Kapitujt

Gjoni: 7. Mosbesimi i vėllazėrisė sė Jezusit

7

1 Pastaj Jezusi vazhdoi tė pėrshkojė Galilenė.

Nuk donte tė shkojė nė Jude, sepse judenjtė e kėrkonin pėr ta vrarė. 2 Ishte afruar festa e judenjve, ajo e Tėbanave. 3 Prandaj i thanė vėllezėrit e tij:

“Kalo prej kėndej e shko nė Jude, qė edhe nxėnėsit e tu t’i shohin veprat qė bėn; 4 sepse askush, qė dėshiron ta pranojnė botėrisht, nuk vepron nė fshehtėsi. Nėse, pra, bėn vepra tė tilla, dėftohu botės!”

5 Nė tė vėrtetė, as vėllezėrit e tij nuk besonin nė tė. 6 Jezusi iu pėrgjigj:

“Koha ime s’ka ardhur ende. Pėr ju ėshtė gjithmonė kohė e volitshme. 7 Bota ju nuk mund t’ju urrejė, kurse mua mė urren, sepse unė dėshmoj pėr tė se i ka veprat e kėqija. 8 Ju shkoni nė festė, unė njė herė nuk po shkoj nė kėtė festė, sepse koha ime ende nuk ėshtė plotėsuar.”

9 Si u tha kėshtu, u ndal nė Galile.

Festa e Tėbanave

10 Pasi shkuan vėllezėrit e tij nė festė, shkoi edhe ai, jo ballafaqe, por si fshehtazi. 11 Judenjtė e kėrkonin gjatė festės dhe pyetnin: “Ku ėshtė ai?” 12 Po edhe nė popull u fol e u pėshpėrit (shumė) pėr tė. Disa thoshin:

“Ėshtė i mirė!”

Disa tė tjerė:

“Jo, por po gėnjen !”

13 Por askush s’guxonte tė fliste pėr tė botėrisht prej frikės sė judenjve.

14 Nė gjysmėn e festės Jezusi u ngjit nė Tempull dhe po mėsonte. 15 Judenjtė u ēuditėn dhe pyetnin: “Si i di ky Shkrimet pa i pasė mėsuar?”

16 Jezusi iu pėrgjigj:

“Mėsimi im nuk ėshtė imi,

por i Atij qė mė dėrgoi.

17 Kush do tė kryejė vullnetin e Tij

do ta njohė a ėshtė ky mėsimi i Hyjit,

apo unė flas prej vetvetes.

18 Ai qė flet prej vetvetes,

kėrkon lavdinė e vet;

ndėrsa ai qė kėrkon lavdinė e Atij qė e dėrgoi,

ai ėshtė i vėrtetė,

e nė tė s’ka padrejtėsi.

19 Vallė, a nuk jua dha Moisiu Ligjin?

E askush prej jush nuk e mban Ligjin!

Pėrse mė kėrkoni tė mė vritni?”

20 Populli iu pėrgjigj:

“Tė ka hyrė djalli nė trup ‑ kush kėrkon tė tė vrasė?!”

21 Jezusi iu pėrgjigj:

“Njė vepėr bėra e tė gjithė ēuditeni. 22 Juve Moisiu ju dha rrethprerjen ‑ e pra ajo nuk ėshtė prej Moisiut ‑ por prej etėrve, e ju e rrethpritni njeriun tė shtunėn. 23 Nėse njeriu mund tė marrė rrethprerjen tė shtunėn ‑ e nuk prishet Ligji i Moisiut, pėrse hidhėroheni me mua qė e shėrova krejt njeriun ditėn e shtunė? 24 Mos gjykoni mė sipas dukjes sė jashtme, por mėsoni tė gjykoni siē e kėrkon e drejta!”

Kush ėshtė Krishti?

25 Atėherė disa jerusalemas thanė:

“Po a nuk ėshtė ky ai qė kėrkojnė ta vrasin? 26 Dhe ja, ky po flet ballafaqe dhe askush s’po i thotė gjė! A thua mos pranuan edhe krerėt se ėshtė Mesia? 27 Por kėtė e dimė se prej nga ėshtė e, kur tė vijė Krishti, askush s’do ta dijė se nga ėshtė.”

