tani nuk mund tė vij pas teje? Unė do ta jap jetėn pėr ty!”

38 Jezusi u pėrgjigj:

“Ti do ta jepėsh jetėn tėnde pėr mua? Pėrnjėmend, pėrnjėmend po tė them: para se tė kėndojė gjeli, ti do tė mė mohosh tri herė!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi u lan kėmbėt nxėnėsve