28 Atėherė Jezusi, qė po mėsonte nė Tempull, foli me zė tė lartė:

“Po, ju mė njihni

dhe e dini se nga jam!

E pra, unė nuk erdha prej vetvetes:

por ėshtė Njė i Vėrtetė qė mė dėrgoi,

tė cilin ju s’e njihni.

29 Unė e njoh Atė,

sepse jam prej tij

dhe Ai mė dėrgoi.”

30 Qė atėherė kėrkonin ta zėnė, por askush s’vuri dorė mbi tė, sepse ende nuk kish ardhur koha e tij. 31 Shumė prej popullit besuan nė tė dhe thoshin:

“Vallė, a thua, kur tė vijė Mesia, do tė bėjė ai mė shumė mrekulli, se bėri ky?”

Krerėt dėrgojnė rojtarėt pėr ta kapur Jezusin

32 Farisenjtė dėgjuan se kėto fjalė po pėshpėriteshin nė popull pėr tė e prandaj kryepriftėrinjtė e farisenjtė dėrguan rojtarėt pėr ta kapur. 33 Atėherė Jezusi tha:

“Edhe pak kohė jam me ju

dhe do tė shkoj tek Ai qė mė dėrgoi.

34 Do tė mė kėrkoni,

por nuk do tė mė gjeni

dhe ku jam unė,

ju s’mund tė vini.”

35 Atėherė judenjtė i thanė njėri‑tjetrit:

“Ku mendon ky tė shkojė qė ne nuk do ta gjejmė? A mos mendon tė shkojė ndėr tė shpėrndarė mes grekėve dhe t’i mėsojė grekėt? 36 Ēka do tė thotė fjala qė tha:

‘Do tė mė kėrkoni

e nuk do tė (mė) gjeni

dhe ku jam unė,

ju s’do tė mund tė vini?’“

Lumenj uji tė gjallė

37 Ditėn e fundit, nė ditėn e madhe tė festės, Jezusi u ngrit dhe tha me zė tė lartė:

“Kush ka etje le tė vijė tek unė!

Le tė pijė 38 kush beson nė mua!

Siē thotė Shkrimi i shenjtė:

‘Lumenj uji tė gjallė do tė rrjedhin prej barkut tė tij!’“

39 Kėtė e tha pėr Shpirtin, qė kishin pėr ta marrė ata, qė besojnė nė tė. Asohere, nė tė vėrtetė, Shpirti nuk ishte dhėnė ende, sepse Jezusi ende nuk kishte hyrė nė lavdi.

Pėrēarje nė popull

40 Disa prej popullit, kur i dėgjuan kėto fjalė, thoshin:

“Ky ėshtė me tė vėrtetė Profeti!”

41 Tė tjerė thoshin:

“Ky ėshtė Mesia!”

Prapė disa tė tjerė thoshin:

“Vallė, a prej Galilesė do tė dalė Mesia? 42 Po a nuk thotė Shkrimi i shenjtė se Mesia vjen nga pasardhėsit e Davidit, mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?”

43 Kėshtu u bė pėrēarje nė popull pėr shkak tė tij.

44 Disa deshėn edhe ta kapin, por prapė askush s’vuri dorė nė tė.

Autoritetet nuk besojnė nė tė

45 U kthyen, pra, rojtarėt te kryepriftėrinjtė e te farisenjtė dhe kėta u thanė:

“Pse nuk e sollėt?”

46 Rojtarėt u pėrgjigjėn:

“Askurrė askush s’ka folur si ky njeri!”

47 Atėherė farisenjtė u pėrgjigjėn:

“Po a mos u mashtruat edhe ju? 48 Pse, a ėshtė ndokush prej anėtarėve tė Kėshillit apo prej farisenjve qė besoi nė tė? 49 Por veē, kjo vegjėli qė s’e njeh Ligjin ‑ qoftė mallkuar!”

50 U tha njėri prej tyre, Nikodemi ‑ ai qė mė parė pati qenė te Jezusi:

51 “Ligji ynė a thua dėnon ndokėnd para se ta marrė nė pyetje, para se ta dijė se ēka bėn?”

52 Ata iu pėrgjigjėn:

“A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do tė shohėsh se prej Galileje nuk ngritet profet!”

53 Dhe se cili shkoi nė shtėpinė e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Mosbesimi i vėllazėrisė sė Jezusit